Tjetër tërmet i fuqishëm në Greqi, lëkundje edhe në Shqipëri

4 Mars 2021, 19:53Sociale TEMA

Një tjetër tërmet i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Greqi.

Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 5,5 i shkallës rihter, ndërsa epiqendra e tërmeti ka qenë sërish në Larisa, aty ku një ditë më parë u regjistrua një tjetër tërmet me magnitudë 6 i shkallës rihter.

Edhe tërmeti i së enjtes është ndjerë edhe në disa qytete të Shqipërisë.

Nga tërmeti i së mërkurës në Greqi u regjistruan dëme materiale, fatmirësisht pa viktima.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje