Shikimi, dëgjimi, nuhatja, shijimi, prekja dhe proprioceptimi. Proprioceptimi? Pak njerëz e njohin këtë term, megjithëse studimet e para mbi të në shekullin XIX-të, u kryen nga disa prej gjigantëve të neuroshkencës:Klod Bernard që kishte një universitet francez me emrin e tij, Sër Çarls Bell dhe Sër Çarls Sherrington që fitoi çmimin Nobel në Mjekësi në vitin 1932, i cili edhe e shpiku termin proprioceptim.
Pra, çfarë është proprioceptimi? Është kuptimi që na lejon të ndiejmë dhe lokalizojmë pjesët e trupit tonë. Mbyllni sytë, kërkojini dikujt të lëvizë këmbën tuaj të djathtë, dhe ju ende e dini se ku është ajo. Në fakt, ju mund ta përshkruani pozitën e trupit tuaj falë integrimit teksistemi nervor të sinjaleve neurofiziologjike tek receptorët – proprioceptorët – muskujt, tendinat, nyjet dhe lëkura që janë të ndjeshme ndaj gjatësisë dhe forcës së muskujve dhe ndaj rrotullimit të nyjeve.
Proprioceptimi është një element kyç i “sistemit tonë global të pozicionimit”, që është thelbësor në jetën tonë të përditshme, pasi ne duhet të dimë se ku jemi në mënyrë që të lëvizim diku. Proprioceptimi na mundëson të përcaktojmë pozicionin, shpejtësinë dhe drejtimin e secilës pjesë të trupit, pavarësisht nëse e shohim apo jo, dhe kjo i jep mundësi trurit që të drejtojë lëvizjet tona.
Për të kuptuar rolin e proprioceptimit, studiuesit kanë studiuar pacientë të rrallë, që janë privuar nga ajo për shkak të sëmundjes së nervave të tyre periferikë. Individë të tillë, nuk janë në gjendje të kryejnë lëvizje të koordinuara. Oliver Saks e përshkruan një rast të tillë në kapitullin e librit best-seller “Njeriu që e ngatërroi gruan e tij për një kapelë” (1985).
Në këtë libër, personazhi Kristina është një grua e re që mezi qëndron në këmbë. Rastet e tjera të ngjashme u studiuan nga shkencëtarët. Historia e Jan Uoterman rreth “trupit të tij të humbur” ishte në fokusin kryesor të një dokumentari të BBC-së në vitit 1997 “Njeriu që humbi trupin e tij”.
Jan ishte 19 vjeç kur humbi proprioceptimin dhe shqisën e prekjes, si rezultat i një reagimi autoimun ndaj një infeksioni viral. Është e vështirë ta kuptosh defiçitin e tij shqisor, pasi humbja e tij nuk mund të simulohet si një humbje e shikimit apo e dëgjimit, përmes lidhjes së syve apo mbylljes së veshëve.
Ajo ndjenjë është shumë afër anestezisë, kur në një mot vërtet të ftohtë nuk mund t’i ndiejmë gishtat, ose kur përjetojmë ndjesinë e një “gjymtyre të vdekur”për shkak të pozicionimit tëtrupit dhe ndërprerjes së furnizimit me gjak të sensorëve.
Por asnjë nga këto nuk përputhet me humbjen e përhershme të kësaj shqise nga Jan. Pamundësia jonë për ta konceptuar mungesën e kësaj shqise, mund të jetë një nga arsyet pse proprioceptimi mbetet shumë pak e njohur nga njerëzit në përgjithësi. Një tjetër arsye, është se shumica e aktivitetit të tij ndodh automatikisht dhe pa vetëdije.
Kur Jan u privua nga shqisat e proprioceptimit dhe prekjes, ai humbi edhe aftësinë për të kontrolluar trupin e tij. Ai kaloi 17 muaj në një qendër rehabilitimi duke mësuar sesi të lëvizte, ulej, ushqehej, vishej dhe më pas të qëndronte dhe të ecte sërish.
Nevoja e tij për shikimin e veprimeve dhe përqendrimin mendor ishte absolute. Nëse teshtinte, ai do të binte përmbys. Vetëm një ftohje e kokës, e dërgonte menjëherë në shtrat. 40 vjet më vonë, Jan detyrohet të mendojë ende për çdo veprim. Megjithëse rimëkëmbja e tij i mahniti studiuesit, të gjitha veprimet e tij të përditshme, varen ende nga përqendrimi dhe shikimi, por asnjëra nuk mund t’ia kompensojë plotësisht humbjen e shqisës sëproprioceptimit.
Në disa raste të ngjashme të njohura në të gjithë globin, qëndrimi në këmbë dhe ecja ka qenëshumë të rrezikshme, ndaj të sëmurë të tillë jetojnë ulur mbi një karrocë.(Bota.al)
Kjo nuk eshte shqise.Pse?Cdo shqise e njohim eshte perceptor i botes se jashtme (Nderlidhes,mbledhes informacioni.).Ne kete rast proprioceptimi duket se i referohet koordinimit te pjeseve te trupit c ka eshte reagim ndaj nje receptori te brendshm Nervat. Pra Nervat jane shqisa,marres . Kur u referohemi shqisave nenkuptojme mares informacioni te jashtem.Nervat jane marres informacioni te brendshem . Po ketu ngaterohet puna.Fjala vjen. Ekuilibri percaktohet nga nje zone ne vesh dhe thuajse s ka te beje me nervat .Fare mire kjo eshte nje shqise e brendshme. Po keshtu emocionet ,frika ,trishtimi.Ne ndjejme frike ne gjume kur shqisat e jashtme jane inaktive pothuajse dhekjo ndodh per shkak te nje “perceptimi” apo nje c ekuilibrimi te gjakut ne zemer apo dhe tiroide qe me pas truri e perkthen si frike .Pra zemra apo gjendrat tiroide perbejn nje shqise. Perceptojne c rregullim te nivelit te gjakut,apo lengut qe prodhojne tiroidet. Qe mos i bejme lemsh gjerat jemi mire me 5 shqisa . Termi qe ju mbase i referoheni eshte telepatia por ju e ngateroni…Psh jepen shembuj qe njeriu mund te lwvize doren dhe pse krahu i eshte prere.Kjo lidhet me proprioceptimin ne fakt eshte telepati. Sistemi i nervave eshte keputur proprioceptimi eshte nderprere por kordinimi tru -dore vazhdon. Dikush qe kemi lidhje gjaku e ndodhet mijera kilometra larg vdes dhe ndodh qe ne ndihemi keq she pse s kemi mare lajmin. Meqenese kemi lidhje gjaku ne thelb jemi i njejti trup dhe lidhja e gjakut vazhdon e ne distance po keshtu proprioceptimi dhe pse i dobet,C ka ne thelb perben telepati vazhdon marja e informacionit dhe pse 5shqisat e njohura s kane asnje fuksion ketu . Por keto s jane te provuara keshtu qe ngelemi te 5 shqisa.