Zgjerohet flota “Go Green” e Postës Shqiptare, mjete të reja ekologjike për të maksimalizuar shërbimin

8 Mars 2021, 14:57Sociale TEMA

Posta Shqiptare ka zgjeruar më tej flotën e mjeteve të shpërndarjes së pakove.

20 motorë të rinj, me efiçencë të lartë motorrike, janë shtuar për të maksimalizuar shërbimin e transportit si edhe për të minimizuar impaktin në ndotjen e mjedisit.

Ky investim i ri ishte rezultat i mbështetjes së operatorit One Telecommunications ku ceremonia e dorëzimit ndodhi në filialin e Postës Shqiptare, në Vorë.

Drejtori Ekzekutiv i One Telecommunications, Emil Georgakiev, i dorëzoi mjetet e transportit Drejtorit të Përgjithshëm të Postës Shqiptare, Laert Duraj.

Ky i fundit u shpreh se “Rritja e flotës me 20 motorë të rinj falë bashkëpunimit me kompaninë ONE, do risë edhe më shumë cilësinë e shërbimit të Postës. Bëhet fjalë për 20 motorë shpërndarjeje që do t’i shtohen flotës sonë dhe patjetër që do ta bëjë shërbimin tonë edhe më cilësor. Kjo ndihmë vjen si rezultat i vlerësimit nga ana e kompanisë “One” ndaj punës së bërë nga Posta Shqiptare në mënyrë të veçantë gjatë periudhës së pandemisë dhe sidomos për shpërndarjen e pensioneve. Besoj që me këtë ndihmë të çmuar cilësia e punës sonë do të rritet edhe më shumë. Siç e shikoni ajo i shtohet edhe flotës Goo Green që  Posta Shqiptare ka përfituar nga një projekt cilësor me Zvicrën”,  u shpreh administratori i Postës Shqiptare.

Nga ana tjetër, Drejtori Ekzekutiv i “One Telecommunications”Emil Georgakiev, u shpreh se:

“Ne në One jemi të përgjegjshëm dhe etik kundrejt klientëve tanë, shoqërisë dhe mjedisit. Jemi të angazhuar të minimizojmë gjurmën tonë në mjedis. Prandaj përdorim teknologjitë më të fundit për rrjetin dhe infrastrukturën teknologjike të cilat janë efiçente, ku veç të tjerash riciklojmë gjithë produktet që gjenerohen nga aktiviteti ynë. Gjithashtu, mbështesim gjithmonë nisma që përmirësojnë hapësirat e gjelbërta dhe shtojnë hapësirat rekreative në qytet. Jemi të lumtur që mbështesim partnerë si Posta Shqiptare, sepse kjo na jep vlerë të përbashkët”, tha ai.

Le të kujtojmë se Posta Shqiptare i qëndron vizionit për investime në energji të rinovueshme dhe përpos vendosjes shumë shpejt të pikave të furnizimit me energji, pjesa më e madhe e mjeteve motorike që do t’i bashkohet armatës së flotës postare, do të jetë të paktën në format hibrid me qëllim që në vitet në vijim flota e postës të mbylli këtë cikël transformimi në një flotë ekologjike.

“Posta Shqiptare” dhe “One Telecommunications” shtrihen në të gjithë Shqipërinë dhe shërbimet e tyre luajnë rol kryesor që njerëzit të ruajnë marrëdhëniet e tyre në distancë.

Ajo që nxiti bashkëpunimin mes kompanive janë vlerat e përbashkëta, duke e parë Përgjegjësinë Sociale si mision afat-gjatë që i shërben mirëqenies së shoqërisë.

1 komente në “Zgjerohet flota “Go Green” e Postës Shqiptare, mjete të reja ekologjike për të maksimalizuar shërbimin”

  1. Kemi dergu nga Viena /Austri paketa per ne Shqiperi duke na thene
    se sot ,ne kohe Pandemie zhgjasin maximumi deri ne dy jave
    qe Pakot te arrijne ne Shqiperi .
    Eshre bere nji Muaj mbasi i kemi derguar dhe akoma Pakot
    nuk kane arritur ne Destinacion (ke te afermit tane ne Shqiperi )

    Tani ;
    Ju te postes aty ,qe mesiguri lexoni edhe kte Lajmin tuaj mbi Floten Go Green ,
    a mundet te na jepni noj spjegim se cfar po ndodh sot me Paketat
    qe vijne aty ne Shqiperi ?
    Flm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje