Akademiku Bahri Beci boton ‘Përjetimet’: U krijua njeriu ideologjik, e keqja e vendit. Gjuha standarde ngurtësim, por nuk duhet mohuar

5 Mars 2021, 21:40Kulturë TEMA

Nga Fatmira Nikolla

Akademiku Bahri Beci në 85-vjetorin e lindjes sjell librin e tij “Përjetime” 1936-2020, që shpërfaq udhëtimin e tij në jetë dhe në karrierë dhe kokëfortësinë e një gjuhëtari të çartur që nuk ka ngurruar të kundërshtojë në çdo kohë sikundër të hapë mendjen duke çmuar lirinë e njeriut.

“Në këtë libër është e vërteta e një jetë e një kohe, nuk paraqet vetëm jetën time, por edhe mentalitetin. Ishte krijuar njeriu ideologjik, që është e keqja më e madhe e këtij vendi në të dyja kohët”, tha profesori.

Përmes publicistikës, ai sjell datat vendimtare të kulturës nga Kongresi i Manastirit që dha një gjuhë zyrtare deri te ai i Drejtshkrimit që dha një gjuhë letrare, duke ngërthyer në to, qasjen tonë ndaj botës dhe ngurtësinë e panatyrshme të gjuhës që na u imponua sipas tij e qe mbetet vlere kombëtare.

“Unë nuk kam bërë ndonjëherë, refuzim, apo mohim të gjuhës letrare. Unë jam marrë me argumentet shkencore. Ajo ka qenë më shumë një gjuhë gazetash, një gjuhë burokratike, më shumë se një gjuhë letrare e mirëfilltë, e këtu përjashtoj shkrimtarin e madh Ismail Kadare, që, e kam pasur edhe shok fakulteti. Por, ka qenë më shumë një gjuhë gazetash, ka qenë një ngurtësim”, tha profesori.

I cilësuar si Enfant Terrible, ai nuk kërkon të imponojë mendimin e tij, por do vetëm të tregojë se ka edhe një qasje si kjo. Koncepti frëng i fëmijës së tmerrshëm, i përkthyer, duket se nuk i shkon për shtat akademikut të qeshur dhe as burrit të urtë, por natyra e tij që nuk njeh kompromise e personifikon më së miri.

11 komente në “Akademiku Bahri Beci boton ‘Përjetimet’: U krijua njeriu ideologjik, e keqja e vendit. Gjuha standarde ngurtësim, por nuk duhet mohuar”

  1. Pirrua says:

    Se ç’do të thotë ‘shkencërisht’ koncepti “gjuhë gazetash” apo “gjuhë e ngurtësuar”, këtë vetëm prof. Bahriu 85-vjeçar e di dhe e keqja është se e mban për vete, nuk e përkufizon kur flet. Por ai nënkupton haptas se disa gjuhë janë ‘të shenjta’, kurse disa të tjera ‘vulgare’ (‘gazetash’, ‘të ngurtësuara’), të paracaktuara për t’u urryer dhe përçmuar e sulmuar në mënyrë KRAHINORISTE – ‘shoviniste”!
    Po i kujtoj atij vetëm se italishtja e sotme është një version (‘i humbur’) krahinor i latinishtes, i cili njihët si “LATAINISHTJA VULGARE”. Pak a shumë, të tilla janë edhe frëngjishtja dhe spanjishtja e sotme. Por të tria këto gjuhë (‘gazetash’ apo ‘të ngurta’) janë sot ndër gjuhët më të zhvilluara e shkëlqimtare të botës sonë moderne, i pranojnë si të tilla apo jo “shkencëtarët krahinoristë” urrejtës!

    1. mik says:

      Edhe pse ky akademik e thote disi, prap se prap duket qe edhe mbas kaq kohesh ai prap eshte i frikesuar te thote ate qe mendon rreth gjuhes letrare te shqipes, ose, ai e ka thene por gazeta e keq-interpreton me qellim. Gja qe ndodh shpesh.
      Qe gjuhes shqipe i eshte ba nje masaker kete nuk e ve ne dyshim asnjeri, por eshte per te ardhe keq me shqipetaret e jugut qe çdo dite e me shume e mohojne kete fakt., edhe pse mohimi i ketij fakti cdo dite e me shume na perçan si komb. Te shkretet, kujtojne se mendimi i te qenit i ” pasur ” ne nje qytet te varfer do ti beje ato zengjin.
      Sot, gjuha letrare shqipe ecen me ” dy kembe ” : Njera eshte organike, dhe tjetra paterice.

  2. millosh kopiliqi says:

    “albanologet” skane egzistuar kurre , as sote nuke ka . gjuhet tjera me 26 shkronja kane deri ne 400 000 fjale , ndersa shqipja me 36 shkronja mezi 40 000 . nuke mbahet gjuha me pake vjerrsha dhe disa romane hobi. keta “akademiket” tane thone , kjo gjuhe eshte e ngurte pore si duhete te jete nuke e di. “albanologet” e sotem me shume po shkaterrojne se sa krijojne……………

  3. astrit says:

    Digustimi i dialekteve shqiptare eshte nje dhurate qe ke nga Zoti. Profesori ka te drejte kur e krahason gjuhen zyrtare me ngurtesimin. I mungon lezeti.

    1. Shaqo says:

      A me thua o Astrit nese di ndonje vend qe nuk ka gjuhe zyrtare?

  4. blendi ...ziu says:

    Megjithate, “KRYEVEPRA” e prof. BECIT mbetet libri… “NJE LIBER QE NUK DO KISHA DASHUR TA SHKRUAJA” ?!!!

  5. Baliu says:

    Kerkohet jo vetem nje gjuhe gazetash, por edhe nje gjuhe e shkences dhe teknikes. Edhe po tja shtosh gjuhes letrare te gjith margaritaret e dialekteve, prap nuk do te zevendesohet mungesa e zhvillimit shkencor te gjuhes letrare, siq kan vepruar popujt e zhvilluar. Ne ket drejtim albanologet shqiptar nuk jan duke bere gje, kurse albanologet e huaj nuk kan interesim per nje gje te tille, edhe pse atyre ju takon merite e madhe per te vendosur rend e logjike ne gjuhen letrare shqipe. Pra: DIY

  6. Scutari says:

    Me ka cuditur Kastriot Myftaraj me nje shkrim per origjinen familjare te profesor Becit…….

  7. REALE says:

    Zoteria, me gjithe moshen qe duhej te ishte pjekur bashke me gjuhen paska ngele aguridhe. Sa keq keta njerez qe çdo gje sot duhet ta kthejne permbys! O zoteri se emrin s’ta kam degjuar keto 70 vjet, ti mund te japesh mendimet e tua per gjuhen, por jo te futesh veten ne kurthe ideologjike apo politke se tregon mungese ekuilibri per shkencen qe pretendon. Paska gjuhe gazetash, gjuhe rrugesh dhe gjuhe qe duhet te ish si e ke enderruar ti dhe pastaj, njerez te tille na dalin patriot dhe bejne shqiponjen. Sa me thelle e me kerruta , por kur mesova disa shkrime qe Ali Pashe Tepelena i kishte kerkuar Bushatllinjeve te Shkoderes qe te bashkonin gjithe fiset ata nuk e pranuan se u humbiste emri apo zoterimet (s’e di pse) dhe kur Ali Pashe Tepelena kishte zene rob suliotin Llambro Xhavella dhe biseda me te ishte kjo: do ti bind une suliotet qe te te mos sulmojne, por lirome dhe Aliu para se ta lironte i thote; qe dua garanci per kete dhe ai i dha djalin. Llambro shkoi tek suliotet dhe i dergon haber qe djalin vre se dhe une do te vrase ty dhe djalin tend………..kuptova perfundimisht keta lloj shqiptaresh te sotem se kush jane dhe çfare bejne, prandaj , une s’kam ç’ti theme ketij se nuk piqet me veçse te digjet tani , por ata qe vijne mbrapa , te merren me shkence dhe te mos perçajne shqiptaret dhe ghuhen si po bejne. Me indinjon menyra se si shprehet dhe perçundimi qe i ben gjuhes shqipe, pavaresisht mbrojtejes qe i ben vehtes per te mbuluar idene e tij.

    1. Andoni says:

      Kete me Bushatllinjte une se kam lexuar dhe dyshoj te jete e vertete sepse gjithe ushtria e Ali Pashes ka qene kryesisht me forcat veriore qe banonin ne territorin e pashallekut te Bushatllive . Po flas per dibranet e mirditoret . Mbi te gjitha se te vetmit qe historikisht i vinin hakut Sulioteve ishin mirditoret . Prandaj Ali Pasha i kishte ushtaret me te zgjedhur e me te paguar sepse e njihte kete aftesi te tyre . Pas vdekjes se Pashait trupat dibrano mirditore ju bashkuan armates se pashallekut te Shkodres e luftuan per perandorine osmane kundra kryengritjes qe kishte filluar ne Greqi i ashtquajturi revolucioni grek . Dhe perseri mirditoret u caktuan te luftonin kundra sulioteve . Dihet qe Marko Bocarin e vrau komandanti mirditot Llesh Ziu .. .. nga kjo idea jote qe i kerkoi bashkim kur trupat ishin te Bushatllive duket e dyshimte si ide …

  8. Shaqo says:

    A me thua o Astrit nese di ndonje vend qe nuk ka gjuhe zyrtare?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje