Duke filluar që nga data 11 mars 2021 pas orës 20:00, do të vihet në zbatim plani i ri i menaxhimit të trafikut për Lotin 2 dhe Lotin 3 të Unazës së Re “Mbikalimi Pallati me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja” pranë zonës së Ozonit (Astir).
Pasi kalohet rruga “Aleksandri i Madh”, bëhet një devijim i rrugës “Teodor Keko” për të vazhduar në rrethrrotullimin e ri të përkohshëm tek zona e “Ozonit”, i cili do të zëvendësoje kryqëzimin ekzisues me semafor.
“Bulevardi Migjeni” nuk do të ketë kalim në rrugën “Teodor Keko” dhe do të bllokohet në rreth rotullimin ekzistues në kryqëzimin me rrugën “Tom Plezha”. Aksesimi për në rrugën “Teodor Keko” do të jetë i mundshëm nëpërmjet rrugës “Engjell Mashi”.
Trafiku i automjeteve, i cili vjen nga rrethrrotullimi Shqiponja do të kalojë me tre korsi nga 3.0m, fillimisht në urën e Lanës për të vazhduar përgjatë rrugës “Teodor Keko”.
Automjetet mund të marrin daljen në të djathtë në rrugën “Mikel Maruli”, në të cilën do vendosen barriera betoni. Rruga “Aleksandri i Madh” do të vazhdojë të jete i hapur për daljen nga Teodor Keko dhe aksesimin e saj.
Na beni ndonje shpjegim tjeter se me keto emra rrugesh nuk besoj se oruentihet dot njeri.
Shpjegim shume I sakte, asgje nuk kuptuam……..
Vendosni panimetrine e rrugeve, ku te shenohen edhe emrat e rrugeve ,(se emrat e rrugeve nuk i njohin as banoret e lagjes ku ndodhen)
shenoni bllokimin e tyere dhe nga do kalohet , me shenjat dhe tabelat standarte dalluese! po ashtu edhe datat kur fillon ndryshimi.
Ne se nuk e beni tani, do te krijoni nje kaos ne trafik me pasoja.
Botojeni ne disa gazeta.
Ja sqarimi qe kerkoni: Do hyni nga rruga Kont Urani, do ktheni djthtas te Vojo Kushi, atje ka nji shtylle te rexume, merr majtas dhe te del nje mur me blloqe betoni pas asaj te shfaqet Erion Veliaj. Aty mos luj mo.