Spitali i Fierit, përfundon puna në 70% të godinave

6 Mars 2021, 17:45Sociale TEMA

“Kjo e premte shënon edhe ditën e 50 të punimeve për ndërtimin e Spitalit të Ri Rajonal të Fierit. Siç duket pjesa më e madhe e godinave tashmë janë ngritur”.

Koordinatori i projektit, Evis Berberi, pohon se deri tani ka përfunduar rreth 70% e punës për ndërtimin e godinave.

“Ka përfunduar rreth 70% e punës ndërtimore, por duke marrë parasysh edhe pajisjet mund të konsiderohet tek 50% në total”

Përveç pavioneve ka marrë formë edhe hyrja kryesore e spitalit.Me ritme të shpejta vijon puna edhe për ndërtimin e godinës qendrore.

“Godina B do të jetë edhe “zemra e spitalit” e përbërë nga sallat kirurgjikale dhe laboratorëtDo të jetë më 2 kate dhe po ndërtohet me çelik të përforcuar.”

Në sesionin A dhe C që do të shërbejnë si Urgjenca e spitalit dhe pavionet, po sistemohen edhe dhomat.

Ndërtimi i këtij spitali ishte pjesë e angazhimit të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan gjatë vizitës së Kryeministrit Rama në Ankara për ta finalizuar brenda 3 muajsh. Për këtë bast të Erdogan ndërtuesit janë optimistë.

Të gjitha strukturat e përdorura për ngritjen e godinave janë antisizmike për të garantuar sigurinë e tyre. Spitali i Fierit zë një sipërfaqe prej 50 000 metrash katrorë, 13 000 prej të cilave strukturë spitalore, me një kosto që arrin 70 milionë euro.

19 komente në “Spitali i Fierit, përfundon puna në 70% të godinave”

  1. Rrofte Saaaliiiiiiiii Beriiiiiishaaaaaa says:

    Rrofte Sali Berisha, urra

    1. rrnoft shqipja says:

      dallendyshja e pare!

  2. injoranti says:

    Ca eshte ky spital me nji kat , kto ngjajne ma shume si stalla lopesh!

    1. toni says:

      injorant,do shkosh per tu sheruar jo per te pare nga gratacela

    2. fansi says:

      Besoj se s’ke nevoj per pergjigjie sepse e ke identifikuar vehten me pseudonimin ne kete koment!E meriton ,urime injorant!

    3. NjeQytetarOptimist says:

      Cfare ndryshimi ka neqoftese dhomat jane te njejtat me nje gradacel. Nje injorant nuk do harxhoj kohe te shkoj lart e posht, ska nevoje per vinca te mirembash ngrohjen apo ftohjen, te pastrosh xhama ose transportim pa vonese te pacientit neper salla dhe dhoma.. Nje injorant duhet ta kuptoj kete.. Por ti sje injorant, ti je I “zgjuar”..

    4. Artur Dushkaj says:

      Po ku ka me mire…..
      Ja u prish ascensori,do marrin shkallet me barela ne krahe pastaj ?!! Shume kate,behen per mungese hapesire. Ketu la vend sa te duash. Shume mire keshtu.

  3. Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqiptarin,jemi nje gjak,jemi turq! says:

    Ku o xhamia!?
    Baba mondi: jo vetem xhami duam edhe vend per teneqe…. allah uakbar.

    1. antipatrea says:

      Do bejme patjeter edhe xhami , edhe qishe , dhe do i leme pa drita – pak ndricim romantik me qirinj … Ndryshe : Ku do beje seks turni i nates ???

    2. ke says:

      or tutkun, shkypnia osht vend laik. boll kisha e xhamia ka ke bashkia e jane bosh. a nuk u ngope a?

  4. USA says:

    Dhurat e bukur,ta gezoni, pavaresisht se do merzitet Likja me Saliun.

  5. NSDAP says:

    Ben gabim qe nderton Turqia dhe Erdogani ne Shqiperi.

    Shqiptaret jane popull byth..qir, i pabese, injorant dhe mos mirenjohes.

    Jo te gjithe por nje pjese po.

    Ju ka ngel ende mendja 600 vite perpara me nje histori te perckenduar dhe shume kane inate ndaj nje vendi qe na respekton maksimalisht .

  6. Astrit says:

    Ata po e falin, ju i shikoni dhembet.E gjithe zona e jugut nuk ka nevoje te vije ne Tirane.Serbis ka Rusine ne Turqine.Ca te bejme ,jemi shteti i vogel.

  7. Xhela says:

    A shqipri e mjer ku te katandisen stallat i qun spital bile antisizmik me 3 meter lartsi ore mos tallni bythen mos zini tokat kot ore keni rredhur fare

    1. E verteta says:

      O Xhela, po pse kaq nihilist deri ne vdekje mor njeri? Kur te behet shko e shikoje nga afer se çfare eshte bere e pastaj gjyko. Po si ka mundesi vetem vrer e helm per çfaredolloji gjeje qe behet ne kete vend. Mire disa qe jane gjakprishur, kuptohet qe i ka ngelur ora tek sulltanet dhe kryqezatat, po pse dhe nje pjese tjeter. Mos u nisni nga inati apo tifozlleku partiak se pastaj verbimi nuk ka sherim.

  8. ¥jp says:

    Field hospital ?

  9. adil says:

    bukur .edhe ketu ne Amerike ka te tilla klinika spitalore ta gezoni mendoni pozitivisht

  10. Genci says:

    Një kat është më praktik në të gjitha pikëpamjet. Bota i bën me kate, sepse varet nga sipërfaqia truallit që vihet në dispozicion.

  11. Renato says:

    Kush ka sy e mendje, te falenderoje me zemer. Ky spital i ndertuar me kontributin direkt te popullit turk, ne kohe rekord, do ti jap mundesine njerezve nga jugu pse jo dhe nga tirana, sepse shum mjek do jene turq. Do sherbeje dhe per ato qe jane skeptike dhe te semure nga militantizmi. Nje falenderim te madh per popullin turk

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje