Shtatë viktima dhe 591 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

4 Mars 2021, 15:39Rajoni TEMA

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se të enjten janë regjistruar shtatë viktima dhe 591 raste të reja me koronavirus.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (78, 68 vjeç), Ferizaj 1 rast (68 vjeç), Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç) dhe Viti 1 rast (72 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit, 3.674 persona janë testuar për koronavirus në laboratorët shtetërorë dhe privatë.

Në 24 orët e fundit, janë shëruar edhe 386 pacientë.

Që prej 13 marsit, 2020 e deri më 4 mars, 2021 Kosova ka regjistruar 71.344 raste me koronavirus.

Prej tyre, 1.627 raste kanë përfunduar me fatalitet, ndërkaq 61.014 pacientë janë shëruar.

Raste aktive janë 8.703.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje