Fitoi në zgjedhjet e 14 shkurtit, Vetëvendosje e Albin Kurtit paralajmëron protestë ditën e nesërme

7 Mars 2021, 22:34Rajoni TEMA

Lëvizja Vetëvendosje fitoi bindshëm në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, pasi mori rreth 50% të votave, duke siguruar 58 deputetë në parlamentin e ri.

Por ditën e nesërme LVV ka vendosur t’i bashkohet protestëts së aktivistëve “Marshojmë, s’festojmë”, me rastin e 8 marsit.

Në njoftimin në facebook, Vetëvendosje shkruan se  mendësia patriarkale vazhdon të privojë shumë gra nga jeta, ndaj do të jenë edhe pjesë të këtij marshimi.

Njoftimi i plotë:

Në mbështetje të marshit “Marshojmë s’festojmë”

Më 8 mars aktiviste e aktivistë të Kolektivit “Marshojmë s’festojmë” kanë organizuar një marsh protestues, në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke filluar nga ora 12:00. Ne, si Lëvizje VETËVENDOSJE! jemi në mbështetje të plotë të marshit dhe të hënën do të jemi në shesh përkrah aktivisteve e aktivistëve të shoqërisë civile.

Mendësia patriarkale ende vazhdon ta mbajë gjallë femicidin, e kjo bën që shumë gra të privohen nga jeta. Prandaj edhe marshimi nën thirrjen “Kundër patriarkatit që vret” duhet të na bashkojë të gjithëve në shesh për drejtësi edhe barazi gjinore e shoqërore.

Tashmë është dëshmuar se organizimi shoqëror për të jetësuar synimet tona për barazi e drejtësi është e vetmja alternativë. Andaj, si çdo ditë edhe në ditën ndërkombëtare të grave ne jemi në solidaritet të plotë me secilin organizim që kryefjalë e ka solidaritetin gjinor sepse jemi të ndërgjegjshëm që ky solidaritet është shpresa e vetme nëpërmjet së cilës arrihet te barazia, edhe gjinore.

Ne i bëjmë thirrje anëtarësisë sonë dhe të gjithë qytetarëve pa dallim, që duke i respektuar masat anti-Covid, të marshojmë kundër patriarkatit që vret, e për barazi.

Rikujtojmë që Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, në aleancë me Vjosa Osmanin, ka fituar zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë me rreth 50% të votave, që përkthehet në 58 deputetë.

6 komente në “Fitoi në zgjedhjet e 14 shkurtit, Vetëvendosje e Albin Kurtit paralajmëron protestë ditën e nesërme”

  1. Kosovaret jane me teper naive se duken .
    Dhe kjo mundet ti kushtoje shume nji dite .
    Me kte Surrat Shashken , nuk i keni mire gjerat ne Shtet .
    Ky e kthehu Boten perseri kunder Kosoves .
    Kujdes vllazen.

  2. Ndue says:

    Mjere Kosova se cfare karnivali ka zgjedhur

    1. MacGr says:

      Mire qe ”V.V” DO PROTESTOJE ME 8MARS,por para kujt??? Para ambasadave??.Sigurisht qe jo. Te protestoje para atyre institucioneve qe propagandojne per gra te e mbuluara, si fyerje ndaj personalitetit te tyre dhe jo te ftojne neper portale kryetarine fese islame ti beje moral shoqerise kosovare.Nga ana tjeter vete Albini,sa gra deputete ka ne grupin e tij parlamentar??

  3. eeeeeeeeeeeeeeej says:

    Saktesim : 8 Marsi eshte Dite Perkujtimore e Grave (per liri dhe barazi gjinore) dhe jo Dita e Nenes, as Dita e Bashkeshortes, as Dita e Motres! Me duket se nje perqindje e madhe e njerezve nuk e ben dot dallimin!

  4. Zana says:

    Epo kot i harxhuan votat për Kurthin ta kishin lënë të bëjë protesta ,se me sa duket është puna që di të bëjë me mire.

  5. Mihali says:

    Nokia, ka plotsuar Albini 50% femra te dala ne zgjedhjet e 14 Shkurtit ?
    Në se nuk e ka realizuar te japij dorheajen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje