Në një intervistë të sinqertë me Oprah Winfrey të dielën mbrëma, Meghan Marklë ka zbuluar se familja mbretërore, gjatë kohës kur ajo ishte shtatzënë, kishte shprehur shpeshherë shqetësime në lidhje me ngjyrën e lëkurës së djalit të saj, Archie Harrison, informon abcnews.al.
Dukesha e Sussex tha se këto shqetësime i ishin transmetuar Princ Harryt nga anëtarët e familjes.
Harry, i cili iu bashkua Meghan më vonë në intervistë, nuk dëshiroi të zbulonte asnjë detaj në lidhje me atë çfarë ishte folur për lëkurën e Archie.
“Atë bisedë nuk do ta ndaj kurrë. Në atë kohë, ishte e vështirë. U trondita”, tha Harry.
Kujtojmë se muajt e fundit të shtatzënisë së dukeshës me fëmijën e saj të parë, pati shumë polemika mbi familjen mbretërore, pasi vendosën që të mos i jepnin një titull, mbretëror si të gjithë nipërve dhe mbesave të tjera.
Në intervistën e dhënë për moderatoren e njohur Oprah Winfrey, ajo gjithashtu ka zbuluar se ka qënë Kate Middleton ajo që e bëri të qante para se të martohej me Harry-n.
Dukesha e Sussex i tha Oprah se ajo ‘nuk mund të lihej vetëm në atë periudhë‘ duke treguar se i ka rrëfyer, Harry-t se ‘nuk dëshironte të ishte më gjallë‘.
Çifti gjithashtu zbuloi se fëmija që pritet të vijë në jetë është një vajzë.
Gjatë intervistës, ata akuzuan familjen Mbretëore për racizëm si dhe zbuluan përçarjen e thellë që ka shkaktuar ‘Megxit’ me Princin Charles dhe Princin William.
“You’re not going to tell me who had that conversation?” Oprah asks after Meghan says there were concerns about her child’s skin color
“I think that would be very damaging to them.” #OprahMeghanHarry pic.twitter.com/TGulbooO8P
— philip lewis (@Phil_Lewis_) March 8, 2021
avash ti moj xinxilushe don me bo djalin princ me ngjyre thengjilli,nuk te lejohet me prish genin gjakun blu mbretnor,na jemi prej veeiut dhe deri ne 90 as ne tirane s na la lan enver hoxha duhej vize me ik ne tirane e ti do djalin mbret shpejt e shpejt korbec te zi