Pse Rama i trembet më shumë të vetëve

4 Mars 2021, 13:10Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Nëse do të kuptosh atë që Edi Rama ka vërtetë frikë, atëherë duhet të lexosh mes reshtave të fjalimeve të tij. Duke hapur “de facto” fushatën, me një one man show që i dedikohej kërcënimit të “arritjeve” të reformës në drejtësi nga një fitore e mundshme e opozitës, ai u përpoq të ndërgjegjësonte ata që për inat të qeverisë, mund të shkojnë në shtratin e armikut, apo që për inatin ndaj tij, mund të mos dalin fare në zgjedhje.

Pra, ashtu sikurse e ka paralajmëruar që në fjalimin e tij në Labinot, shefi i rilindjes, që është një lexues frenetik sondazhesh, më shumë se gjithçkaje i trembet abstetnimit të socialistëve dhe votës së protestës së shtresës gri.

Sado që kundërshtarët dhe kritikët e tij shpesh e paraqesin si një delirant të arratisur nga realiteti, Edi Rama po dëshmon se është i ndërgjegjshëm për thembrën e vet të Akilit. Ai e ka kuptuar se kyçi i këtyre zgjedhjeve nuk gjendet tek një opozitë e dobët e pa aftë të frymëzojë, por te vota kundër, tek inati i akumuluar me pushtetin, tek mbingopja me njeriun e kudogjendshëm, që e shohin prej dy mandatesh në kryeministri, apo që e paguajnë pandërprerje me paratë e tyre, që nga ajo ditë e largët e 23 viteve më parë kur hyri në politikë për të mos i’u shkulur më kurrë posteve publike (ministër, kryebashkiak, kryeministër) .

Edhe në kuptimin historik duhet pranuar se Rama ka të drejtë. Zgjedhjet në Shqipëri kanë dëshmuar se votuesit i drejtohen kutive më shumë me mllefin për të dënuar ata që janë, sesa me shpresën ndaj atyre që do të vijnë.

Kështu, rotacioni i madh i 2013 nuk ndodhi për arsyen se çifti Rama-Meta, që shqiptarët e kishin provuar prej fillimit të këtij shekulli, u përkundte ndonjë ëndër të lumtur. Ata i kishin ende parasysh këto figura të telendisura nga katharsisi, që kishin abuzuar me pushtetin e PS-së, që për sharjet, ofendimet e akuzat që kishin nxjerrë nga goja kundër njëri- tjetrit do i kishte zili edhe baxhella më e rëndomte e lagjeve tona.

Pra tetë vite më parë shqiptarët nuk votuan me besim, por me inat. Ata nuk pritën PS dhe LSI-në, ata ndëshkuan “të gjitha fajet e Saliut” dhe mbretërimin e tij arrogant në pushtet.

Pak në mënyrë më të ndryshme edhe rrotacioni i 2005, u bë për të njëjtat shkaqe. Ai pati në thelb heqjen qafe te kleptokracisë banale nanoiste, ndonëse çmimi për ta bërë këtë ishte rikthimi i rikthimi në pushtet i Berishës, për largimin e të cilit në ‘97-ën ishte derdhur jo pak gjak.

E njëjta fabul është prezente edhe sot. Ndonëse bashkimi PD LSI është po aq artificial, ndonëse ato nuk nuk e kanë rishikuar aspak të shkuarën e tyre, ndonëse nuk kanë ofruar asnjë garanci për të nesërmen, kyçi i këtyre zgjedhjeve mund të jetë inati, revolta, padurimi, neveria, përçmimi dhe lodhja e votuesve me njeriun që i rri prej tetë vitesh mbi krye. 25 prilli rrezikon të jetë dita e ndëshkimit para asaj të shpresës, raporti me të tashmen, para atij me të ardhmen, çasti i çmontimit dhe jo i ndërtimit, akti i revanshit dhe jo urtësia e reflektimit.

Pikërisht këtij fenomeni, që lidhet sa me të sotmen po aq dhe me traditën e afërt, i trembet Edi Rama.

Ai nuk ka frikë as opozitën dhe as rivalët direkt. Ai më shumë i trembet të tijëve. Ai tutet nga të majtët që ka zhgënjyer dhe nga shtresa gri që ka shkelur me këmbë. Sot ai ndihet i tradhëtuar nga ata që ka shpërfillur dhe harruar. Prandaj tani po i përgjërohet që ta hedhin pas krahëve inatin me të dhe me qeverinë, kur t’i drejtohen kutive të votimit.

38 komente në “Pse Rama i trembet më shumë të vetëve”

  1. Tarrasi says:

    Rama me shume frike te ka ty,se je i pa vaksinuar

    1. Ilirjan says:

      Kush e lexon kete… Klluf Bushatin?!

      1. pjeter says:

        Kllufi e cfare kllufi ky strategu i pseve.

  2. Oriku says:

    Mos ki merak Andush, sado inat ta kene te vetet Ramen, me shume te kane ty Saliun, Liken dhe Moniken ? , prandaj prap pro Rames dhe kunder jush.

  3. Tony uk says:

    Analize alla Bushatche.
    Po mor Bushat po ata te vetet e dine se kush eshte ne krahun tjeter,prandaj duan sduan do dalin te votojne.nuk ja lejojne vetes te kthehet cifti Berisha-Meta ne pushtet.
    Analizen tende do e besoj kur te me behet Halla me koqe,deri atehere hajt tung.

    1. ? says:

      O Tony, kujdes se nganje here koqet halles i dalin ne balle.

      1. Tony uk says:

        Kur ti dalin ne balle atehere do ti besoj dhe une Bushatit o pikepyetje pa pergjigje.

    2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Shkrimin s’ta këndova
      se mëndjen t’a njoh
      një fëndë lëshova
      s’të ngroh as të ftoh.
      .
      Bëhu një herë burrë
      një laps e një letër
      si s’je bërë kurrë
      Gjej një zanat tjetër!

      1. Andi says:

        ???? po I kerkon shume.Sa te kete burrece do haje ky.

  4. Lond says:

    Te shkerdheft Edi Rama ku i ke dhe ku nuk i ke. Mbete duke shar Ramen gjith jeten o byth qir i salushes i like floririt dhe i lulushes shal ngjiturit. Erdhi 25 prilli aty do e shohish sa e do populli Edi Ramen. O se harrova 75 mandate qe tjau shkerdhejn robt ju mor shurraqer.

  5. 0697263641 says:

    Analıstı me ı qelbur ı te gjıtha koheve,Sı nuk ndejte nje dıte pa henger mut Sı e ke punen me ramen,Mos te ka mbetur gje merak,Po don me ja pare merre nje brısk dhe pastroje mandej rekomandoja te tjereve te shtepıse,

  6. Cezar says:

    Z.Bushati
    Sinqerisht ,pas afro 8 -9 vjetesh ky eshte editoriali
    me I mire qe kam lexuar prej jush.Nuk eshte si ato budallalleqet qe ke 8 vjet qe shkruan per Pd e Lsi,(nuk jam simpatizan apo pjesetar I ndonje partie,pd,lsi apo ps,)por ky eshte tamam realiteti,klase politike e shpifur she korruptive we duhet shkulur. Mendimi im shkon disi ndryshe, sa I afte je ti dhe te gjithe ne qe ata zuzare Berisha,Meta, Rama ti shkulim prej zheles (ps. se Bashen se pyet njeri)Kjo do jete fitore ,po te heqesh 1 hajdut e te biesh ne pushtet ca vrases e hajdut te tjere, ne nga anet tona themi eshte 5 me hiq.

  7. Tami says:

    Foli dhe ky qe ka baxhella ne lagje. Ky mund te jete cdogje por vetem gazetare jo. Nuk behet gazetari me fjalor baxhelle, j bije te jete vete baxhelle. Hajde mere vesh kuptimin e fjales baxhelle, por besoj lidhje me bllokun duket e njeh mire jeten ne bllok ky vogelush, qe te jep pershtypjen se nuk rritet kurre.

  8. Xhimi says:

    Vetmja ka mbet me oturak bosh

  9. Keshtu mendoj une says:

    Jame dakorte me Ty ne shumice e keti shkrimit se vertete une te pakten kame pritur shume me shume nga Rama e si do Mose ne luften kunder korrupsjoni. Por pytja eshte ne Qofte se njerzit si puna ime nuk Dali te votone per Ramen Kush do vine ne pushtet??? Saliu ilir dhe familjet e tyre.. Dhe pytja tjeter sherohet Qfare fituabe Shqiptaret qe votuane per Saliu ne 2005 Gerdecin??? 21 Janarit??? Vjedhjen marramese ne rrugen e kombit veq Basha Ka vjedhur 250 miljon evro qe i Ka zbuluar prokurorija po lej se SA miljona evro te tjer Jane vjedhur nga te tjeret nje Zote e di. Po sote po te vine Saliu dhe ilir Meta prape ne pushtet Qfare do fitojme??? Shperberjen e rreformes ne drejtsise edhe te atyre dy hapave qe Jane ber edhe pse Jane akoma hapa ? babe …Prandaj po te isha ne Shqiprie do mbydhja hundet dhe do votoja per Ramen keshtu mendoj une…

  10. Soc.jo rilindas says:

    Lond gjuhe jote prej rrugaci nuk te nderon,gazetaret leri te bejne punen ,ne demokraci gjithsekush ka te drejte te shprehi mendimet e tij,nuk eshte mire kjo sjellje.

  11. Drini says:

    Po u tregua budalla ky popull qe te sjelle ne pushtet grupin ciftelia, hajdutet dhe vrasesit e deklaruar, policet malok qe nuk kishte kush ti bente zap, le te votoje e le ta haje ne bythe.

  12. Vlesh says:

    Mor Cezar i Lulit!
    Po Luli eshte me negativi sot. Eshte i perdorur gjithmon! Vegel e Sales se pari! Futet tek njerzit e poshter pa karakter! Pse mer Ciz kaq poshte!
    Po mendo te keshe nja 4 Lula! Ca behet! Me mire 4 Sala se sa kete tip te pacipe, qe te genjen sy per sy!
    Perdore terrine e persheshit, por eshte me hileqari! Uroje per 4 vilat me “qera” dhe dekoroje si burre “trim” qe perdore reporter mjeksore per ti shpetuar drejtesise se dhjere te kohes se Saliut! Kupton gje? S ka sesi!

  13. Trimi says:

    Rama i trembet te vetve se ka shkerdhata si ty qe per te lepi ndonji kockeshkerdhehen para e mbrapa.

  14. L'imperatore Diocleziano says:

    E pra merre vesh o Andi, kam muaj te tere qe po bind shume miq qe ti i quan elektrorat gri qe te votojne Ramen. Jane te pakenaqur ashtu si une, por HARROJE te votojme edhe nje here BANDEN e saliut dhe ilirin. Ok?????
    Po or Po do te marrin pjese ne votime, qe te mbysim nje here mire tere antishqiptaret qe jane mbledhur bashke.

  15. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Shkrimin s’ta këndova
    se mëndjen t’a njoh
    një fëndë lëshova
    s’të ngroh as të ftoh.
    .
    Bëhu një herë burrë
    një laps e një letër
    si s’je bërë kurrë
    Gjej një zanat tjetër!

  16. Skorpions says:

    U trembet te veteve….jo i trembet.
    Nese ky karabushi e ka shkruar gabim korrigjojeni ju te Temes.

    1. joel shkodra says:

      Kush ta ndreqe (korrigjoje)? Keta te Temes? Qe i kane shkrimet te mbushura me me shume gabime se Bushati? Jo vetem keta, por asnje gazete nuk ka redaktor per gjuhen. Ne kohen e “Xhaxhit” nuk dilte asnje gazete apo reviste me gabime gjuhesore sepse kishin redaktore te veçante per gjuhen. Keta te sotmit nuk duan te paguajne per redaktoret gjuhesore. Iu duket shpenzim i kote.

  17. Bashkim says:

    PO MORE. AR DUHET VOTUAR LULUSHKA ME QE BUZEQESH POR NDERKOHE TA KA FUT SA KRAHU. RAMA MUND TE JETE ARROGANT POR ESHTE I DREJTEN DHE ME SHUME SE SA PUNETOR

  18. Sinanoashai says:

    I dashur gopist, plotesisht dakort dhe shtoj edhe une nje legen me te pegera mbi te, por nuk mund ti veme shume faj, se i ben yzmet firmes qe ka hedhur tek “doktori” (emri i Saliut tek UDB), per te qene gjoja ne opozite. Cengelin ja lidhi Ramizi ne France, duke u “betuar” tek gayshi i tij per “besnikerine” ndaj PARTISE dhe ja dorezoi Saliut per “edukim”. Duken si fantazira, por sa me shume te flasi (trazohet), aq me shume I vjen era dhe defton she kush eshte ne te vertete “nipcia i gjyshit”. Taktika te KGB-UDB te sllavokratias. Respekte.

  19. Sinanoashais says:

    I dashur gopist, plotesisht dakort dhe shtoj edhe une nje legen me te pegera mbi te, por nuk mund ti veme shume faj, se i ben yzmet firmes qe ka hedhur tek “doktori” (emri i Saliut tek UDB), per te qene gjoja ne opozite. Cengelin ja lidhi Ramizi ne France, duke u “betuar” tek gayshi i tij per “besnikerine” ndaj PARTISE dhe ja dorezoi Saliut per “edukim”. Duken si fantazira, por sa me shume te flasi (trazohet), aq me shume I vjen era dhe defton she kush eshte ne te vertete “nipcia i gjyshit”. Taktika te KGB-UDB te sllavokratias. Respekte.

  20. Realpolitika says:

    BUSHAT MIRE BEN QE I SHTON EDI RAMES 23 VJET NE PUSHTET, POR POPULLI E DI MIRE ,S KA NEVOJE TI THUASH TI SE KRYEMINISER KA VETEM 8 VJET.
    SA PER SOCIALISTET MOS U BEJ MERAK .
    PER INAT TE TIME VJERRE NU K SHKON TE MULLIXHIU …SALI E LIKE FLORI.
    KETE E BEN VETEM TI BUSHAT PER SHPERBLIMET QE MERR NGA SALEHU.
    ME 25 PRILL POPULLI VOTE BINDESE PER EDI RAMEN KRYEMINISTER.

  21. Gjovalini says:

    O bushat, ti dhe nesho jot, pa ç’ka se njeri me nje studio dhe tjetri ne nji studio tjeter beni te ndershmin, po ju jeni, ser e atyre qe e rropen dhe e persekutuan ket popull. Ku ju se dini se çeshte popull, sepse ju ishit te distancuar nga ai komshiu thjeshte se ju qortonte hallua. O plera qe kerkoni te mbushni mendjen njerezve qe ju jeni ndryshe. Shikoje ate plakaruqin si lakuriqi qe solli pandemine, neshon tend, me bajat nuk ka ku te shkoje, me neveri s’ka si behet. Ik o bushat mere neshon dhe pak gjize me vete, gjuani per peshk nga liqeni dhe kujtoni hallon e xhaxhin kapo.

  22. qeveria e (Gent) KAKAVE says:

    Zgjedhjet e 25 Prillit 2021 do jene nje vote plebishitare Anti-Rama1
    Gjithmone eshte votuar KUNDER, por kete here ka 1000 arsye me shume per ta qeruar kete klike nga pushteti qe i ka varur ne qafe Shqiperise Borxhin Publik me te larte te 30 viteve, varferine kudo dhe zbrazjen e vendit nga rinia me qeverisjen e deshtuar ne c’do drejtim.

  23. arqile says:

    Ik o rote k…..Mjaft shkrojte dhe mjaft folevne televizor .Ke vite e vite qe vetem i ben temena saliut .Valle aq shume te mekoi apo kishe frike sepse rrenjet i kishe te majta.Ty vec interesave ekonomike apo frikes nuk te lidhte gje me te djathten.U be kohe e gjate qe nuk ka me interes njeri per cfare shkruan por vecanrisht per cfare mbrockullis ti.Me vjen keq per topin qe te mer ty ka himbur shume .Publik vetem se del ty do e kuptoje shpejt pse njrzit nderojne kanal.Largohu nja 2 vjet ka te rinj koha jote mbaroi bej nje pune tjeter.

  24. dashamires says:

    Bravo Andi Bushati! Per gazetare si ti ka nevoje populli, jo per sherbetore-pushteti!
    Te mban mend nje popull i tere gjithmone ne opozite me pushtetin si dje kunder Saliut, ashtu sot kunder Ramiut!
    Krejt e kunderta e Mero Bazes, d.m.th.

  25. arqile says:

    Bushsala do te te jap vetem nje keshille.Ke shume vite me mbrojtjen e sales dhe urejtjen pathollogjike kunder Ps e cuditeshme terhiqu nga medjat se paku per 2 vjet.Ka analiste te rinj shime te talentuar ty dhe shume te tjere ju ka bere vaksine sala .Largohu se ke per te fituar bej nje deklarate dhe largohu fiton shume.

  26. - says:

    ja ke fut kot o halelist.edhe kete mandat qeverises Rama e ka te marem.ndersa ti buçati bashk me kompanin e qelpsave te opozites mbani rradhen me dy gishta ne goje.

  27. redaktori says:

    Rama nuk ka asnje shans te fitoje zgjedhje se pervec se atyre qe u ka dhene koncesione dhe ka punesuar ne administrate, asnje kategori tjeter shoqerore, absolutisht asnje, nuk jane te kenaqur fare me qeverisjen e tij!

  28. nuriu says:

    Rama nuk eshte si ti o bq klysh blloku dhe klysh sigurimsi…

  29. ABC KORCA says:

    Hera e dyte kete vit qe Bushati shkruzn shume shume sakte.
    Ju qe komentoni kundra Bushatit, argumenta konkrete sesi ka qeverrisur Rama keni?????????????????
    Ka njeri ketu qe eshte i kenaqur nga drejtesia ne qeverrisien Rama?
    Ka njeri ketu qe eshte i kenaqur nga menyra sesi te sillen ne spitale???????
    Ka njeri ketu qe nuk do donte shume hete me pak mimistra per nje vend sa nje lagje e 90 te kryeqyteteve boterore????
    Ka njeri ketu qe i eshte drejtuar nje istitucioni publik dhe ka mbaruar pune pa rryshfet apo pa mik????
    Po pse mo keto prisnim neve nga edi rama?
    Fasada te bukura me njerez bosh?!
    Ata qe do vine jane “mos o zot”, por na vjen keq sepse njerzit e paster dhe atedhedashes prisnin shume nga edvini dhe morem si gjithnje… te gjatin

    1. qytetar says:

      NUK DO VIJE ASKUSH QE PRET TI.

  30. qytetar says:

    o zot na fal !
    sa i peshtire je !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje