Halit Valteri, deputeti i opozitës parlamentare bëri të qartë se në këtë zgjedhje do të kalojë me PS. Ai u shpreh kundër koalicionit të PD me LSI, ku njëri tha se fle e tjetri vjedh.
Halit Valteri: Këta kanë 30 vjet që janë marrë vesh me njëri-tjetrin dhe po t’i shikosh vetëm pasuritë që kanë, se si e bëjnë jetë. Shqiptarët e thjeshtë që punojnë ndershmërisht nuk i kanë 3 milionë euro një vilë, 200 mijë euro një makinë, nuk i kanë vilat ën bregdet.
Të gjithë i kanë. Ata kanë me nder jush 11 hale, edhe për macen. Në një apartament në plazh me zor e kemi blerë. Unë kam vuajtur shumë për të hequr Ilir Metën, sepse mendonim që mendonim se është më i keqi i politikës, që partia e tij shkatërroi PD, që nga 2009, e zbriti në opozitë, solli Ramën në pushtet, e mbajti në pushtet, e shkatërroi si parti dhe sot është prapë me të.
Rudina Xhunga: Pra në rast se nuk do të ishte Kryemadhi përkrah Lulzim Bashës…
Halit Valteri: Do të shkoja si ushtar i Lulzim bashës. Jo si deputet po si ushtar. Nëse PD do të dilte e vetme, pa këtë fugonin që nuk i sjell asnjë votë se është një furgon me gomë të shpuar, që nuk arrin kurrë në destinacion, do e filloja përsëri. Basha nuk do të bëhet kurrë kryeministër është një ëndërr e parealizuar. Sepse përndryshe do të marrim të gjithë valixhet.
Nuk ka shans të bëhet kryeministër me ato parti që ka zgjedhur. Basha ka zgjedhur rrugën e shkatërrimit të PD. Nëse ti del e flet dhe thua duhet rrotacion, zotëri duhet të dish që nuk është punë vote, është punë rrote.
A mund ta lëmë Shqipërinë në dorën e dy njerëzve që kur njëri fle e tjetra vjedh? Unë nuk mund të jem pjesë e një koalicioni ku njëri flë e tjetra vjedh, e vjedh, e vjedh. Të akuzuar për korrupsion galopant në postet që kanë mbajtur”, tha Valteri në Shqip show.
Rudina Xhunga: Është e vërtetë që ti do të jesh me PS këtë radhë?
Halit Valteri: Akoma nuk është vendosur asgjë. Midis një dileme kaq të madhe që ti nga një i djathtë të kthehesh në një të majtë unë dua të shpjegoj diçka që duhet të kuptojmë, që në Shqipëri nuk ka të majtë e të djathtë. Ja të të marr një shembull të thjeshtë, koalicioni opozitar nuk ka rëndësi të jesh i përndjekur politik, nuk ka rëndësi të kesh punuar që i vogël me Lulzim Bashën pra me partinë e tij, nuk kanë rëndësi idealet që ke apo prejardhja. Duhet të kesh lidhje me kunatin, tjetrin apo tjetrin. Sot në koalicionin e Lulizm Bashës është Monika Kryemadhi. Unë kam ndenjur dy vjet poshtë zyrës së Ilir Metës duke thënë ‘Meta ik’. 90 ditë në çadër unë dhe shumë demokratë të tjerë prisnim që Ilir Meta të rrëzonte Edi Ramën. Dhe nuk ndodhi. Basha dikur thoshte Meta është streha e fundit e maskarenjve. Ka vetëm interesa personale, jo ideologji. Kemi Shpëtim Idrizin me Vangjel Dulen, një çam dhe një grek të cilët luftojnë për interesat e tyre bashkë në një koalicion. Kemi individë që nuk janë provuar me vota në asnjë moment, si Nard Ndoka. Nëse voton PD sot mer Monikën, nëse voton PD, sot merr Dashin. Nuk e shikoj dot veten tek ajo parti dhe ai koalicion”, tha Valteri në Shqip show.
Ti mor zoteri po shkon ne ps ku nuk do te te qasi njeri pasi pe qe ne Pd dhe Lsi ste qasi asnjeri.
Je limon i shtrydhur
Ore kur ka qene me Pd-Lsi ky??! Ky ka votuar pro cdo nisme te Ps ne parlament.
Aman o tema kujdes me keto ” rrjedhjet” nga Pd- Lsi
ashtu me te “Lumte” z.Valteri…..me mire vone se sa Kurre….duket se “Tepsia” e PD_s+LIS-it eshte bere Shoshe..prandaj..O BURRA Nga PS.ja…ka me shume “Bereqet” duket…..pse jo???
Ky Ervin Salianji do mbaje ndonje pergjegjesi qe e coi kete tek PD-ja?