Vaksina shihet si e vetmja shpresë nga specialistët e shëndetit publik, për të rikthyer në normalitet situatën e shkaktuar nga virusi Covid-19.
Mjeku, Indrit Seferi, në një intervistë për televizionin Scan thotë se fundi i pandemisë mund të vij vetëm atëherë kur të ketë kontroll të imunitetit të popullsisë nëpërmjet vaksinimit.
Seferi apelon për rritje të vigjilencës edhe pse duket se shumë qytetarë po neglizhojnë duke çuar në rritjen e shifrave të infektimeve në vend .
Specialisti i shëndetit publik shton se po organizohen takime dhe aktivitete për të mundësuar sa më shumë shkëmbime eksperiencash midis mjekëve të vendeve të ndryshme, kjo, për të përballuar situatën e vështirë të krijuar nga pandemia.