Dita e Mësuesit/ Ministrja Kushi bën urimin e veçantë: Çdo arsimtar është një hero

7 Mars 2021, 08:54Sociale TEMA

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka zgjedhur të urojë Ditën e Mësuesit nëpërmjet një videoje të veçantë, ku ajo vetë i është bashkuar një kolazhi urimesh e falënderimesh nga nxënës të shkollave të ndryshme të vendit.

Në mesazhin e saj, Ministrja Kushi nënvizon se ky është një 7 Mars ndryshe nga herët e tjera për shkak të pandemisë:

“Sot është 7 Marsi, Festa e Mësuesit. Një 7 Mars ndryshe nga çdo herë tjetër. Një 7 Mars kur çdo nxënës e prind po ndjen sakrificën madhore të mësuesve tanë që do të mbahet mend shumë gjatë”.

Duke uruar gjithashtu që “çdo 7 Mars në të ardhmen të mos i ngjajë këtij të sotmit, por të vijë i mbarë, dhe ne të mund të dhurojmë lule e përqafime me njëri-tjetrin”, Znj. Kushi nënvizon se falënderimet e mirënjohja për mësuesit nuk mbarojnë asnjëherë:

“Të dashur mësues! Falënderimet dhe mirënjohja për ju, asnjëherë nuk mjaftojnë! Sepse çdo mësues është një hero! Një hero që të merr për dore, të ndriçon e bëhet udhërrëfyesi yt!” – mbyll mesazhin e saj Ministrja Evis Kushi.

1 komente në “Dita e Mësuesit/ Ministrja Kushi bën urimin e veçantë: Çdo arsimtar është një hero”

  1. REALE says:

    Nuk e di ne eshte mesues Mark Marku dhe Agron Gjekmarku se na jane veshtire me etiken dhe estetiken e tyre, perveç moralit neper televizione?! Ke gje per te thene zonja ministre?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje