Nga Ylli Pata
Ka një propagandë që sillet nga opozita, e kryesisht nga LSI-ja që akuzojnë Edi Ramën që ka suprimuar socialistët me një grup që ai ka sjellë në PS, që ata e cilësojnë me cinizëm-“Rilindja”, duke u nisur nga sllogani i PS-së në zgjedhjet e vitit 2013.
E këtë logjikë politike e përforcojnë me një grup pushtetarësh të PS-së, që u larguan nga grupimi i tyre politik në vite pasi u provuan në poste më të larta të vendit; kryeparlamentar, ministër e Zv.kryeministër disa herë si Kastriot Islami, ministër e deputet si Arben Malaj, ministër si Aron Duka e natyrisht deputetë, apo edhe emra të tjerë që sot janë fansa të opozitës që synon të risjellë Sali Berishën dhe Ilir Metën në krye të vendit.
Edi Rama, ka prezantuar sot, si pjesë e skuadrës politike të Partisë Socialiste, një intelektual që për vite me radhë punon e jeton në Britaninë e Madhe, ku jo vetëm ka ngritur jetën e tij familjare, por ka edhe një sens të kontributit politik në vendin e tij.
Bëhet fjalë për Lavdrim Krashin, i cili është një zyrtar i rëndësishëm në bashkinë e Londrës, kontribues në organizatat e emigrantëve shqiptarëve, si dhe aktivist i rëndësishëm i laburistëve britanikë.
Por Lavdrim Krashi, është pjesë e grupit themelues të socialistëve shqiptarëve në fillim të viteve 90 në Shqipëri.
Me origjinë nga Dibra, i diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë në Tiranë, Lavdrim Krashi, ka qenë një nga 6 themeluesit e parë të Forumit të Rinisë Eurosocialiste Shqiptare: së bashku me Haki Morinën, Pandeli Majkon, Ilir Zelën, Flamur Metallarin dhe Arjan Kokoshin. Kjo ka qenë dhe bërthama e parë që më pas u zgjerua me Ilir Metën, Monika Kryemadhin, Ndre Legisin, Luan Ramën etj.
Në fushatën e vitit 1992, Krashi së bashku me Monika Kryemadhin dhe një grup tjetër të FRESSH u angazhuan në rrethin e Dibrës, për të arritur që të nisnin një dialog të ri me qytetarët e zemëruar më PPSH-në.
Pas një angazhimi politik në FRESSH, Krashi largohet në Britaninë e Madhe, ku ka krijuar jetën e tij, por gjithsesi ka ngritur një aktivizëm të organizatave shqiptare atje për mësimin shqip, lobimin apo lidhjen me Shqipërinë.
Edhe pse i punësuar në Londër, Krashi ka disa vite që merr pjesë në debatin publik në vend natyrisht për çështje që i takojnë aktivizmit, por edhe zhvillimve në Britaninë e Madhe.
Nga vitin 2015, ka qenë aktiv edhe me shkrimet e tij publistike që janë botuar në TemA, si për rastin e zgjedhjes së kreut të parë të bashkisë së Lodrës me origjinë emigrante, Sadik Khan, ku natyrisht shqiptarët kanë kontributin e tyre të rëndësishëm, por edhe në zhvillimet më mëpastajme.
Me rastin e humbjes së laburistëve britanikë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, Krashi shkroi një analizë që u botua në TemA, ku shtronte idenë që Partia Laburiste duhet të shkonte drejt qendrës dhe përkrahu fitoren e Sir Keir Starmer.
Gjatë gjithë këtyre viteve, Krashi ka ndikuar në shumë lidhje që qarqet akademike, sipërmarrëse, por edhe politike të Britanisë së Madhe të zhvillojnë me Shqipërinë, që është konkluduar në marrëdhënie dhe projekte të rëndësishme. (TemA)
Eshte marre edhe me letersi berthamore ne Zelanden e Re.
Pra mbeshtet Laburistet e Britanise Madhe (komunistet) dhe tifoz i Komunistit(Laburist) Muslimon te kreut bashkise se Londres, pra perfaqsues i denje i Partise se emigranteve tamam si Demokratet(Marksistet) e Amerikes.Shpresohet shume nga ky djale i Partise.
=
Bile ka punuar ne shkenca astronomike si shpjegohet edhe me siper per hir te Partise….lol!
Birazer me Lavdrim Muhajeri….. allah uakbar.
Ore kokegaxhole mbaruan emrat qe vjedh nikun tim
A ke nanje cik seder apo jo
Mos e perdor me
Osht vlla me Nelin!
DURRESI
Ca na duhet ky para FlamurNokes dhe Nard Ndokes Pse ky do na tregoje neve se si ndertohet Shteti kur kemi keta dy kolose te dijes bashke me Prof.dokt Xhelalin se qenkan dhe patriote Kesaj i thone vare vete me Zore Sale
s’ka hajdut me te madh se kte ne londer bashke me shpresa programme nuk kan len gje pa vjedhur me shoqata nese e hedhin kandidat ne london as shoket e tij nuk e votojne plus qe eshte gomar nga mendja e kale nga surrati nuk i lidh dot dy fjale
Ti nuk je Tropoja! Mjaft e anatemuat emrin e atij qyteti, duke u fshehur lloj-lloj sorollopi e duke i vene njolla qe nuk i meriton.
O tropoja (qe vetem me Tropojen nuk ke te besh) , ti dukesh qe je nje pabuks qe gezimin e vetem ne jete e ke kur merr pozicionin e trollit neper internet. Shihet qe je nje individ i keqperdorur dhe me trauma te renda ne jete. Me duket se ka te nxjerre jot’eme nga bytha.
O ti tropoja turp te te vije qe merr neper goje nje njeri qe le Londren e vjen te kontribuoje per Shqiperine.
Ai jo vetem eshte nje vlere e shtuar per PS por dhe per Shqiperine. Pa le po na permend dhe pamjen e fytyres, me thene te drejten burre me te pashem nuk ka pas ndonjehere parlamenti yne.
Ke te drejte. Edhe ky si E. Rama qe la Francen dhe erdhi te “rregulloje” Shqiperine. Edhe ky pas disa vjetesh (kur te dale ne pension Rama) do te jete “kokeminister”.
Per shkodranet si puna jote jane te mire vetem
bajraktaret mesjetare , vrastare pas shpine si
Sali Berisha , Azem Hajdari , Ali Spahia , Zhelefina ,
, famekeqi B.Gazidede me te ngjashmit e tyre .
Bravo Ed Rama dhe nji te lumte per dr – en ne kometin e tij…
londra as parisi nuk jane parajsa por e len londren sepse nuk vjedh dot si ne shqiperi,ne tirane behesh me i pasur se eliot musk nese je hyzmeqar i edvin mafis keshtu qe njerezit pa moral parane dhe pasurin kane gjithçka
O neneqire.
Tropoja apo Marco from TROPOXHA
Une e kam njohur Z.Krashi dhe nuk gjykoj ashtu siç masturbon copa e mishit qe ti ke ne vend te trurit. Gjithsesi me sa shkruan e kuptoj qe ti e shplan trurin ne ndonje lavazh te Londres. Por duhet ta dish, qe nuk eshte e veshtire te gjendet se kush i shkruan komentet. Dhe nese z. Krashi ose dikush, sipas ligjit do te kerkonte burimin e nje komenit, atehere do te dilte edhe kush e ka bere nje koment te caktuar. Me pas, duke qene I bindur qe larja ne karvosh nuk te jep kohe te merresh dhe aq me shume te kuptosh ndonje fjali nga ligji anglez, po te kujtoj qe ne ligjin britanik ka nje pike qe ata e quajne
Malicious Communications Act 1988
Nuk po ta shpjegoj se cfare eshte se edhe po te ta shpjegoja nuk do ta kuptoje. Por me fjale te shkrutra do te thote, qe nese z.Krashi deshiron te ngreje nje padi ndaj jush (pra t’ju akuzoje), me pas te plas brenda deri ne 2 vjet.
Uroj qe z. Krashi ta beje nje gje te tille.
Shpetimi juaj ne kete rast eshte vetem nese provoni qe zoti Krashi dhe ajo shoqata (Shpresa) kane vjedhur.
Ndryshe e ke punen keq, se denohesh edhe per shpifje, edhe per prishje te imazhit, edhe per ate qe te thashe me siper. (Besoj se nuk kupton gje, por pyet ndonje te ta shpjegoje).
Dhe ne fund nese nuk provon gje, je thjesht nje zar me shume ne ushtrine e llapaqenëve dhe mashtruesve te sorollopit BABALE.
PROVOJE TROPOXHA QE KRASHI DHE SHPRESA KANE VJEDHUR DHE UNE VIJ ATY E DALIM BASHKE BALLE PER BALLE NE NJE GJYKATE NE LONDER.
Turp te te vije, qe akuzon pa fakte, PIS.
Kaq.
E re popull që nuk harrove kurrë pa i bërë biografinë tjetrit. Shikoni shikoni më thellë Se mos ka ndonjë gjë tjetër në biografi. Ja Pse sundon Edvin Rama në atë vend Se ka gjetur shesh e bën Përshesh dhe madje vetëm e ujë e bën ?. Urime popull Urime dhe mos harroni të bëni Shqiponjën ?
Une e njof ket Lavdrimin , nuk eshte djale i keq, perkundrazi, ka punu perkthyes ne fillim mesa mbaj mend dhe ka ndihmu shume shqiptar kur ishte eksodi i shqiptarve qe iknin nga Shqiperia dhe prezantoheshin si Kosovar 98-2001. Me vone pastaj shkeputa lidhjet dhe e rishikoj si kandidat per deputet mbas 20 vitesh, me vjen mire sepse ka bagazh shume me shume se ndokat, frrokat e lloj lloj sorollopi qe eshte katandis parlamenti shqiptar.
Kuptohet qe me Ramen nuk eshte e lehte te punosh dhe Shqiperia ndryshon nga Anglia sepse ka shume brryla dhe nderhyrje, por si dibron qe eshte besoj se do di ti ndaje gjerat, ne te kundert me aq sa e njoh une nuk e ka problem tet thote tunjatjeta dhe mirupafshim!
Krashi ishte edhe ai tipi ne pergjimet e vjedhjeve te votave ne Diber
Populli duron paguan një klasë politike 80% parazit që vjedhin grabisin shpifin 140 deputet është paftyrësi e politikës për 30 vjet marrin rroga të majme ,kjo është katastrofike ,për këtë ngrie zërin ,jo për personalitetetë “harruara nga politika” domosdo jan një vlerë e shtuar !…
STOP numrin deputetve 140 -me rrogave të majme ,djetave brenda e jashtë shqipërisë ,pagesave për telefona ,karburant monstruoze.Kur një pensionist merr 100 dollar në muaj një pension qesharak që nuk arrinë të paguaj edhe detyrimet e enrgjisë elektrike dhe ujin !…
Edhe 140 deputet janë shumë për një parlament si ky yni me 2.5 milon banor ,që ikin çdo ditë.80 do ishte normale.
Populli duron paguan një klasë politike 80%parazit që vjedhin grabisin shpifin 140 deputet është paftyrësi e politikës për 30 vjet marrin rroga të majme ,kjo është katastrofike ,për këtë ngrie zërin ,jo për personalitetetë .
STOP numrin deputetve 140 -me rrogave të majme ,djetave brenda e jashtë shqipërisë ,pagesave për telefona ,karburant monstruoze.Kur një pensionist merr 100 dollar në muaj një pension qesharak që nuk arrinë të paguaj edhe detyrimet e enrgjisë elektrike dhe ujin !…
Edhe 140 deputet janë shumë për një parlament si ky yni me 2.5 milon banor ,që ikin çdo ditë.80 do ishte normale.