30 vite nga eksodi drejt Italisë, Rama: Faleminderit që hapët dyer për shqiptarët

5 Mars 2021, 19:00Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Italisë për të kujtuar eksodin e shqiptarëve 30 vite më parë. Rama në një konferencë nga Bari u shpreh se në këto 30 vite kanë ndodhur shumë gjëra, por veçoi vetëm një gjë, ndihmën e Italisë për Shqipërinë.

Kreu i qeverisë shqiptare falënderoi të gjithë italianët që 30 vite më parë hapën dyert për shqiptarët 30 vite më parë.

Ndihem i lumtur dhe i nderuar që jam mes dy shqiptarëve më të mirë mes italianëve. Ju jeni miq me zemër të madhe për shqiptarët, nuk jeni me Shqipërinë vetëm kur ka diell, por dhe në momente të vështira që vendosin në dukje miqësinë e vërtetë. 

Teksa zbrisja nga avioni dhe shihja këtë mikpritje të jashtëzakonshme, më vinte në mendje një këngë që thotë se vitet ikin në furtunë. 

Kanë kaluar 30 vite që shqiptarët erdhën në brigjet tuaja dhe në këto 30 vite ka pasur shumë stuhi. Në këtë moment do toja të thoja vetëm faleminderit për të gjithë italianët dhe që hapen dyert e tyre për të pritur shqiptarët 30 vite më parë”, tha Rama.

Një falënderim e pati dhe për ndihmën që Italia dha për Shqipërinë kur ndodhi tërmeti në 26 Nëntorit të vitit 2019.

“Pa u kthyer në qesharak duhet thënë faleminderit për atë që Luigi dhe Mikele ka bërë personalisht kur 15 muaj më parë Shqipëria ishte viktimë e një tërmeti të tmerrshëm dhe Italia ishte aty për të ndihmuar. 

Nuk do arrij kurrë për të falënderuar aq sa duhet këta dy persona, për të thënë faleminderit për atë që ata janë përkushtuar dhe kanë bërë avokatin e shqiptarëve”, shtoi Kryeministri.

Por premtoi se sa herë që Italia të ketë nevojë Shqipëria do jetë aty për ta ndihmuar. “Uroj që të mos keni kurrë nevojë për ne, por nëse është nevoja do jemi gjithmonë këtu për ju”, u shpreh Rama.

Në konfercnën nga aeroporti i Barit në Itali, Rama u shoqërua nga ministri i Jashtëm Italian, Luigi Di Maio dhe Presidenti i Rajonit të Pulias, Michele Emiliano.

4 komente në “30 vite nga eksodi drejt Italisë, Rama: Faleminderit që hapët dyer për shqiptarët”

  1. Manol says:

    Te degjoi apo,

  2. Manol says:

    Te degjoi apo

  3. rexha 10 says:

    lINDI NJE FEMIJE DHE U BE BURRE.SI KOHE.PORE C’FARE NDODHI ME TE VERTETE MBASE KESAJE NGJARJE?? U NDRYSHUAN DATAT E FESTAVE TE CLIRIMIT .U NDERUA MBRETI ZOGE,U ZHDUKEN DESHMORET E VENDIT,U SHKATERRUA DHE U VODHE E GJITHA PASURIA E SHTETIT.U SHITEN REZERVAT DHE ARMATIMET QE U VODHEN PO NGA KETA QE KUJTOJNE DATAT E GYRBETIT.U ZHDUKEN PER SKRAPE TE GJITHA MAKINERITE E UZINAVE ,KOMBINATEVE,MINIERAVE FABRIKAVE,U VODHE PLLAKAT E PIRAMIDES NE MESE TE TIRANESNGA NJERI QE NA ERDHI NGA VICI I DOLIT
    LERE PASTAJ VRASJET E NJERZEVE TE PAFAJESHEM.NJE KATRAHURE MESE BANDAVE QEVERITARE DHE GRUPEVE KRIMINALE TE INTERESAVE.

  4. rexha 10 says:

    MALLKUAR ATA QE KUJTOJNE DITEN E LARGIMIT TE SHQIPTAREVE ,SEPSE NUKE SHKUAN NE FRANCE PER TE BERE BANJO NUDO ,PORE U LARGUAN PER NJE KAFSHATE BUKE,PER NJE JETE ME TE MIRE. ME LAGIMIN E TYRE EMIGRANTEVE PERFITUAN HAJDUTET E ARTOPOLANTEVE NGA MENGJEZI E DERI NE DARKE NUKE PUSHUAN ASENJEHERE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje