Saranda nuk është vetëm vendi i pushimeve verore. Tashmë shumë të huaj kryesisht amerikanë jetojnë dhe punojnë në këtë qytet. 60 biznese në qytet administrohen nga të huajt ndërkohë që dhjetëra të tjerë punojnë online.
150 shtetas të huaj vijnë çdo vit në Sarandë dhe kërkojnë leje qëndrimi si dhe nënshtetësi shqiptare. Ata vijnë këtu jo vetëm për të parë vendet e bukura të Sarandës por edhe për të punuar. Shumica prej tyre punojnë online në disa kompani amerikane dhe kineze.
“Punoj këtu prej një viti. Kam jetuar më parë në Kroaci, tani kam zbritur këtu për të ndihmuar shokët por vendosa të qëndroj këtu. Vend shumë i bukur ndihem si në shtëpi tani. Mendoj se janë shumë njerëz që punojnë këtu online. Ka të tjerë që punojnë edhe në bzineset lokale, bar kafe. Saranda është vend i bukur është si parajsë në tokë,” – u shpreh një qytetar.
“Saranda është fantastike, është qyteti më i bukur në gjithë botën. Unë punoj online, punoj si mësues për një kopani kineze me studentë në Kinë dhe ne punojmë goxha mirë. Të punosh online është diçka e mirë por të punosh në qytet është e vështirë sepse pagesat janë të ulëta dhe këtu mungojnë industritë apo minierat, ndërkohë që ekonominë e ndihmon turizmi,” – u shpreh Stiven nga Alaska në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Jam nga Anglia afër kufirit me Skocinë. Mendoj se shumë njerëz punojnë online. Ky është vendi që do rekomandoja edhe për pensionistët, njerëzit këtu janë të shkëlqyer, klima është e mirë,” – tha Arturi nga Anglia, i cili pas daljes në pension jeton në Sarandë.
Bashkia e Sarandës vlerëson se komuniteti i të huajve në Sarandë është një vlerë e shtuar. Tashmë ata konsiderohen qytetarë dhe kontribues në këtë qytet.
Në qytetin e Sarandës jetojnë më shumë se 220 persona që jetojnë “prej vitesh. Janë rreth 80 familje dhe shtetas të rreth 30 kombësive të ndryshme. Ne i vlerësojmë shumë si një aset dhe vlerë e çmuar e qytetit sepse janë dhe ambasadorë të promovimit të Sarandës në botë”, u shpreh kryetari i bashkisë Adrian Gurma.
“Janë qytetarë nga shumë vende të botës ku mbizotërojnë ata amerikanë më pas vijnë qytetarët grek, italianë, vendet nordike etj. Gjithashtu kemi edhe shumë qytetarë që zhvillojnë aktivitete biznesi. Janë hapur lokale dhe shërbime biznesi me qytetarë të huaj. Ne numërojmë diku tek 65 biznese jo vetëm në qytetin e Sarandës por edhe në Ksamil,” – shtoi Gurma.
Parashikohet që me largimin e pandemisë numri i bizneseve kryesisht në fushën e turizmit që do të menaxhohen nga të huajt do të jetë disa qindra.
Nder i madh shume te promovosh te huajt qe na vikan ne Shqiperi nderkohe qe Shqiptaret braktisin ne mase Shqiperine.
Tipik narrative globaliste e ketyre vemjeve te euronewsit
Edhe ky vemja e Bashkise qe i quan qytetare keta se kane 2 apo 3 vite qe rrine ne Sarande.
Qeveri e qelbur dhe poltike e qelbur e ketyre 30 viteve.
Keta ne gjermanisht quhen Digitaler Nomaden. Keta tipa Vijne ne Sarande per arsye se qeraja dhe kostot jane shume me lire se ne Korfuz.
Eshte efekti i levizjes se lire, or rrote. Ca ikin, te tjere vine. Keshtu ndodh ne te gjithe boten. Ca te gjeti se erdhen nordimet ne Sarqnde, apo tu mbarua djelli?
Njeriu, por sidomos shqiptaret kane nje problem : NUK DINE SE CKANE , DHE NUK DINTE SE CKERKOJNE.
Dmth shqiptaret ikin, te huajt vijne. Ne fillimet e demokracise enderonim te kishim makina, biznese, pune, rruge etj, etj.
Sot qe flasim, makinat vetem shtohen, sa po behet problem gjithnje e me shume dhe parkimi pasi qarkullimi ka koahe qe eshte problem.
Biznesi gjithashtu sa vjen e rritet, mjafton te shohesh rruget kryesore dhe jo vetem, ne cdo qytet, katet e para jane te gjitha biznese.
Puna gjithashtu sa vjen e hapet me shume(flasim per profesione dhe ata qe duan te punojne, jo dembelana dhe pa zanat)
Rruget sot nuk krahasohen me gjendjen e 10 viteve me pare, sa kur dalim ne vendet e rajonit ka dhe nga ato vende qe jane me poshte.
Si perfundim asgje nuk na hyn me ne sy.Duan vetem te ikin sikur andej i presin me krahe hapur.Para,para,para ju eshte bere mendja.Kaq euro ne ore, kaq usd ne jave etj. Por qe ti marresh ato para duhet te jesh dikushi qe ti meritosh.
Si perfundim mendoj se ai qe punon dhe ja del ne vendin e tij mund ta beje te njejten gje dhe ne nje vend tjeter kurse ai qe nuk qullos gje ne vendin e tij cmund te beje ne nje vend te huaj??
Ikin andej e lerojne arat apo vjelin agrumet e grekut dhe lene djerë tokat ne vendin e tyre.
Turizmi gjeneron para, po c’te shkojne ne Sarande ku nje AquaPark apo fusha golfi nuk ka, si ne Korfuz.
Bukuria naturore eshte bukuri, ama edhe investimet bejne diferencen.
Nje nga kushtet per riperteritjen e Lejes se Qëndrimit ne Shqiperi DUHET TEJETE : mesimi dhe pervetesimi i GJUHES SHQIPE. Per te tjerat nuk e di