VIDEO/ Vaksinohet 111-vjeçarja në Shkodër, ja kërkesa që ka për Ramën

4 Mars 2021, 14:15Sociale TEMA

111-vjeçarja Zenepe Pirani me banim ne Shkodër, është qytetarja më e vjetër në moshë që ka marrë dozën e parë të vaksinën Pfizer.

E moshuara e cila ka peng faktin që nuk lindi kurrë fëmijë, kërkon që të takojë kryeministrin Edi Rama.

111-vjeçarja erdhi nga Mali i Zi në Shkodër 97 vite më parë bashkë me 4 motrat e tjera dhe prindërit. 

Dosja.al ka publikuar videon kur vaksinohet e moshuara e cila në moshë farë të re, 16 vjeçare u fejua dhe mbeti në Shqipëri, ndërsa pas luftës familja e saj u rikthye në Malin e Zi.

Pirani ka kaluar dy luftëra botërore dhe tashme dy pandemi botërore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje