Një inxhinier shqiptar në NASA: Puna për të çuar në Mars roverin Perseverance!

5 Mars 2021, 10:09Sociale TEMA

Mbrëmjen e sotme, i ftuar në “Shqip show”, nga Rudina Xhunga, inxhinieri shqiptar Armian Hanelli ka rrëfyer sesi është të punosh për NASA-n. Ai u largua nga Shqipëria vetëm 16 vjeç, pasi fitoi një bursë dhe e gjithë jeta e tij ndryshoi.

Unë kam ardhur në Shtetet e Bashkuara në moshën 16 vjeç, si pjesë e programit “Youth Exchange and Study (YES)”. Më pas, familja ime erdhi në Amerikë gjithashtu. Kam bërë 2 vitet e fundit të shkollës së mesme këtu. Gjatë vitit të fundit të shkollës, unë bëra një “internship” tek “Intel Corporation” ku punova si “digital designer” për chipet elektronikë tek Intel. Gjatë këtij intenshipi 1-vjeçar, unë kuptova që kam shumë për të mësuar për fushën e jashtëzakonshme të Inxhinierisë Elektrike dhe vetëm një “Bachelor’s Degree” nuk do të mjaftonte. Më pas, u riktheva te “Virginia Tech” për semestrin e fundit dhe u dipmomova me Bachelor’s Degreen”, në Inxhinieri Elektrike.”

Teksa rrëfen sesi është të punosh për NASA-n, ai zbulon rolin e tij në kompaninë, që për shumë të rinj dhe jo vetëm, është një ëndërr.

Unë pata fat që studiova në Caltech dhe e pashë nga afër punën që bëhet të JPL. Kjo më shtyu që të ndjek një karrierë ku mund të praktikoj aftësitë e mia profesionale dhe të bëj diçka të vlefshme për njerëzimin. Unë punoj si “digtal parts reliability engineer”. Jam inxhinier që siguron që pjesët elektronike që përdoren në çdo mision janë të besueshme dhe mund t’i rezistojnë çdo konditë gjatë misionit në hapësirë: temperaturat e ulëta dhe të larta, vakumin e hapësirës, radiacionin, etj. Puna ime ka të bëjë më analizën e riskut: a ka mundësi që diçka e keqe të ndodhë te pjesët elektronike të misionit, dhe nëse po, çfarë do të shkaktojë ajo gjë e keqe? Puna ime është t’i analizojë të gjitha këto kushte, dhe të minimizoj riskun e misionit. Specifikisht, pjesët elektronike digjitale me të cilat unë punoj janë microprocesorët, FPGA (Field Programmable Gate Array), chipet e memories, dhe të tjera.

27- vjeçari nuk ka lënë pa përmendur roverin Perseverance” që u u në Mars disa javë më parë.

Ishte një emocion i paparë teksa ndoqëm uljen e roverit “Perseverance” në Mars! Unë mendova se isha gati emocionalisht për ta parë atë arritje të jashtëzakonshme të njerëzimit, por ishte edhe më emocionuese seç e prisja! Çdo pjesë elektronike që është pjesë e misionit të Mars 2020 dhe Perseverance rover, ka kaluar te zyra jonë për analizën e riskut! Kur unë fillova punë full-time te JPL, në janar 2019, “Mars 2020” sapo po përfundonte rishikimin e pjesëve elektronike. Kështu që unë pata mundësinë dhe fatin të shqyrtoja disa elektronika që u bënë pjesë e roverit! Gjithashtu, pata mundësinë të përfshihesha në disa investigime të disa elektronikeve që kishin nevojë për më shumë testim dhe analizë. Pra, nësë është pjesë digjitale, grupi jonë e ka shqyrtuar!

Sipas inxhinierit shqiptar, misioni i NASA-s ka qëllim kryesor të kërkojë shenjat e jetës së lashtë në Mars, dhe një ditë, i gjithë eksplorimi do të ndihmojë në të ardhmen e njerëzimit.

Ky mision ka si qëllimin kryesor: Të kërkojë për shenja të jetës së lashtë në Mars dhe të mbledhë specieme nga dheu i Marsit për t’i kthyer në Tokë mundësisht në një mision në të ardhmen. Shumë teknologji që krijohen për këto misione, gjejnë aplikime në jetën e përditshme. NASA punon shumë për misione që kanë të bëjnë me Tokën, të cilat janë të pazëvendësueshme! Një ditë, eksplorimi që ne po bëjmë sot në Mars do të na ndihmojë në të ardhmen e njerëzimit”.

1 komente në “Një inxhinier shqiptar në NASA: Puna për të çuar në Mars roverin Perseverance!”

  1. Vrkrt says:

    Plani i CIA s per t ardhmen e Marsit esht ky:
    Meqe planeti yn po mbipopullohet me njers t kqinj si p sh Sala,Luli,Liri, e compani,ateher esht menduar qe t kqinjt ti dbojm n planet tjeter,meqe burgimi s po jep rezultat,dhe me i vra,s t le perendija…dhe t drejtat universale t robve,pranej si fillim ishte mendu ti degdisnin n Hen.
    Por meqe esht shum afer dhe ata si dobiça qe jan mund t arratiseshin prej andej dhe t ktheheshin n Tok u vendos Marsi.
    Kjo metod esht e njejt me ate qe zbatun alienet dhe qe thuhet n shkrimet e lashta se t kqinjt e tyre,kriminelat pra,u debuan per n planetin Tok nga planeti alien i cili esht diku n galaktik.
    Tash ne po imitojm alienet.
    Atje n Mars,le t hajn koken e njoni tjetrit Sala Mona dhe te tjeret.
    Atje do ta shijojn edhe atè Koken E Kolës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje