U zyrtarizua sot si kandidat për deputet i LSI: Arrestohet në gjendje të dehur Sokol Skura, në 2015-n përplasi një qytetar për vdekje

8 Mars 2021, 15:11Politika TEMA

Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Elbasanin, Sokol Skura është arrestuar pasi u kap nda policia duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Sipas policisë, Skura po udhëtonte në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, kur gjatë kontrollit ka rezultuar se kishte konsumuar alkool.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që ia shkakton një aksident në timon në gjendje të dehur edhe më herët në vitin 2015 në gjendje të dehur ka shtypur me makinë një djalë të ri 17-vjeçar në Mengël të Elbasanit.

Sokol Skura i larguar nga Partia Socialiste që në vitin 2015, është akuzuar edhe për korrupsion në skandalin e grabitjes së rreth 500 milionë lekëve nga Fondi i Rimbursimit të Barnave.

1 komente në “U zyrtarizua sot si kandidat për deputet i LSI: Arrestohet në gjendje të dehur Sokol Skura, në 2015-n përplasi një qytetar për vdekje”

  1. Tr says:

    JA CFARE KRROMA KANE NE GJIRIN E TYRE KJO PARTI E NDYRE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje