DEKLARATAT/ Kryeministri malazez, partneri i Abazoviçit: Kurrë s’do ta njihja Kosovën

7 Mars 2021, 19:18Rajoni TEMA

Në një intervistë 100 ditë më parë, Zdravko Krivokapiç, kryeminsitri i Malit të Zi në një cabinet proserb edhe pse me numrin dy shqiptar –zv.kryeminsitri Dritan Abazoviç, deklaroi se Mali i Zi tani dëshiron marrëdhënie të mira me Serbinë, të cilën e sheh si partnerin më i rëndësishëm i tij.

“Serbia është një vend me të cilin na lidh historia dhe tradita. Qeveria e udhëhequr nga DPS nuk e kishte atë pikëpamje për Serbinë, siç dëshmohet nga numri i vizitave të ndërsjellta të zyrtarëve të Serbisë dhe Malit të Zi. Qytetarët e vendeve tona duan atë bashkëpunim dhe ne si qeveri të përgjegjshme duhet të dëgjojmë atë që njerëzit po na thonë,” tha Krivokapiç, i njohur si proserb.

“Mali i Zi nuk ka askënd më afër se Serbia”, potencoi ai.

Duke folur për Kosovën dhe si shihet në Mal të Zi, Krivokapiç tha se është një çështje emocionale për një pjesë të popullsisë dhe se ata besojnë se është një pjesë e patjetërsueshme e Serbisë.

“Nëse do të isha kryeministri i Malit të Zi në një situatë kur Mali i Zi ende nuk e ka njohur Kosovën, unë kurrë nuk do të isha dakord me të. Por gjithçka ka mbaruar para se të vij në qeveri edhe para kësaj qeverie”, shprehet Krivokapiç.

Ai gjithashtu thotë se nëse ata do të merrnin vendimin tani për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, qeveria do të “binte” në seancën e ardhshme parlamentare.

“DPS (partia e Gjukanoviçit) do të bënte gjithçka për të formuar qeverinë dhe për të marrë të njëjtin vendim për Kosovën përsëri. Gjithçka tjetër është një imagjinatë e bazuar në dëshira,” tha Krivokapiç.

7 komente në “DEKLARATAT/ Kryeministri malazez, partneri i Abazoviçit: Kurrë s’do ta njihja Kosovën”

  1. Bashkim says:

    KUJTONI SE DO TA NJIHTE ABAZ VICI KOSOVEN.???

    DHE SIC DO THOSHTE NDREKE LUCA ” KJO ISHTE LOJA/.
    DHE VJEN NJE DITE DHE VETE SHQIPETARET NE PAK KOHE BEJNE ATE QE SERBI PERPIQET PREJ SHUME VITESH DHE NUK ARRININ SE ISHIN HASHIM THACI GJIGANDI DHE NE MAL TE ZI GJIGANDI GJUKANOVIC QE BERI ATE QE SE BEJNE AS SHQIPETARET.
    NE FERR ABAZ VICI DHE ALBIN VICI.
    POR VETEM PO VDIQ AMERIKA AHERE I LUMTE KETYRE DY TRADHETAREVE TE GJAKUT TE SHQIPETAREVE.

  2. Tjetri says:

    do ta njihje se sben edhe ti plehre se skishe nga t’ja mbaje

  3. Ndue says:

    A ka ndonje fjale Abaz gabeli i Ulqinit

  4. bardhi says:

    Keshtu eshte kur ben koalicjon me djallin….

  5. am says:

    N’a rruac poshte e perpjete me emocjonet qe me afer je me majmunin sesa me njeriun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje