Deputeti, Ralf Gjoni në fjalën e tij në Kuvend deklaroi se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit.
Gjithashtu ai u bëri një thirrje qytetarëve që të shkojnë në qendrat e votimit dhe të vendosin një kryq në fletën e votimit, ndërsa tha se drejtësia në këtë vend herët apo vonë do të vijë dhe se peshqit e përfolur do të kapen dhe do të dalin para drejtësisë.
“I detyrohem një ndjesë të madhe të gjithë qytetarëve.
Drejtësia do të vijë në këtë vend, disa peshq do të kapen e disa koka do të priten.
Unë do të mbetem në shërbim të vendit tim dhe popullit.
Deri në shtator do t’i shkoj deri në fund mandatit tim deri në shtator dhe i uroj miqve të mi fat të mbarë në zgjedhje”, tha ai.
A ka njeri te me shuaje kuriozitetin se cfare eshte ky tipi. Cfare ka bere ne jete se me duket nga hici eshte katapultuar ne Kuvend. Po more deputeti me emer qeni…kohe me te mira sigurisht do te vijne sepse po i pritet rruga per te ardhur ne Kuvend tipave kot, por ama kot fare, si puna jote.