Martesat në moshë të hershme, ende problem në Shqipëri

8 Mars 2021, 14:09Sociale TEMA

Ajo ishte vetëm 16 vjeçe kur u fejua, ndërsa pa mbushur mirë të 18-at u bë nënë.

Sot, Denisa, është 29 vjeç dhe nënë e dy fëmijëve.

“E njoha vetë bashkëshortin tim. U martuam me dashuri. Ai është 12 vjet më i madh se unë. Kisha vetëm pak kohë që e kisha njohur dhe shumë shpejt familja ime e mori vesh për të dhe u martuam brenda disa muajsh”- tregon Denisa, e cila jeton në një fshat të Korçës.

“Prindërve të mi sa nuk u ra pika kur morën vesh që unë kisha krijuar lidhje me një djalë. Për ta ishte turp. Unë isha mirë me mësime dhe doja të vazhdoja edhe studimet e larta, por në atë periudhë e lashë edhe shkollën. E vetmja zgjidhje për turpin që kisha bërë ishte martesa”,  rrëfen ajo.

Rasti i Denisës nuk është i veçuar dhe as një fenomen i rrallë në shoqërinë shqiptare. Janë të shumta ajo vajza që martohen të mitura dhe në jo pak raste martesa të tilla ndodhin me bekimin e prindërve apo të shtyra prej tyre.

Sipas një raporti të UNICEF & UNFPA të përgatitur për Observatorin për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve, normat e martesave të fëmijëve janë të larta në zonat rurale dhe të thella dhe midis komuniteteve rome, megjithatë të dhëna të sakta statistikore nuk janë të disponueshme.

Për më tepër, shpesh të dhënat ofrojnë një panoramë krejt ndryshe, pasi martesat nën moshë nuk raportohen.

Kjo bëhet e qartë edhe në edicionin e vitit 2020 të INSTAT, sipas të cilit numri i vajzave të martuara para moshës 18 vjeç në 2019 ishte 20. Sipas INSTAT, ky numër është ulur në krahasim me vitin e kaluar kur kishte 24 martesa para moshës 18 vjeç. “Përqindja e vajzave të martuara në moshën 15-17 vjeç është shumë e ulët, ndërkohë që përqindja e vajzave të martuara në moshën 18 dhe 19 vjeç është më e lartë, përkatësisht 9.3 dhe 6.8 përqind. Nga ana tjetër, nuk ka martesa për djem para moshës 18 vjeç dhe përqindja e djemve të martuar në moshën 18-19 vjeç është nën 1.0 përqind”.

Por në raportin e UNICEF theksohet se burime të tjera raportojnë nivele më të larta të martesave të hershme për Shqipërinë dhe çështja kërkon vëmendje shtesë, hulumtime më të thella dhe analiza të mëtejshme.

“Hulumtimi cilësor mbi çështjen në Shqipëri konfirmon gjetjet në nivel rajonal dhe global, që martesa e fëmijëve në Shqipëri është e lidhur fort me normat kufizuese gjinore, me varfërinë dhe përjashtimin shoqëror. Për sa i përket ndikimeve, kërkimet dhe të dhënat cilësore tregojnë se braktisja e shkollës, amësia e hershme dhe mungesa e autonomisë së grave dhe fuqia vendimmarrëse në familje dhe në publik po ushqejnë martesën e fëmijëve në Shqipëri” – theksohet në raport.

Rekomandimi i përgjithshëm që rezulton nga kërkimet e fundit konfirmon që qeveria duhet të adresojë martesën e fëmijëve përmes masave të politikave në nivelin qendror dhe lokal, duke përcaktuar ndërhyrjet, buxhetet përkatëse, si dhe rolet dhe përgjegjësitë e njësive të ndryshme publike. Duke marrë parasysh sfidat komplekse të këtij fenomeni, veprimet në lidhje me martesën e fëmijëve duhet “të përfshihen në politikat përkatëse dhe të adresojnë natyrën ndër-sektoriale të përgjigjeve publike”.

Vajzat, më të prekurat

Ekspertët vërejnë se “politikat dhe planet e veprimit që luajnë një rol të rëndësishëm në luftën kundër martesës së fëmijëve janë ato në fushat e barazisë gjinore, fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave, edukimi gjithëpërfshirës seksual, shëndeti seksual dhe riprodhues, drejtësia, zhvillimi rural, rinia, përfshirja sociale, edukimi dhe aftësimi profesional.”

Ata vërejnë se qeveria duhet të punojë më fort në forcimin e përgjigjeve dhe shërbimeve, në sensibilizimin dhe edukimin e ofruesve të shërbimeve të vijës së parë.

Nga ana tjetër është me rëndësi “rritja e ndërgjegjësimit tek adoleshentët, prindërit, arsimtarët, komunitetet dhe publiku i gjerë”.

Ekspertët: Ndikues, edukimi i cunguar seksual

Ekspertët vijojnë se të prekur më tepër nga ky fenomen janë vajzat. Për fëmijët e prekur nga ky fenomen duhet të promovohen dhe krijohen alternativa, ndërsa “mësimi në lidhje me seksualitetin në një mënyrë të përshtatshme për moshën është një pjesë integrale e rritjes”.

Edukimi gjithëpërfshirës seksual që në moshë të hershme ka treguar se ndihmon të rinjtë të shmangin shtatzënitë e padëshiruara, infeksionet seksualisht të transmetueshme, përfshirë HIV dhe situata potencialisht abuzive, ndërsa mësojnë se si të zhvillojnë marrëdhënie të sigurta, të shëndetshme, të barabarta dhe të kënaqshme me të tjerët.

Në raport thuhet mes të tjerash se si rezultat i tabuve rreth temës dhe keqinformimit në lidhje me qëllimin e saj, janë shumë të paktë të rinjtë, por dhe edukatorët dhe prindërit e tyre, të cilët kanë qasje në edukimin gjithëpërfshirës seksual.

Edukimi shëndetësor dhe seksualiteti filloi të bëhet pjesë e sistemit arsimor shqiptar në vitin 1995 dhe Shqipëria ka arritur një përparim të rëndësishëm në miratimin e rregulloreve që mbështesin edukimin gjithëpërfshirës seksual, trajnimin e një numri të madh të mësuesve në këtë temë dhe përfshirjen e mësuesve, të rinjve dhe profesionistëve shëndetësorë në proceset përkatëse të planifikimit dhe zbatimit. Duke filluar nga viti 2015, rreth 3000 (tre mijë) mësues u trajnuan për të dhënë profesionalisht lëndë të edukimit seksual.

Gjatë periudhës 2011 – 2016, 22 kërkesa u bënë në qarkun e Korçës për ‘leje për të lidhur martesë nën moshë’. Nga këto, 20 kërkesa u pranuan, vetëm një çështje u hodh poshtë dhe një tjetër u kthye për shkak të mangësive. Kjo Gjykatë nuk ka hedhur poshtë asnjë çështje. Kjo do të thotë që Gjykata ka gjetur arsye të rëndësishme në secilën prej kërkesave të paraqitura dhe për këtë arsye ka lejuar martesën e mitur.

Ndërsa në qarkun e Pogradecit janë 13 kërkesa të paraqitura për leje për të lidhur martesë nën moshë, nga të cilat 9 u pranuan dhe 4 raste u pushuan. Edhe kjo Gjykatë nuk ka hedhur poshtë asnjë kërkesë. Nga vendimi i administruar gjatë monitorimit vërejmë se nga 4 rastet e pushuara, 2 prej tyre kishin të bëjnë me kërkesën për leje për të lidhur martesë me të mitur. Duket se palët nuk u tërhoqën nga qëllimi i tyre. Në një nga vendimet, vajza e mitur kërkon të lidhë martesë, sepse dëshiron të vazhdojë studimet jashtë vendit ku jeton i fejuari  i saj.

“Në raste të tilla me “leje për të lidhur martesa të mitura”, kur çështja pushohet dhe kërkesa përsëritet, do të ishte e përshtatshme që Gjykata të zhvillonte një hetim më të kujdesshëm të pëlqimit dhe vullnetit të lirë të vajzës së mitur, duke siguruar seanca dëgjimore për të marrë në pyetje të miturin pa praninë e të afërmve që mund të ndikojnë në vendimmarrje”, thonë specialistët e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve.

“Mund të vërehet se në të gjitha çështjet e paraqitura në Gjykatë në qarkun e Korçës ose Pogradecit, Gjykatat u vunë në lëvizje përmes kërkesës. Leja për të lidhur martesë nën moshë është një proces i kryer pa një palë kundërshtare. Pra, mund të vërehet se paraqitja e një kërkese për të vënë në lëvizje gjykatën është kuptuar mirë në terma procedurale.

Në të gjitha vendimet e Gjykatës për periudhën 2011-2016 në distriktin e Korçës ose Pogradecit, kërkesa për leje për të lidhur martesë të mitur u bë për gruan e ardhshme dhe në asnjë rast për burrin e ardhshëm”.

Raporti thekson se rastet e raportuara duket se janë të përsëritura dhe në njëfarë mënyrë po venë në zbatim një praktikë të dikurshme: atë të martesave të grave në apo nën moshën 16 vjeç.

“Krijohet përshtypja se përjashtimi nga rregulli për lejimin e martesës nën moshë është arti për të ulur moshën e martesës për gratë dhe kthimi përmes vendimeve gjyqësore në rregullin e mëparshëm në lidhje me martesën, ku gratë mund të lidhin martesë në moshën 16 vjeç dhe burri në moshën 18 vjeç. Ajo që vazhdon të jetë një problem shqetësues është se ka raste kur kërkohet martesa dhe lejohet për vajzat e mitura nën moshën 16 vjeç”, nënvizon raporti.

Martesa e fëmijëve – martesa zyrtare ose bashkimi jo-zyrtar i çdo personi nën moshën 18 vjeç – është një shkelje e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të fëmijës. Martesa e fëmijëve i vendos bashkëshortët fëmijë dhe në veçanti, vajzat e martuara, në rrezik ndaj dhunës në familje, abuzimit seksual, përdhunimit dhe mohimit të qasjes në arsim. Praktika ka ndikime jetëgjata në shëndetin fizik e mendor si dhe në mirëqenie, të cilat shtrihen deri në moshën madhore, kontribuon në rritjen e shkallës së vdekshmërisë foshnjore dhe amtare dhe shërben për të zgjatur vazhdimësinë e pabarazisë gjinore, varfërisë dhe përjashtimit social. Çdo vit, deri në 12 milionë vajza martohen ose hyjnë në një bashkim para moshës 18 vjeç, ndërkohë që shifrat për djemtë janë shumë më të ulëta.

Shqipëria ka një kornizë të fortë legjislative për të trajtuar martesën e fëmijëve, megjithatë, hulumtime të kryera më herët nga Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve kanë gjetur se ligjet nuk zbatohen në mënyrë efektive apo të vazhdueshme. Të dhënat zyrtare të vitit 2017 tregojnë se në 16.9% të martesave atë vit, bashkëshortja ishte nën 19 vjeç dhe në 0.5% të rasteve, bashkëshorti ishte nën 19 vjeç, por kjo nuk përfshin martesat e paregjistruara. Blerina Goce

7 komente në “Martesat në moshë të hershme, ende problem në Shqipëri”

  1. HAKO says:

    Statistikat , i hedh poshte te gjitha emisioni Perthithen,, ku ka plaka dhe pleq me shumice qe jane akoma te pavendosura per hapin e veshtire te martese.

  2. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

    Nuk kuptoj nje gje,perse nje carcaf (nuk e lexova) per te treguar se keta jane njethundraket arabe nuk behen njerez,kshq vari kkkkkkk …… allah uakbar.

    1. Taulant says:

      Te kane shkerdhyer fisin sunitet qe nuk te hiqen nga mendja o debil.

  3. Ardiani says:

    Qe kur eshte krijuar njerëzimi te gjithe martesat beheshin ne moshe te hershme. Ne te tere boten. Dhe njerzit kishin mundesi te beheshin prinder dhe gjysher. Dhe po ashtu te shijonin jeten me niperit e tyre. Por 20 vitet e fundit ne nje pjese te mire te botes po luhet nje rol i mbrapsht per shkaterrimin e familjeve. Sic dhe ky artikull po e quan problem martesen ne moshe te hershme.Nderkohe qe dihet mjaft mire qe femrat pas moshes 30 vjece rrezikohen te lindin femije ose mund te lindin femije down. Sepse ora biologjike i skadon. Futja e e qellimte e mentalitetit qe martesa ne moshe te hershme eshte e demshme eshte nje mine me sahat per brezin e ri. Sepse jo vetem po humbin mundesine te behen gjysher. Por po humbin mundesine te behen dhe prinder po ashtu.

  4. Niku says:

    @Taulant, sa me injorant, me idiot e i pakulture te jete njeriu, aq me kollaj bie ne imoralitet … Dhe keto “lidhjet” e shqiptarkave akoma pa dale nga veza, pavaresisht se si “patriot” i flakte e shqipo-gomar anadollak qe je, nuk te pelqen, ndodh pikerisht nga ultrainjoranca malokare, qe e kemi me shumice… Midis te tjerash, ju kujtoj qe kemi mbushur bordellot e Evropes…E di qe do fillosh te shash me fjale rrugaci, gjysma rrokjesh arabe, por aq me ben… Shajne injorantet, qe nuk kane argumente dhe nuk dine te pergjigjen…

    1. Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqiptarin,jemi nje gjak,jemi turq! says:

      Lyrashi eshte plehre turke,kshq vari kkkkkkk…..

  5. Lori says:

    Martesat me femije tregojne kulturen dhe mentalitetin arabe qe kane shqipot mu mes evropes. Rrac palloshesh qe pa dalur akoma nga vrima vrapojne te futen prape.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje