Kishte një javë në intubim, COVID i merr jetën studentes 22-vjeçare

6 Mars 2021, 12:21Sociale TEMA

Koronavirusi ka marrë një tjetër jetë në moshë të re. Bëhet fjalë për 22-vjeçaren nga Kolonja, Euxhena Jorgji, cila studionte në Tiranë për financë.

Beteja e saj me këtë virus ishte e gjatë, por fatkeqësisht nuk ia doli të triumfonte. Jorgji prej 1 muaji ishte shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, e ndërsa prej 1 javë ishte në intubim. Nga sa raportohet, 22-vjeçarja vuante edhe nga kockat.

Në ndryshim nga fillimi i pandemisë, është vënë re që është ulur grupmosha e të prekurve, për pasojë edhe e viktimave.

Ekspertët kanë ngritur alarmin se është rritur numri i moshave të reja që janë infektuar me COVID, disa prej të cilëve nuk ia kanë dalë. Kjo sipas tyre, lidhet edhe me ardhjen e varianteve të reja të COVID-it, të cilët janë më agresiv.

Pak javë më parë, ka ndërruar jetë edhe një 18-vjeçar në Elbasan.

2 komente në “Kishte një javë në intubim, COVID i merr jetën studentes 22-vjeçare”

  1. U prehte ne Paqe …
    Beni kujdes per jeten bashkatdhetare .
    Zoti mbroft Shqiperine e shqiptaret …

  2. NSDAP says:

    U prehte ne paqe.

    Zoti qofte me te dhe familjen e saj .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje