Forca e grave të Bulqizës, disa raste frymëzuese për të gjithë

8 Mars 2021, 12:00Sociale TEMA

Mund të mendohet se sektori i kromit dhe puna në minierëështë një punë që kërkon vetëm forcën mashkullore.

Megjithat gratë në këto foto, të cilat punojnë çdo ditë në mjediset e minierës së kromit në Bulqizë, qëadministrohet nga kompania AlbChrome, tregojnë se përkujdesja dhe dashuria si gra apo nëna për fëmijët dhe bashkëshortët e tyre, nuk kufizohet vetëm brenda mureve të shtëpisë, por edhe në punën e tyre të përditshme si profesioniste pranë galerisë.

Profilet e tyrevariojnë nga seleksionuese të mineralit, inxhiniere tëcilësisë,avolozhuese elektromotorësh, tornitore, mjeke, garderobiste dhe sanitare, etj, që me shembullin e tyre luftojnë çdo paragjykim dhe kufi.

Në minierën e Bulqizës, numri i grave të punësuara është 10% i totalit të të gjithë punonjësve.

Por AlbChrome ka rreth 100 gra të punësuara në të gjitha njësitë e tij.

Gratë në këtë shkrim janë përzgjedhur për t’i përgëzuar për punën e tyre të fisme dhe plot përkushtim, me rastin e 8 marsit, qëështë edhe dita që përkon me festën  e tyre ndërkombëtare.

Një urim i veçantë shkon për to dhe të gjitha gratë e tjera në Bulqizë dhe jo vetëm!

Sa i takon punës së tyre por edhe tëtë gjithë minatorëve të tjerë, mund të thuhet se që nga viti 2013, më shumë se 2 milion dollarë në investime janë bërë për të përmirësuar kushtet e sigurisë teknike në galerinë qendrore të Bulqizës.

Mesatarisht, kryhen 6 inspektime të hollësishme në javë në secilën njësi në lidhje me zbatimin e rregullores së sigurisë teknike.

AlbChrome ka sot 1106 punonjës nga 841 para administrimit të saj. Duke filluar nga 1 maji 2020, të gjithë mbi 600 minatorëte kësaj kompanie në Bulqizë kanë njohur rritje të pagave nga 10% në 13%.

Brenda vitit 2021 nis hapja dhe zhvillimi i vendburimit të Qafë Buallit, investim prej rreth 15 milionëdollareshiAlbchrome,i cili do të sigurojë 200 vende të reja pune për Minatorët e Bulqizës.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje