Mjeku Tritan Kalo tërhiqet nga Komitetit Teknik i Ekspertëve, akuza të forta politikës

4 Mars 2021, 09:13Sociale TEMA

Mjeku Tritan Kalo është tërhequr nga Komitetit Teknik i Ekspertëvë për koronavirusin. Lajmin eka bërë publik  vetë ai përmes një statusi në rrjete sociale, ku akuzon qeverinë, Presidencën dhe opozitën për përçarje të mjekëve në përballimin pandemisë.

“4 marsi shënon edhe fundin e bashkëpunimit tim zyrtar me këtë grup të emërtuar: “Komiteti i përhershëm për Infeksionin e përhapur nga Coronavirusi i ri”.

Ju jam shumë mirënjohës për mirëbesimin që treguat ndaj eksperiencës dhe përkushtimit tim. Nëse dikush nga kritizerët e gjithologët e ka dëshiruar këtë vend ai/ajo e ka atë tashmë të lirë”, shkruan ai.

“Si kurdoherë edhe kësaj here “PORDHITIKA” e bëri të mundur t’i përçajë mjekët në qëndrimet dhe në kontributin e tyre, për t’u përballur me këtë “flamë mbarëbotërore”….

Kemi ekzistencën e njëkohëshme të tre Komiteteve Zyrtare apo jo: 1- atë të Qeverisë aktuale, 2- atë të Presidencës/LSI-së dhe 3- atë të Partisë Demokratike, ose Opozitës në një term më të gjerë…

Në një kohë kur duhet bashkëveprim tej përkatësive partiake, ne mjekët jemi të vendosur në tre llogore. Turp dhe shkuar TURPIT…

Nuk e imagjinoja kurrë se karriera dhe makutëria do të mbërrinte në një pikë të tillë, që edhe përballë një sfide ekzistencialiste kombëtare do të ishim të ndarë në “tre stane”, shkruan Kalo.

Ai thotë se nuk do të heqë dorë nga kontributi, për t’u shërbyer atyre që besojnë në punë dhe profesionalizëm.

Unë këtu jam dhe kurrë nuk do heq dorë nga kontributi, për t’u shërbyer atyre që besojnë në Punën, Përkushtimin dhe profesionalizmin tim, por edhe për të dhënë ndihmesën time në mbarëvajtjen e punëve për t’u përballur me këtë Pandemi, nëse një gjë e tillë do vijojë ende të më kërkohet”.

 

20 komente në “Mjeku Tritan Kalo tërhiqet nga Komitetit Teknik i Ekspertëve, akuza të forta politikës”

  1. Sara says:

    Rrofte doktori!
    Poshte Pordhitika!

    1. Edhe ju mjekt Jeni nje lloje si politkanet gjygjtaret dhe prokuroret says:

      Me Thane te verteten edhe ju Mjeket po te thuashe 95 / ? e juja jeni nje lloje si politkanet si gjygjtare dhe prokuroret kriminela qe ju doni veq per te rrepur njerzit dhe une nuk besoje se Ju dalloni nga politikanet por normalishte kurre nuk munde ti futesh gjith ne nje thes .. Por ti duhesh te na tregosh se cili Ka qen mendimi i Juaje per gjendje tani dhe si do veproje

  2. Pk says:

    Respekte! Perfaqesues i shquar i mjekeve “njerez”. Nuk ju duhet respekti i pordhitikes, ju mjafton ai i njerezve qe e keni pa fund! Shendet Dr dhe pune te mbare!

    1. SAMUEL says:

      Po te klinika private ku shkon ne orar te punes do shkosh o koqe Kalo?

      1. Na myten karnat says:

        Kur t’i doje trapi dhe gjithmone brenda ligjit.

        1. SAMUEL says:

          Brenda orarit te punes ne shtet te shkosh e te punosh te privati eshte e kundraligjeshme, madje ne fakt eshte vjedhje.

  3. ervin qerimi says:

    Tani je doktor i vertete . Keshillat e tua do te jene akoma me te vlefshme .

  4. 01 vlora says:

    Respekte doktor,gjith tè mirat.

  5. xoni says:

    Shkofsh ne gop te satom…. Plere…

  6. Roland says:

    I thjeshtë.profesionist,njeri.
    Veti të rralla këto në ambjentin ku Ai punon.
    Respekte !

  7. Buda says:

    Nje profesionist i vertete nuk merret me Komisione e Komitete.
    Pune te mbare e te ndershme, i dashur mjeshter Kalo!

  8. Shaqo says:

    Ne pergjithesi kondrapedal, specialist i mire, tip fodulli pa qene nevoja.

  9. Na myten karnat says:

    Doktor je lodh kot me sqaru se karnat nuk kane per ta kuptu.
    Meritojne ate qe iu japin me pikatore dhe asgje me shume.

  10. NSDAP says:

    Paskan dal edhe ne kete rast ne siperfaqe vemjet e ridhjerjes me fol, tashme kunder Kalos se ncxjrrr zbuluar ridhjerjen me kete terheqje

  11. zef. ici says:

    Keni nevoj per veting,jeni celbur ne para njelloi si
    prokuroret e gjygjtaret e saliut
    udhe mbare kalo je mjeshter i paras,nuk doli njeri te thote se kalo me beri nje
    vizit falas se nuk kisha leket e bukes
    fuck all

  12. Xhelozi i mehalles says:

    Eme Tritano…nuk mbajte dot dhe e plase xhelozine ndermjet sojit tuaj…late nam…jeni bere me keq se kengetaret e tallavase me thashetheme dhe inate sokaqesh…TURP.

  13. Xhelozi i mehalles says:

    Eme Tritano…nuk mbajte dot dhe e plase xhelozine ndermjet sojit tuaj…late nam…jeni bere me keq se kengetaret e tallavase me thashetheme dhe inate sokaqesh…TURP.

  14. uskania says:

    Nuk merret vesh se cfar kerkon ky fodull. E kane propozuar per deputet ndonje parti e vogel.

  15. Rita says:

    Z. Kalo eshte njeri human, i perkushtuar dhe profesionist i zoti, madje qendron shume me lart se koke kuqja qe i rropi njerezit e korruptuar ,arrogante.Shef pavjoni duhej te ishte Z. Tritan Kalo per ate c’ka ai perfaqeson,fjalepak e pune shume.
    Respekte pa fund per kete mjek.

  16. Jugu says:

    Kjo gjendje qe ka mberthyer boten si edhe Shqiperine nuk ka te bej me politiken ne mjeksi ka nje udhetim te njerzishem ku politika nuk ka aspak lidhje dhe per kete do te jap shembuj dhe jo fjale: ne Amerike doktor Anthony Fauci doli kundra presidentit Donald Trump ,ne Holland populli kritikoi qeverine per mbikqyerjen e ekonomise dhe harresen e rrezikut te pandemise. Ne Brazil arroganca e presidentit e futi vendin ne katastrofe por populli me vetedije u ndergjegjesua nga gjendja, Ne historine e kesaj bote te lashte kemi pare mjeke qe kane shpikur vaksina per humanitetin edhe falas si vaksina e murtajes. Duhet te kujtojme figuren me te madhe te mjekesise boterore Hipokratin dhe betimin e tij:ne ushtrimin e profesionit tim ndaj te semurit tek une nuk do te ndikoj perkatesia e besimit , e nacionalitetit, e races , e politikes ,apo perkatesia klasore .Do te ruaj jeten e njeriut ne menyre absolute as ne kushtet e kercenimit kete premtim do ta mbaj ne menyre solemne e te lire dike u mbeshtetur ne nderin tim personal. Ne Shqiperi sot po shikojme nje zgjim te nje mentaliteti qe po humbet dinjitetin fisnikerine forcen dhe kurajon qe i nevojitet mjekut per profesionin me humanitar ne bote mjeksine. Cdo njeri si edhe ai qe eshte nje mjek i thjesht apo infermier i sherben njerezimit nga ana morale dhe mendore ketu nuk ka aspak vend per politike . Kurre nje person qe i ka dedikuar jeten njerzimit ai duhet te udhehiqet me parimin e moralit qe ai eshte nje sherbyes i jetes se njerezve dhe jo i politikes se nje shteti, te cilen ne e njohim dhe e kemi ne kujtesen tone qytetare, si edhe mjekun si Dritan Kalon i cili duhet te jete deri ne fund i ndershem pa fjale per te mbetur ne kujtesen e njerzimit si i vecante ne punen e mjekut atij nuk i nevojitet egoizmi por puna dhe dinjiteti qe porosit Hipokratiti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje