“Nuk u ngopa njëherë në atë spital, donin të më vrisnin. Pashë dy që i vranë”, mjekja e ‘Shefqet Ndroqit’ i pergjigjet ish-pacientit

6 Mars 2021, 14:58Sociale TEMA

Deklaratat e një ish-pacienti me Covid-19, kanë detyruar sot një mjeke të spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ të dalë në një intervistë për mediet, për të përgënjeshtruar akuzat e tij.

Ish- pacienti Andon Qako deklaroi mesditën e sotme për televizionin “News24” nga spitali Infektiv ku kishte të shtruar një të afërme, se ushqimi që ofrohej në spital nuk ishte i duhuri dhe as i mjaftueshëm, se stafi ishte i vogël dhe se atë e çuan të dilte nga spitali pas ankesave të shumta të tij.

“Unë isha vetë tek ‘Shefqet Ndroqi’ dhe kam dalë në datën 7 ose 6 dhjetor, dhe atje unë vdisja për të ngrënë. Vdisje, nuk kishe ushqim. Nuk u ngopa njëherë. Unë kisha fatin e keq se i kisha të gjithë jashtë shtetit dhe nuk kisha mundësi që të blija, vetëm nja dy herë që më blenë sanitaret, vdisje për të ngrënë.

Ushqimi kermë, mizerabël. Sa unë i them psikologes Irena, ku protestova për shumë gjëra. Parakalonin të vdekurit. I thashë po unë pse të shoh të vdekurit, të vdes unë. Mirë unë gradë e parë, por këta të tjerët që ishin në gradë të fundit. Ai parakalonte të vdekurit me karrocë.

I kishte paketuar të vdekurit në qese dhe nuk mbyllej as dera që të mos i shihnim. Se thonim ej këta po vdesin, edhe unë do vdes.

Unë në 19 ditë, kam parë 60 të vdekur, dhe prandaj dola nga spitali. Unë dola në shenjë proteste, se unë jam kërcënuar me jetë në atë spital.

Ishte një pukjan, e quanin Lekë në gradë të fundit dhe më kërkonte ndihmë. Ka 13 pacientë për infermiere, e ai kërkonte infermiere. E unë thirra infermieren. Ajo nuk vinte.

E ky punonjësi që transportonte mjekët, më tha: ‘Do të nxjerrim me sytë përpjetë’. ‘Si me sytë përpjetë, do të vdes unë, do më vrisni’– i thashë. Nuk ishte mjek, ishte punonjës. Unë protestova, kam dalë nga spitali.

Mora policinë, por s’ma morën denoncimin. Nuk marr më asnjë ilaç, asnjë shërbim sepse s’mund të përballoj kërcënimin,” tha ai.

Ke dalë nga spitali pa u shëruar?

Pa u shëruar se më kërcënoi me jetë, punonjësi është spitali, kur unë protestova erdhën të gjithë mjekët e thanë, ashtu i thotë të gjithëve, e si i thua ti që do më vrasësh, ne do të vrasim ty?

Pashë dy që vdiqën, i vranë, jo që vdiqën, ta them unë pse i vranë. Ju doni të vdekurit apo të shpëtoni të vdekurit?

Të jap fakte, kur të them unë, e para, një infermiere mu lut 5 herë mos më denonco e më ka shoqëruar te spitali kur po doljka e më tha prapë mos më denonco.

Si vdisje atje? Me pështymën tënde, nëse s’kishe shërbim se ishe i izoluar, s’kishe shërbim, nuk të vinte, mbyteshe. Infermierja mund të ishte në dhomë tjetër aty ishte koha e kufizuar, dëshpërim total, zihesha gjithmonë me infermieren se nuk i shërbenin ujë, nuk i jepni ujë, gram ujë.

Ishte 13 pacientë për një infermiere, pacient në gradë të fundit, unë isha gradë e parë e duke dalë, por të tjerët luteshin, lutej ky pukjani, lutesh do të paguaj i thoshte asaj më shërbe. E bukuran ishte se aty vinin infermiere me javë punë pa eksperiencë, këto më dhimbseshin se përpiqeshin këto të tjerat.

Ndërkohë mjekja Silva Bala e spitalit ku ka qenë i shtruar ish-pacienti, ka reaguar në një lidhje skype me “News24”, ku hodhi poshtë akuzat. Madje tha do i drejtohen prokurorisë për të hetuar e zbardhur të vërtetën.

“Nëse nuk gaboj, ka qenë i shtruar në një nga klinikat e mia, në pavionin e tretë A, i është shërbyer, ka marrë mjekimin dhe ka dalë vetë nga spitali. Nuk do kishte dalë nga ne nëse nuk do ishte shëruar, ka ikur vetë pa pritur asnjë njeri. 

Në spital ka psikologe, ka shkuar edhe te ky pacient. Është një pacient që është trajtuar, ka dalë nga spitali me gjithë dokumentacionin e rregullt.” -tha mjekja për rastin e qytetarit.

Ajo tha se janë 60 shtretër të lirë, ndërsa pacientët kanë kujdes të vazhdueshëm gjatë gjithë kohës dhe nuk iu mungon asnjë medikament. Bala tha se aktualisht një infermiere kujdeset për 5-6 të sëmurë.

Ndërsa për akuzat lidhur me ushqimin, ajo tha: “Mua më vjen keq që me punën e personelit të luhet në këtë mënyrë, të sfumohet apo shkelet puna e personelit që është në detyrë 24 orë në 24.

Nuk është e vërtetë që ushqimet e familjarëve nuk lejohen dhe u merret në sajë të vlerave monetare. Absolutisht jo!

Aty ka 2 personel shëndetësor, që në orare të caktuara marrin ushqimet dhe veshmbathjet që i dërgojnë në dhomat përkatëse. Kjo është të luash edhe me jetën e të sëmurëve e familjarëve, një propagandë e tillë, nuk i shërben askujt, por më shumë pacientëve.”

Sa i takon ushqimit që u jepet pacientëve nga spitali mjekja tha se ai hartohet me dieotologë, dhe nuk i kursehet askujt.

42 komente në ““Nuk u ngopa njëherë në atë spital, donin të më vrisnin. Pashë dy që i vranë”, mjekja e ‘Shefqet Ndroqit’ i pergjigjet ish-pacientit”

  1. Ja kta jane injorantet e asaj Bote
    dhe media madje qe merret me te tilla Banalitete .
    Un nuk e di qe ne Spitale i shtruari duhet te Ngopi Zorren e trashe !
    Ne cdo Spital pacientet hane ate qe i servire Spitali
    per tu ngopur ka shtepine .
    Spitali eshte per tu mjekuar ,per tu kuruar e sheruar
    Spitali nuk eshte Restorant Llupsash te pangopur .
    Debile medie .

    1. Te semurve duhet t'iu jepet pak ushqim qe energjia e trupit te fokusoet ne luftimin e infeksionit dhe jo ne tretjen e ushqimit says:

      Keta idiote nuk e kuptojne qe kur nje person eshte i semure nuk ka shkuar te haje berxolla derri dhe te pije birra e raki dhe t’ia shtrojne me bakllava e kadaif. Pastaj ti japin byrek dhe simite me gjalp dhe djathee deleje nga Gjirokastra. Dhe ta perfundojne dreken me vere dhe tulluma. Ore, matufer te semurit rekomandohet ti jepet nje minimum ushqimi ne menyre qe te luftoje infeksionin dhe energjia e trupit mos fokusohet ne tretjen e ushqimeve por ne luftimin e infeksionit. Duhet te falenderojne keta mjerane mjeket dhe infermieret qe u shpetuan jeten dhe te mos perdoren nga politikanet per idiotizma te tilla.

  2. toni says:

    ti kishit cuar nje mish te pjekur e nje arke me birra,te dilte 200 kile

  3. Sokoli says:

    E kishte paguar Erion Skendo, por i doli nga skenari, kaperceu cdo cak. Mos e coni ne prokurori, coni kapterin e News 24 dhe skenaristin bythqim qe perdor kameren si ne dasme.

  4. sapa says:

    Spitali eshte per tu mjekuar ama ata paciente nuk kane ardhur te trajtojne kolesterinen!

    1. Outspoken says:

      Spitalet ne Shqiperi jane si Hale e prishur
      Por me shume Dem bejne Doktoret dhe infermieret injorant dhe Maskarenj !
      Mua personalisht me Demtuan ne QSUT,
      Mire qe ika Gjalle nga Shqiperia ,
      Shumica e Doktorve dhe infermierve aty ishin Maskarenj dhe Militant te PD dhe LSI !
      Aty te mernin leke nen dore she po aty thonin qe e ka fajin Shteti,
      Keta Doktore dhe Infermier Maskarenj I kane zene vendet e punes dhe nuk i leshojne as me Plumb,
      Duke Detyruar Doktoret e rinj te emigrojne jashte vendit
      Doktoret ishin te Droguar dhe Alkolizuar e na vinin neper krevate e na benin politike!
      Shqiperia ketu e 30 vjet eshte kthyer ne nje Hale gomari !
      Mos haroni qe te jeni krenar per Halene qe keni ndetuar
      Oooo Popull Debil !

      1. vezhguesi says:

        Outspoken-nuk e di se ne cfare spitali ke qene shtruar, por duke u nisur nga eksperienca ime per me shume se 4 here qe kam patur pjesetare te familjes ne spitalet e Shqiperise, duhet thene se kam mbetur i impresionuar nga sherbimi dhe mjekimi teper profesional.
        Juve kujtoni se spitalet publike jasht jane me te mira. Gaboheni totalisht.
        Vete jetoj ne Kanada, ku mjekimi mendohet se eshte falas dhe profesional. Kam patur dy here te shtruar gruan dhe te dy heret kane qene nje skandal i vertete. Se pari, po te kesh nevoje per nje specialist, duhet ta prenotosh para 6 muajsh para se te shkosh per vizite.
        Heren e pare, ime shoqe pati nje operacion dhe mu desh te paguaj $500 per nje nate per nje dhome njeshe, ndryshe te dergojne ne nje dhome me disa paciente te tjere ku sejcili renkon per hesap te tij dhe shanset per te bere nje sy gjume jane gati zero.
        Heren e dyte, ka qene po ime shoqe qe kishte gure ne veshka dhe doktorri i trapit i jepte morfina ne vend qe ti jepte lengje me sasira te medha.
        Desh zoti qe nje miku jone doktor, na keshilloi qe te merrte lengje sa me shume dhe kjo ishte shpetim per ne. Po te kishte qene per doktorrin e spitalit, ai dinte vetem ekziatencen e morfinave dhe kaq.
        E keqja jone eshte se nenvleftesojme cdo gje ne Shqiperi duke menduar se jasht shtetit cdo gje eshte perfekte.
        Vite me pare, ne fillimet e demokracise, mendonim se cdo specialist i huaj dinte shume me teper se sa ne qe kemi mbaruar shkollat ne Shqiperi. Me nje fjale i shikonim si perendia. Shume shpejt e morem vesh se nuk dinin aspak me shume.

      2. gzu ramazonen says:

        Pse mo me partine e Saliut ne opozite dashke sherbim publik si qemoti ti? Doktoret, petagoget, policet juristat e plepit etj mezi presin sa ta marri Sala prap e te leshohen si hijena.
        Ky zotnia qahet sot per spitalet dhe me te drejte, po ne kohen e qoflargut pacientet e benin shurren ke cepi i murit se nuk hyje dot ne banjo or mik. pa paguar nuk kishe shanc te shikoje mjek, dhe me e keqja asnje denoncim nuk behej se nuk ia mbante njeriu. gjithshka shtetrore ishte privatizu se kishin pagu per vendin e punes. sa njerez kane vdekur kot per nje diagnoze te thjeshte apo per nje plumb per nje fjale goje. jete koti. jete qensh. njesoj si jete kafshesh. ne stallat e norvegjise ka me shume dinjitet per lopet sesa per njerzit ne shqipri.

  5. Martin says:

    Mos esht nga Berati ky?? Sec me kujton emri i tij nje te semure psiqik nga lagjia gorice e Beratit. Hahaaa me duket ai esht. Hodhi dhe kantidaturen me partine e Ngjeles para ca vitesh.. i ka shit drute u be koh e gjate

  6. Ppp says:

    Po mir po nje kamer nuk ka atje qe te tregohet raliteti te intervistohen pacientet dhe te shuhet cdo mister?

    1. Sufllaqe per te gjithe says:

      Ka sa te duash. Biles edhe realitetin e dime shume mire si eshte. Por mos prit qe ne keto mediume te pasqyrohet realiteti. Ketu 99% te komentuesve i ke sufllaqexhinj te ripjelljes. Une hy per te tallur trapin me ta, ti shoku ke ngaterruar adrese me ate pyetje ketu.

  7. Konjak says:

    Ose Qako eshte i cmendur , ose ne spitale –se paku ku ka qene i shtruar Qako — ka probleme qe duhen hetuar . Te flasesh hapur dhe troc , per indiferentizemin e stafit mjekesor , ndaj pacientiteve , ka dicka qe nuk shkon me kundershtimin qe i ben mjekja e pavjonit . Qako , flet qart dhe sakt , ne spital vrasin me keto menyra , nuk eshte hera e per dhe pacienti i pare qe deklaron veprimtari vrasese ne spitale . Hetimi , s’duhet te vonoj , ka raste plot per tu hetuar , qysh nga vetvrasia e ngjer tek denancimi i fundit . Vetvrasie , zakonisht ka ne kohe qetesie , dhe jo ne kohe trazirash e kohe lufte , se c’eshte edhe pandemia .

  8. Konjak says:

    Ose Qako eshte i cmendur , ose ne spitale –se paku ku ka qene i shtruar Qako — ka probleme qe duhen hetuar . Te flasesh hapur dhe troc , per indiferentizemin e stafit mjekesor , ndaj pacientiteve , ka dicka qe nuk shkon me kundershtimin qe i ben mjekja e pavjonit . Qako , flet qart dhe sakt , ne spital vrasin me keto menyra , nuk eshte hera e per dhe pacienti i pare qe deklaron veprimtari vrasese ne spitale . Hetimi , s’duhet te vonoj , ka raste plot per tu hetuar , qysh nga vetvrasia e ngjer tek denancimi i fundit . Vetvrasie , zakonisht ka ne kohe qetesie , dhe jo ne kohe trazirash e kohe lufte , se c’eshte edhe pandemia .
    Ky eshte nje problem qe edhe ju mund te perballeni ne spitale , ne rast pandemie . Prandaj duhet ta botoni .

    1. Izmir says:

      Me siguri ky pacienti,Andon Qako( PD-ist), po ben politike me kete semundje

  9. xeni says:

    Dhe ju te spitalit mos u tregoni kaq dore shtrenguar ne drek dhe ne darke duhet qe ti kishit vene ne tavoline nga nje shishe vere mundesisht te vjeteruar….. A sa idjote qe ka por prokuroria duhet te veproi te dali e verteta dhe fajtori te denohet.

    1. Ti moj bushter ju njohim te gjithe atje te ai spital nga kati par der te i treti.
      Vrases me pages jeni te Sanotoriumi duke filluar nga roja der te drejtori.nuk jam ne shqiperi se do ju denoncoja te gjithe..Tirja
      e hengri kot se leket i merr ti te kati trete me shoqet e tua hijena
      Jan te verteta ato qe thote zotria…burgu eshte pak per ju.

  10. Pak fasule me pasterma per kete vellain heren tjeter says:

    A shpetove thuaj, se ne spital nuk shkon te ngopesh me buke, se atje ushqimi eshte me gramature, si ne cdo spital ne Europe. Jo po , mos kerkoje edhe ndonje zjarr bubulak. Debil ose je pjese e ndonje Babaleje ne kohe flame.

  11. Teuta says:

    Kjo eshte nje poshtersi . Personi qe deklaron,si dhe personi qe i ka deklaruar duhet te pergjigjen para drejtesise ,pasi kane pare krimin qe eshte bere ne ate spital dhe nuk e kan denoncuar ne prokurori. Te thirren urgjentisht,pasi diskrititojne personelin mjeksor . Madje vet personeli mjeksor duhet te padise te dy keta persona qe japin keto lajme. Edhe pse eshte kohe fushate dhe shpifjet do te jene nga me te ndyrat,drejtesia duhet te veproje. Une kam qene vet i shtuar ne repartin e kardiologjise dhe kushtet kane qene shume te mira,madje dhe ushqimi. S;kisha shume kohe qe isha shtruar edhe ne nje spital te shtetit perndimor dhe ndryshimi ishte se atje ishte vetem nje pacient ne nje dhome, Shpifesve u duhet prere gjuha,ashtu si thote presidenti ,ose ekunderta po te jene te verteta , personat e trupit mjeksor te spitalit te gjene vendin tek shtate penxherat pa rreze dielli.

  12. Izmir says:

    Me siguri ky pacienti,Andon Qako( PD-ist), po ben politike me kete semundje

  13. deti says:

    po ky a ka qene Pacient ne Spital a Infermjer
    ky paske ndihmu te gjith Pacientet e semur madje per 19 dite paska pa dhe 60 te vdekur
    si nuk e mori Zoti ket hale ,por e lejn me dal dhe para Kamerave te plakut SERB SALI VDEKJA

  14. vlora.vlora says:

    Te tilla akuza jane te verteta sepse i kam degjuar nga njerez te afert,qe s kane interes te genjejne

  15. sa krimenele jemi ne shqiptaret per njeri tjetrin. te trajtoje spitali per buken e gojes pacientet sic ka trajtuar sistemi komunistet te burgosurit eshte cmenduri. komentues b… q.ir qe nuk mendojne per femijet e tyre dalin me parulla shqiptaret shtrohen me u ngope ne spitale. njerez primitiv qe nuk njihni asnje te drejte. njerez . ju jeni derra.

  16. Tironci says:

    O doktoresh a infermiere çfar mutin je mos çani byth , Jeni pa kontroll kur nuk ka shtet nuk ka pse te shqetesoheni ju personeli , ne nje vend qe robi nuk meret vesh si vdes por meret hidhet ne grop si qen kjo gjo nuk te çudit , ktu esht rrumpallhane , imagjino te vdisnin njerzit keshtu ne kohen e PPSHs kushedi sa infermiere doktor do shkonin ne hale , sot ky popull esht jetim me nje baba njerk qe se rru per popullin e vet , me baballaret e politikes qe perdhunojn kalamojt e vet , mir edhe kaq , demokracia kjo esht çoroditje totale shteti esht vetem per te vjedhur dhe per te pasuruar punonjsit e vet , populli esht i detyrum me votu dhe mos haj mut , por te shaj Enverin tre her ne dit qe ti boj qevin politikarve te kti veni dhe te rrelaksohet me pushtat epolitikes qe i mban mes te mirave , hallall ja boft zoti dobiçave te politikes , ja u ka bo ky popull rrisk kusur mos i leni , dhe ju o popull votoni mos harroni lulin prap edin Saliun Ilirin popull gomar., dhe per çdo gjo hajde qauni tek gazeta tema te han buk edhe gazetaret e ksaj gazete me hallin tuj.

  17. Lani says:

    Sherbimi ne spitale di ndryshoje rrënjësisht sa të bëhet Peçoja i Monikës ministër???

  18. Mos e provofshi,,,mjere AI qe e provoni.. says:

    Do Zoti nuk e provoni ,,vertete ne Spitalet e Shqiperise ,,,mesiguri jo te gjithe Mjeket dhe Infermieret..Por shumica po e po,,qe sherbimin nuk ta bejne sic duhet simbas Detyres qe Kane si Mjeket dhe. Infermieret …
    Zoti i denofte ,,por ne Shqiperi Jane shtuar shume ,,qe nga Politikanet e deri ne Spitalet etj..
    Denimi qe po Ju jepe. Zoti eshte ,,qe AI Popull nuk behet kure..

  19. lyli do me u ngop ,
    nga goja dhe pas ,per kete Drejtoria e Spitalit ka pororsit nji Infermjer ish i denuar ,
    me hu ne dore ,
    me ja fut bile ne goje ushqimin lylit ?

  20. Edhe ne Perendim jo te gjitha jane Perfekte says:

    Me vjen keq per Pacjentin qe tregon Ngjarjen,Besoj se ka dicka ne te..por???????
    Kame qene per here te pare i Shtruar nje nje Klinik ne Gjermani me 2004-tren,per Gure ne Veshka…..U paraqita ne ora 2-dy te Nates ne Kliniken me te Afert,pasi me dhane nje Qetesues,dhe pane se nuk dha Rezultat,thirren nje Taksi me me Derguan ne nje Klinike Specjale per Kurimin e Veshkave….Hera e pare ne Jeten time qe Shkoja ne nje Klinik-Spital….
    Paraqitem ne Klinike ishte edhe dite e Shtune Vone…Shpejt e shpejte me Bejne nje Aktinografi…dhe del se kisha Gure ne Veshka….
    me Shtrojne ne nje Dhome dyshe-me Televizor..dhe per Mjekim me dhane nje Medikament sa nje Kokerr Fasule e Madhe qe te jepte Etje te Madhe….me sollen edhe nje Kasete me 6-te shishe Uji….
    Ushqimi ishte i Dobet..theksoj se nuk mund te Ngopeshe,me ate Ushqim….ne Mengjez..Caje…dy feta Buke te Holla me Djathe te verdhe Hollandez(Gauda-Kässe)..si dhe nje cike marmalate…PA Genjeshter vetem kaq…..Per fate te mire..dale pas 3-ditesh…
    @@Januar 2021…Shtrohem ne Spital -Klinik Gjermani per te bere nje Bronkoskopi sepse kisha nje Kolle te thate prej afro 2-Muajesh…
    Dhoma dyshe-me Televizor….nje dhome e Ftohte dhe pakalorifer(Pa Ngrohje)…..por nuk ishte vetem Dhoma ime..por gjithe Dhomat e tjera…
    Kliniken ma Rekomandoj Mjeku i Familjes si Klinike te Mire…Me e keqja ishte se Mbulesa(Jorgani)….ishte i Ngushte,po te levizje shume do te zbulohej KUrrizi,dhe Ftoheshe…..ishte per Mbulese Femijesh….ishin te gjitha dhomat Keshtu..
    Ushqimi:Shume i dobet nuk munde te Ngopeshe…dhe me e keqja edhe Familja nuk munde te bente Vizita Kohe COVID..i me thane…e njejta Meny…ne mengjez Caje apo kafe dhe dy feta Buke me Marmalate dhe Djathe te holle Kackavall–ne Dreke me sollen dy Qoftte me Karota…dhe ne Darke..perseri nje Supe me Patate+Karota…thjeshte ishte nje Ushqim per te mbajtur gjalle…
    THeksjo:Ne GJermani Sigurimi Shoqeror Paguan Shpenzimet,kur se Pacjenti paguan 10-te Euro ne Dite per Ushqimin,ose Takse…pa Keqinterpretime…te vjen dikush dhe Pyet:Se c´fare deshiron te Hashe… ata i shenojne..por ne te vertet anashkalojne ne menyre te Persosur ..p.sh u thadhe se Dua per Dreke Peshke…dhe me sollen Qofte me “Peshke”..qe ishin me Patate+grimca Peshku…..
    @@Vetem ne Gjermani nuk Guzon askush te Kerkoj leke nga Pacjentet..sepse te Nesermen eshte i Flakur ne Rruge,me Motivacjon…dhe askush nuk te merre perseri ne Pune….ne te njejtin POzicjon….lol

    1. Doriani says:

      Keta qe ankohen per ushqimin ne spitale jane mesuar te hane si kafshet dhe harrojne se dieta jepet sipas semundjes. Covidi nuk do qe te hash ushqim te rende si makarona, pilaf e mish. Pasi organet e prekura nga semundja nuk duhen ngarkuar. Mundesisht supra e si keto. Por kafsha nuk ka primare semundjen po stomakun.

    2. hec aty says:

      Paske hanger qofte ne spital ne gjermani eeeeh! Ki pak kujdes kur rren

  21. Koti says:

    Hodhi gurin në pus një budalla dhe 1000 të tjerë po çmenden! Idiotësi.

  22. Velo says:

    Idiotësi dhe injorancë

  23. elb says:

    Hahahaha shumica e komentuseve te pd-s i moren paradhenie qysh sot byreket per neser Ju befshin mire moj gra,por kerkoni dhe ndonje shishke me dhallke

  24. elb says:

    Hahahaha shumica e komentuseve te pd-s dhe ps-s i moren paradhenie qysh sot byreket per neser Ju befshin mire moj gra,por kerkoni dhe ndonje shishke me dhallke

  25. Babuçi says:

    Ky Qako eshte delirant dhe problematik. Nuk punon por rron ne kurriz te prinderve. Mendon se ose te jete kryeminister ose minister! Por dhe shpif per te perfituar. Sic thone ne Berat eshte shejtan budalla!

  26. Bashkqytetari says:

    Vertete alarmante, por jo “deklarata” e ketij idioti ne televizion, por papergjegjshmeria e televizionit qe e transmeton ate pa titrat sqaruse. Deklarusi pacient jo vetem i kovidit…. Per te gjithe ata qe nuk e kane idene se kush eshte personazhi ne fjale, por jo per beratasit. “Pacienti” i deklarates eshte me origjine “Kallajxhi Permeti” banues ne berat ne lagjen Gorice. Beratasit dallohen per harmonine qe kane midis tyre, qofshin te krishtere apo musliman, vendas te hershem apo dhe te ardhur pas clirimit. Keta beratas ne kulmin e nje debati te nxehte, me dashamiresi, por edhe me shpoti nuk lene pa e etiketuar njeri tjetrin. Gorica eshte nje lagje e krishtere autoktone e banuar nga qytetare shum te respektuar edhe nga banoret e lagjeve te tjera muslimane, por qe per njeren apo tjetren arsye, per cudi ne kete lagje, te lindurit me nje gjymtim fizik apo mendor ne rapor me lagjet e tjera kane qene me te larta. Pikerisht per kete “arsye” thash me dashamiresi, por jo pa shpoti, nje banor i nje lagjeje tjeter ne replike me nje goricar kur nuk ja del dote ne replike i thote te “fundit” Ike se ti je nga lagja e “39 shtepive dhe 40 budallenjeve” E pikerisht k\y eshte nje nga ata… qe e meriton kete .

  27. Andreas says:

    Andon Qako njihet qe eshte me kartele, eshte i semure mendor. Me kete une nuk dua te justifikoj gjendjen ne spitale..

  28. festimi says:

    Dua ti tregoj ketij njeriu te poshter ketij bajge dhe ata qe i shkojne pas atij. !1 Ne spital nuk shkohet si ke shtepi pushimi.ushqimi eshte dietetik dhe jo berxolla dhe birre.2.13 paciente per nje infermier ka qene shume mire.Nje nga spitalet me te mira ne Usa dhe ne bote MASS General ku jam kuruar numuri i pacienteve per 1 infermier ka qene me i madh.per rasteve intesive care eshte me numur me te madh..EDHE ka pasur raste fatale Vdekje qe sipas ketij njeriu te poshter duhet ti hidhnin nga dritarja qe ky pushues ne spital mos ti prishej rehatia.I poshter ky [por me te poshter jane ata qe e shtyje per arsye politike te pergojojne heronjte e dites bluzat e bardha.

  29. marjani says:

    TE hengert brengeza cop gomari as per te shpifur sben paska qene prej muti ciklonl ,te henksha HALLVEN

  30. miri says:

    KY Andon Qako NGA GORICA E BERATIT ANETAR I PD PASTAJ KANDIDAT I AVOKAT NGJELES
    ESHTE DEBIL I LINDUR ME KARTELE NE SPITALIN E SEMUNDJEVE MENDORE .
    ESHTE AQ I Ç’BALANCUAR SA DHE FAMILJA E TIJ NUK E NJEH SI ANETAR TE SAJ .
    MASHTRUS BUDALLA PO ME BUDALLENJ JANE ATA QE MERREN ME TE DHE I JAPIN HAPESIRE NE MEDIA.
    Ne Berat e njohin te gjithe si budallai i gorices .
    dhe ne Itali ka ikur nga spitali ne vitin 1998 pyeteni … dhe italia ja dogji letrat .

  31. laku says:

    Jam i bindur qe Salinjani eshte perseri kandidat per deputet te Partise se Dallkaukeve(PD)!mbas kesaj deklarate!Idotesia ka zene rrenje thelle ne PD dhe mendojne se Shqoseria shqipetare e ka nivelin sa SHQUP-asit!Ligesia e tyre nuk ka fund ata per te marre pushtetin qe e duan me çdo kusht duke mbyllur syte dhe aresyen nxjerrin nga keta psikopater me kartele qe fatkeqesisht ka plot dhe fale edhe kazenit mediatik bejne keto deklarat idoteske ku organi i ngritur posaçerisht per te tlla raste merret me pasurite e hajduteve te xhepave e jo me skenaret e ketyre vidiove qe trazojne nje shoqeri te tere!

  32. Leonard says:

    Kur je i semure gjeja e fundit qe te bie ndermend eshte ushqimi.Une e kalova vete covidin dhe nuk kisha oreks dhe e urreja çdo lloj ushqimi.
    Keta te gjithe ankohen per ushqimin,kujtojne se Kane shkuar be hotel me pese yje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje