Messi dhe Ronaldo janë në fundin e karrierës së tyre dhe të gjithë po kërkojnë për pasardhësit e tyre. Mbappe është më i mundshmi nga ajo, që ka treguar deri më tani në fushë.
Edhe Pele mendon kështu. Legjenda e futbollit shprehet se Mbappe mund të jetë pasardhësi i tij. Pele sheh te Mbappe gjëra, që i bënte vetë në fushë.
“Mbappe mund të bëhet trashëgimtari im dhe nuk po bëj shaka. Mund ta shoh veten në aftësinë e tij për të luajtur me shpejtësi. Ai është një sulmues, që mendon shpejt. Kur merr topin, ai tashmë di çfarë të bëjë.
Mos e ngrini shume se ulet shpejte. Thane se zbriti ne toke nje alien Nejmar dhe tani ai nuk zihet ne goje. Prisni se eshte rruge e gjate.