Kryeministri Edi Rama nga konferenca për 30-vjetorin e eksodit të shqiptarëve në Itali ka kujtuar edhe njëherë problemin e patentave të shqiptarëve në këtë vend.
Kreu i qeverisë teksa përmendi disa shifra të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Itali tha se ministri Luigi di Maio duhej të kujdesej.
“Janë më shumë se gjysmë milioni shqiptarët që jo vetëm jetojnë dhe punojnë, por kontribuojnë në ekonominë italiane. Janë 50 biznese të vogla dhe mesatare që paguajnë taksa në Itali dhe janë mijëra studentë që studiojnë në universitetet italiane. Duke qenë se italishtja është gjuha jonë e dytë, studentët tanë janë më lartë se studentët e tjerë”, tha Rama.
Më tej kreu i qeverisë tha se problemi duhej zgjidhur që shqiptarët t’u japin makinave të tyre pa u shqetësuar nga burokracia unike italiane.
“Duke qenë se këtu janë të gjithë gazetarët dhe kam qenë i bombarduar për javë të tëra dhe ambasadori do më fal për këtë që do të them tani, dua të bëj një ndërhyrje ose shkelje të protokollit. Dua t’i them Luigit që të kujdeset pak për patentat e Shqiptarëve në Itali që kanë ngecur në korridoret e burokracisë italiane që shqiptarët udhëtojnë dhe ti japin makinës pa probleme”, shtoi ai.
Në konfercnën nga aeroporti i Barit në Itali, Rama u shoqërua nga ministri i Jashtëm Italian, Luigi Di Maio dhe Presidenti i Rajonit të Pulias, Michele Emiliano.
PO MIRE E KE QE LUFTON PER PATENTAT O XHAXHI ,POR NUK DEGJOJME ASNJE ZE TE NGRIHET PER PENSIONET E NJERESVE QR NUK KANE PENSIONE NE ASNJE KRAH,SI NE SHQIPERI E NE ITALI ..DHE BESOJ QE ESHTE GJE JETESORE DJE JO NJE GJE QEJFI ( ME GJITHE RESPEKTIN PER PATENTEN)
Shume mire e ke thene Ilir. Pensionet jane problemi kryesor per shqiptaret ne itali dhe vende tjera. Ndollemi te pakten mosha ime rreth 60 vjete dhe pa asnje mundesi pensioni as ketu as ne shqipri. Patenta eshte ne plan dyte ore KM.
Ne rregull me patentat por problemi me i madh eshte kontributet se gjysma e punes ne Shqipteri e gjysma ne Itali do mendojne keta apo. BLA BLA.BLA SI eshte ajo shperhja Prit o prift sa te rritet mjekra kane 30 vite ne itali DERI KURE dhe duan votat e emigranteve eshte edhe nje ministri Shtet pa Bereqet!