Nga Çapajev Gjokutaj
Sot është festa e mësuesit, thashë me vete dhe pastaj ndērmenda se shumica e mësuesve të mi s’janë më. Gjithsesi në kujtesë mbeten të gjallë, ndriçuar me respekt e dashuri.
Nostalgjia për të ikurën, për të dikurshmen ka pjesën e vet në këtë venerim, që gjithsesi në thelb ushqehet nga burime reale. Gjatë fëminisë sonë mësuesi ishte një nga modelet shoqërore më ndikuese, gjë që vështirë se ndodh sot.
Në shoqërinë tradicionale mësuesi ishte pjesë e elitave lokale. I shkolluar e i ditur, çmohej e respektohej nga bashkësia që, në një pjesë të konsiderueshme ishte me arsim bazik apo edhe analfabete.
Figura e mësuesit e vlerësuar nga gjithë bashkësia shtonte vlerat ndikuese mbi fëmijët e mbi të rriturit dhe synonte të bëhej model.
Modelet e shoqërisë së sotme duket se nuk janë më mësuesit, intelektualët, shkencëtarët etj. por politikanët dhe artistët. Kur thua artistët, nuk ke parasysh kompozitorët, piktorët, skulptorët, regjizorët por kryesisht aktorët dhe këngëtarët, mundësisht këngëtarët e tallavasë.
Është kjo një vendosje kokëposhtë e piramidës së vlerave, po ç’ti bësh, masmediat nuk bëjnë dot pa interes e pa klikime.
Figura e mësuesit, që do të bëhej model e do të rrezatonte tek fëmijët dhe më gjerë, rrezikohet edhe nga një cen tjetër i mediave, cen që përmblidhet në moton ‘lajm i mirë është lajmi i keq’.
Mësuesit, të shtyrë në periferinë e hapsirës mediatike nga politikanët, artistët e tallavasë etj., dalin në lajme dhe tërheqin vemendjen e publikut vetëm kur ndonjëri prej tyre kryen veprime skandaloze.
Rrjedhimisht mësuesi që shfaqet rëndom në mediat tona nuk është edukatori, qytetari që punon me pasion paçka se paguhet keq, por perversi që ngacmon seksualisht nxënëset, xhambazi që kërkon pare në këmbim të notës a të kurseve private etj. etj.
Duke krijuar e popullarizuar një model të tillë delikuent e përdhosës për mësuesin, sfumojmë punën fisnike të një armate të tërë, madje e godasim mësuesin në një vlerë thelbësore.
Mbase në vlerën më të rendësishme, rrezatimin moral. Personaliteti i mësuesit, thoshte një psikiatër i famshëm, vlen më shumë se sa dijet që ai jep.
Duke uruar festën e mësuesit, shpresoj gjithashtu që, gjithsa thashë më lart, të mos u sjellë ndër mënd ata të moshuarit vramuzë e qaramanë që mëngjes, drekë e darkë ankohen se kjo botë u prish.
Shkrim i mire.
Rrofshin mesuesit Shqiptaret qe shume prej tyre edhe sot japin mesime te pavleresuar nga shteti.
I uroj jete dhe shendet gjithe mesuesve te mi nga klasa e pare deri ne universitet.
Kjo eshte pjese e degradimit qe cifuteria nderkombetare i ka bere shoqerise Shqiptare keto 30 vite dhe politikat e gabuara te ketij shteti, poltika qe Rama po i vazhdon.
Mesuesit e vjeter po ikin dhe mesues tashme po behen ngelesit. Pse?
Sepse nuk ka rroga te larta.
Shteti duhet menjehere te 2fishoje rrogat e mesuesve sepse do futemi ne nje qorrsokak kolapsi pastaj .
Gezuar festen zoti Gjokutaj , por ate shprehjen e fundit nuk ta kuptova; ne qoftese mendon se kjo bote nuk u prishe, dmth se eshte “ndrequr”. Por shembull mesuesi kemi Mark Markun dhe Agron Gjekmarkaj qe e japin shembullin me mimike dhe fjale çdo nate. Atehere çfare do bejne nxenesit dhe studentet? Ju me larte thoni se ne edukimin e nxenesit vlen me shume personaliteti mesuesit se sa dija qe eshte e njejta gje si paraqitja se sa 100 leksione. Dikur mesuesit punonin dhe pa parà fare vetem e vetem qe te mesonin shkrim dhe kendim njerzeve qe koha i kish lene analfabete, ndersa sot kane ndryshuar kohet, njerezit, klima, zakonet, traditat , respekti, morali, nderi, turpi, ne favor te ketij te fundit. Kush e beri, une nuk e di se me nje te rene te lapsit do ta kisha hedhur pertej…. Të faleminderit per urimin.
Nga te gjithe mesuesit qe kam patur ne shkolle fillore e te mesme ne Albanistan, vetem per dy kam respekt, te gjitheve te tjereve mos ua pafsha surratin e as t’ju degjoj emrin.
Kjo perqindje eshte cuditerisht e kunderta me mesuesit qe kam patur jashte shtetit ne shkollen e larte, kam respekt per te gjithe, perjashtuar 1 mesues-papagall.
Ne vitin 1992 mesuesit u qajten shtresa me e pa vlere
e shoqerise shqiptare.
Demonkracia ju dha vlere
Hajuteve dhe Krimineleve
GEZUAR 7 MARSIN !
Ne kohen qe ben fjale autori, Shqiperia kishte shume pak njerez te diplomuar ne Universitete. Ato pak qe ishin, me teper kane qene te formuar nga ana ideologjike se sa nga ana intektuale. Rezultatin absolut te ketij fakti e tregoj viti 1990.
Statusi i mesuesit ka ndryshuar shume, ashtu siç thote edhe autori, dikur mesuesit/et konsideroheshin si elite e qytetit apo e fshatit. Ai lloj statusit nuk kthehet me, dhe falimenderes Zotit per kete. Te qenit mesues ne ate kohe, do te thoshte qe je njeri me ” biografi ” te mire, je njeri i besuar i pushtetit. Prandaj edhe mesuesit e atehershem nuk kane pas nivel psikologjik te duhur, ne fakt si e gjith popullsia, por mesuesit si te arsimuar duhet te qendronin me larte ne kete drejtim, e jo te ushtronin dhune psikologjike e fizike kundrejte nxenseve ” rebel “. Mos te harrojme, mesuesit kane qene si mini-diktator ne klase, gje qe asnjehere ( me perjashtime te vogla ) nuk kane prodhu rrespekt nder nxenes, por vetem frige, dhe sidomos frige .
Sot njerzit nuk e marrin ma dijen vetem nepermjet mesuesve. Sot njerezit diplomohen neper universitete on line, pa pase asnje kontakt me mesuesit. Pra, puna e mesuesit sot eshte vetem profesion, ashtu siç duhet te jete, siç jane te gjithe profesionet e tjera. Çdo njeri qe ben nje pune ne pajtim me ligjin, cfar do lloj pune qofte ajo, eshte pjese e zinxhirit te ekonomise. Prandaj, nuk duhet cekur vetem paga e mesuesve sikur ata kan ra nga qielli, por duhet cekur paga e te gjitheve, e cila eshte e ulet.
Mesuesja e Pare nuk harrohet kurre ,
por edhe disa mesusese qe kan len gjurm ne jeten e cdo nxenesi te talentuar ?
Rrofshin Mesueset Shqiptare … ?