Kryemadhi vendos kandidat për deputet në Elbasan ‘vrasësin në timon’, i akuzuar dhe për grabitjen e 500 milionë lekëve

8 Mars 2021, 11:51Politika TEMA
Kryemadhi vendos kandidat për deputet në Elbasan ‘vrasësin

Kandidati i Lëvizjes Socialiste në Elbasan, Sokol Skura, i pesti në listë në këtë qytet, rezulton të jetë në masën ‘arrest me burg’, në komisariatin Elbasanit.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Skura është dënuar për drejtim automjeti në gjendje të dehur. Ky person në vitin 2015 është arrestuar përsëri për vrasjen e një kalimtari në gjendje të dehur, në Mengël të Elbasanit.

Sokol Skurën, Partia Socialiste e ka larguar që në vitin 2015, kur ai u akuzua për korrupsion në skandalin e grabitjes së rreth 500 milionë lekëve nga Fondi i Rimbursimit të Barnave.

Nuk është habi që të gjithë personat problematikë gjejnë strehë pranë LSI, pasi kjo parti nuk ka elektorat as identitet politik. Mbështetësit e saj të vetëm janë personat të cilët duan të bëjnë karrierë dhe që nuk kanë asnjë ideal veç interesit dhe pasurimit në një kohë të shpejtë nëpërmjet korrupsionit.

Kujtojmë se ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim u ka kërkuar partive të largojnë personat e inkriminuar nga radhët e tyre, por duket se si gjithmonë për LSI-në porositë e SHBA kanë rënë vesh të shurdhër.

(shqiptarja.com)

5 komente në “Kryemadhi vendos kandidat për deputet në Elbasan ‘vrasësin në timon’, i akuzuar dhe për grabitjen e 500 milionë lekëve”

  1. Po likja says:

    E po ilir hajduti flet dite e Nate per lists te pasta???

  2. elb says:

    Per kete kryenecesi te LSI-s populli yne ka dy shprehje.Uthulla e forte thyen enen e vet dhe me e reja Pordha e madhe gris breket e veta

  3. Viola says:

    Po ambasadorja amerikane cfare thote.?

  4. Bobi says:

    Pse nuk name thua se kush e vuri deputet me 2013 dhe e kishte krah te djathte ne cdo gje .Taulanti e vuri aty se nuk kishte te tjere dhe i ndanin bashke leket e vjedhura
    Kur ky robi shtepi 1 njeri kush nderhyri e dini? Taulanti. Kur vjedhjet dolen ne drite mgjth Taulanti merrte hisen e vet e la dhe se mbrojti me. Sot ai kandidon kunder Taulantit se deputet nuk del dot. Keto jane kandidatet e Rames dhe Taulantit

  5. Bujar says:

    Prandaj ju te Ps moret nga LSi persona ordinere si Aleksander lipviani gledion rahovica etj??!
    Po ikni ore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje