Sadi Vorpsi largohet nga politika: Do iu hap rrugën të rinjve në PS. Do vijoj ta mbështes Ramën për t’i çuar në fund punët e nisura e për ta bërë Shqipërinë zonjë

6 Mars 2021, 12:44Politika TEMA

Deputeti i PS, Sadi Vorpsi deklaron se nuk do të jetë më deputet, pas zgjedhjeve të Prillit, pasi sipas tij do t’iu hapë rrugën të rinjve.

“Të nderuar miq, mbështetës e dashamirës!

Pas 4 vitesh kontribut si Prefekt i Qarkut Tiranë dhe 4 vitesh si deputet i Partisë Socialiste, kam vendosur t’ia kaloj stafetën prurjeve të reja për t’u fokusuar më shumë tek familja ime dhe në angazhime të tjera private. T’i sherbeja vendit dhe qytetit tim ka qenë nder dhe privilegj i jetës sime.

Partia Socialiste është jo vetëm shtëpia më e madhe politike, por dhe më përparimtarja e gjithëpërfshirësja. Edi Rama e transformoi nga një parti në opozitë të vështirë, në forcën vendimtare për qeverisjen dhe modernizimin e vendit.

Kam shijuar çdo moment përfaqesimin e komuniteve nga zemra e Tiranës, e më pas në Vorë e në Farkë dhe jam krenar për gjithçka kemi arritur së bashku.

Edhe pse nuk do të kandidoj sërish, do të jem po aq aktiv në fushatën e 25 Prilllit për mandatin e domosdoshëm të PS dhe Edi Ramës për t’i çuar gjer në fund punët e nisura e për ta bërë Shqipërinë zonjë.

Ju falenderoj nga thellësia e zemrës për të gjithë mbështetjen dhe mezi pres të bashkojmë forcat për fitoren e 25 Prillit. Juaji gjithmonë, Sadi”- shkruan Vorpsi. (TemA)

7 komente në “Sadi Vorpsi largohet nga politika: Do iu hap rrugën të rinjve në PS. Do vijoj ta mbështes Ramën për t’i çuar në fund punët e nisura e për ta bërë Shqipërinë zonjë”

  1. Celo Mezani says:

    Ohhhh. Nuk qenka rastesi, qenka trend.
    Tashme e qarte qe Rama po beka “Purging” (pastrim nga te padobishmit).
    Gje shume e mire per PS-ne, dhe per vendin nese fitues ne zgjedhje do te jete prape PS.
    Por sikurse thote populli, ndonjehere dardha a ka bishtin prapa.
    Te shohim se cfare cilesie do te jene fytyrat e reja.

  2. Ed says:

    BRAVO
    KY ESHTE NJE VEPRIM CIVILIZIMI NE PARTINE SOCIALISTE

  3. Kozmo says:

    Duhet akoma prurje te reja. Ideja shume e mire e Rames. Ka shume intelektual te nderuar, qe Mund te vijne ne radhet e PS.
    Bravoo!

  4. Pedro i ri says:

    Disa si ky Vorpsi vetem vegjetonin tek PS. Nuk mbahet mend per asgje. Vetem perfitime ne kurriz te PS

  5. mik says:

    Deputeti ne fjale largohet nga politika ti hape rrugen te rinjeve, dmth brezit te ri si Najada Çomos dhe Luljeta Bozos !!
    Mor po, kane mend keta deputet me ba llogaritje, apo edhe keta si Lul Basha ?

  6. Joel says:

    Sadri Abazi, vasilika hysi, dritan leli, sadik vorbsi, besnik baraj etj ne vijim i lane shendene Ps du ke lexu parrullen qe po i hapim rrugen te rinjve??!

    E mori ferra uraten. Se thoshin qe u shkti LSI??!
    Keta po ikin per lesh. Sa moreb vesh qe sjane ne lista papritmas filloi sindroma e doreheqjeve nga politike 3 ditet e fundit para shpalljes se listes se deputeteve
    Vetem nje i verber nuk e kupton

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje