Shqipëria “deh” BE-në me alkool të falsifikuar

9 Mars 2021, 14:45Sociale TEMA

Shqipëria është një ndër vendet burim kryesor i furnizimit të vendeve të Bashkimit Europian me produkte alkoolike të falsifikuara.

Kjo është gjetja e hedhur në një raport të Komisionit Europian, ku theksohet se vendi ynë për vitin 2018 është i treti përsa i takon origjinës së pijeve alkoolike të rreme që janë sekuestruar nga vendet anëtare të BE-së.

Në total, rreth 13 për qind e këtyre produkteve janë me origjinë nga Shqipëria, ndërkohë që burimi kryesor i tyre është Maqedonia e Veriut me rreth 60 për qind dhe Moldavia me rreth 26.5 për qind.

Në lidhje me mallrat e tjerë, për ushqimet dhe veshmbathjet falsifikatorët kryesore janë Kina, Turqia, Bangladeshi dhe Pakistani.

Produkti i preferuar nga falsifikatorët vijojnë të mbeten cigaret me rreth 15.6 për qind të totalit të produkteve të sekuestruara. KE thotë se rreth 80 për qind e produkteve të bllokuara janë sekuestruar.

Vlera totale e produkteve të bllokuara për shkelje të të drejtave të autorit përllogaritet në rreth 760 mln euro, ndërsa Komisioni vlerëson se xhiroja që qarkullohet në treg e këtyre produkteve shkon deri në 6 miliardë euro në vit.

 

 

4 komente në “Shqipëria “deh” BE-në me alkool të falsifikuar”

  1. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

    Pafytyresi sunitesh….

    1. Taulant says:

      Shejtan dil nga manastiri dhe lahu se mbete ne shekullin e 12-te.

  2. Kim été says:

    Është duke ecur një belg dhe një shqiptar në rrugë pa maskë, shqiptari dënohet dhe belgu vazhdon rrugën., kjo është BE-ja.

  3. Iliria e bashkuar says:

    Skeni turp o njerz dhe qeveri te mbaruar. Ne Bordo te Frances, kontrolluesit e shtetit gjeten mjalt spanjoll ne nje perzierje qe shitesh si mjalt vendi original. Genjeshtaret perfundan ne polici.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje