Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ka marrë pjesë në përurimin e ekspozitës së eksodit 1991.
Krahas një video që ka shpërndarë Rama, ku shihet me zyrtarë të lartë, shkruan se është një moment përkujtimi tre dekada pas nisjes së emigracionit shqiptar drejt Puljas dhe reflektimi mbi rolin e peshën e emigracionit në jetën e shqiptarëve.
“Në përurimin e ekspozitës së eksodit 1991, një moment përkujtimi tre dekada pas nisjes së emigracionit shqiptar drejt Puljas dhe reflektimi mbi rolin e peshën e emigracionit në jetën e shqiptarëve, e në marrëdhëniet vëllazërore me Italinë.”– shkruan Rama.
Kreu i qeverise shqiptare Edi Rama,ka mbërritur pak më parë në tokën italiane, në kudër të vizitës dy ditore për 30-vjetorin e eksodit të shqiptarëve të marsit 1991, ku eshte pritur dhe ka dhene dhe nje konference në Bari nga Ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio dhe kryetari i Bashkisë, Michele Emiliano.