Vaksinat ruse e kineze, Manastirliu: Vendimi nga komiteti i imunizimit erdhi, pritet vendimi i ekspertëve

9 Mars 2021, 22:20Sociale TEMA

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka folur në “Real Story” në News24 dhe për vaksinat ruse dhe kineze.

Ajo tha se iu është lënë koha e nevojshme ekspertëve për t’u shprehur, ndërsa vendimi nga komiteti i imunizimit ka ardhur tashmë.

“Gjeneralët në këtë luftë ishin mjekët dhe shkencëtarët dhe profesionistët, ekspertët tanë të shëndetësisë.

Ajo çfarë ne kemi bërë janë rekomandimet, udhëzimet e komitetit të ekspertëve, ashtu sikurse iu kemi lënë kohën e nevojshme ekspertëve të komitetit të imunizimit për t’u shprehur për vaksinat.

Komiteti i imunizimit ka bërë një vlerësim për vaksinat. Është një komitet i imunizimit i cili vlerëson dhe rekomandon për qeverinë përdorimin. E bëjnë për çdo vaksinë.

Ata e kanë këshilluar pikërisht Ministrinë e Shëndetësisë dhe ky vendim i tyre ka kaluar dhe në komitetin e ekspertëve për të bërë vlerësimin dhe të vaksinave të tjera.

Ne kemi filluar punën për të hapur rrugën. Vendimi nga komiteti i imunizimit ka ardhur dhe pritet dhe vendimi i ekspertëve tanë”, tha Manastirliu.

Sa i përket kufizimeve, duke iu referuar një ‘politike të relaksuar të masave’, Manastirliu tha se masat tona kanë qenë të intensitetit mesatar.

3 komente në “Vaksinat ruse e kineze, Manastirliu: Vendimi nga komiteti i imunizimit erdhi, pritet vendimi i ekspertëve”

  1. xx says:

    Ndigjova nje ekspert te mjeksise greke i cili deklaroi se do ta beje vaksinen por do te bej ate ruse SPUTNIK,TE IZRAELIT apo KINEZEN MBASI ATO E KANE KALUAR FAZEN E TRETE TE STAZHENIMIT, Me duket se permendi dhe Astra Zenika por nuk jam i sigurt.

  2. LWS28 says:

    Mbasi e lanë popullatën shqiptare në mëshirë të virusit dhe vetëm me pak mijëra vaksina të siguruara se e kishin mendjen pér të ndenjur në kolltuk dhe vjedhur paratë e shqiptarëve tani pas presionit për mos porositjes së vaksinave kineze apo dhe mos dëgjimit të ambasadorit rus kur na afroi vaksinat ruse na del kjo zoçka dhe na tregon broçkulla vk me shkencëtarë shqiptarë..
    Një rracë e keqe pretenduesish komunistë që ta shpifin dhe duhet të japin llogari.
    Në kohën e komunizmit vdisnin për Rusinë dhe Kinën dhe u lëpinin dhe bythën ,kurse tani bëjnë sikur duan vetëm perëndimin.
    Nuk I ha palla as një shteti për Shqipërinë, prandaj qeveria shqiptare dhe shteti shqiptar duhet të kujdeset vet për shqiptarët.

  3. Haxhi Qamili says:

    Nuk do pyetet „Baca“, i cili u konfrontua me Rusët, të cilët deshën të afronin vaksinën e tyre?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje