Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot programin e Partisë Socialiste “Shqipëria e ardhmja, emigracioni e shkuara”, ku ka treguar vizionin e partisë së tij për rikthimin e emigrantëve në Shqipëri. Rama u shpreh se shumë ekspertë kanë punuar për një kohë të gjatë dhe tashmë kanë një plan të qartë për rikthimin emigrantëve që të punojnë dhe jetojnë në Shqipëri.
Sipas kreut të qeverisë, që kërkon një mandat të tretë, Shqipëria do të bëhet një nga vendet më i kërkuar për turistët dhe do të rrisë eksportet e bujqësisë. Po ashtu ai u shpreh se në ditët në vijim do të prezantohen të gjitha detajet e programit.
“Kemi punuar me një grup të gjerë të skuadrës sonë, anëtarë qeveria, ekspertët tanë dhe ekspertë ndërkombëtarë. Jemi të vetëdijshëm që duhet një plan. Nëse ne nuk e shfrytëzojmë ndryshimin gjërat mund të shkojnë në drejtimin e duhur. Ky plan ka qëllim që të nxisë emigrantët nga Shqipëria si një mundësi e re.
Ditët dhe javët në vijim do të jenë momente të shpalosjes së këtij plani. Unë kam shpresë se Shqipëria do të bëhet në këtë dekadë një vend më i favorshëm seç është. Shqipëria mund dhe do të bëhet një destinacion shumë i kërkuar i rajonit dhe në Mesdhe. Shqipëria do të rrisë eksportet në bujqësi dhe do të rrisë kapacitetet e saj dixhitale.
Ne do t’u ofrojmë emigrantëve një prespektivë të re. Do u ofrojmë rrugë të reja për të investuar kursimet e tyre këtu. Fillimisht do të jetë një proces i rikthimit të parasë së tyre. Ne nuk kemi një program elektoral dëshirash, por një plan punë. Jo program KÇK”, tha Rama.
Vazhdo me fosilet e Komunizmit si Gramoz Ruci se e ke mire.
Je super mashtrues prandaj nuk te beson me njeri.
Po mor loqe, të vijnë atje ti vidhni dhe shfrytëzoni ju me ato katunarët injorantë që kanë ngel aty.
haha pasi i perzure me politikat e tua anti rni anti shqiptari per 8 vjet tani u kujtove pas 8 viteve te besh politika per t’i kthyer ne shqiperi haha çfare kllouni je more argat i serbis sherbim me te mire nuk i ben serbit veçse ta detyrosh popullin te braktis vendin e tij njelloj si millosheviçi me kosovaret e donte kosoven pa siptari dhe ti te njejten gje e don albanijen pa siptari vetem mban ata sherbetoret e ty te krimit more shkolle pak mesues i rendomt vizatimi
Burocracia dhe korrupsioni i lart e bene te pa mundur kthimin e emigrantve. Ne radhe te pare ju duhet te arrini ne nje pike qe Shqiptaret te mos mendojne per emigrim se eshte akoma koha ku shume Shqiptar qendrojne ne France me shpres per te mbrritur ne Angli me £23k, pastaj mendoni per letsirat qe mund te afroni per emigrantet qe duan te kthehen te investojne ne Shqipri. Administrata ne Shqipri i bene pazaret ne kafene ku marrin dhe bakshishin dhe tua dish per faleminderit per ndihmen qe te japin, kurse bota mbaron pune on line.
haha si tall menderen …kur iknin thoshte nuk e ka fajin shteti tani thote po bejme plane etj etj… te gjithe per ketu jane nisur qe te paguajne ato milionat e eurove qe vjedh ti me lalat e tu
Rama ka kryer pune per kete jete pas 8 vitesh s’do ketë byth me ngrit brekët