FOTOT: Të kthesh furgonin në një... shtëpi

7 Mars 2021, 09:23Lifestyle TEMA
FOTOT: Të kthesh furgonin në një... shtëpi

Një burrë anglez ka arritur që të shndërrojë një furgon të vjetër në një shtëpi të rehatshme, duke shpenzuar rreth 20 000 euro.

31-vjeçari Daniel Stevens kaloi 8 muaj për ta bërë furgonin me kuzhinë, dhomë ngrënieje dhe me hapësirë që të flenë plot 5 persona.

Ai bleu një Mercedes LWB Sprinter të vitit 2010 për 8000 euro dhe e ristrukturoi totalisht, edhe me ndihmën e shokëve.

“Unë, gruaja dhe 3 fëmijët e mi kemi pasion kampingun. Në 3 vitet e fundit, kemi vënë re që kemi shpenzuar shumë me hotele në vendet ku kemi shkuar.

Kështu që, mendova që të bëj një shtëpi me rrota, në mënyrë që edhe të udhëtojmë ku të duam, edhe të kursejmë shumë me akomodimin”, tregoi anglezi për “Daily Mail”.

2 komente në “FOTOT: Të kthesh furgonin në një… shtëpi”

  1. mik says:

    Bravo, ” shpikje e madhe ” .
    Sa vjeç jeni ju gazetaret qe transformimin i ketij fugoni e konsideroni si novacjon ?
    Keto fugona kane me shume se gjysem shekulli qe qarkullojne neper bote, dhe mbase, asnje element qe perbahet ne ate fugon nuk eshte prodhuar ne Shqiperi. Ku eshte shpikja ketu ?

  2. Dixhiderrisha says:

    O koqe gazetaruc!
    Të tjerët kthejnë avionë dhe autobusa në shtëpi
    ti na shet për hero një person, ndër qindra, që paska
    kthyer në kuzhindhombanjo një furgon! Haha, ha, hahaha!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje