Gjatë prezantimit të kandidatëve të PS-së në qarkun e Vlorës kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat ironike në drejtim të presidentit Ilir Meta.
“Ne kemi Ilir Metën tonë”- tha kreu i qeverisë duke iu referuar kandidatit të socialistëve Ilir Metaj, që ka një emër të ngjashëm me presidentin, dhe është vendosur i gjashti në listën e Vlorës.
“Ata që janë të lënduar me një familje të shpërbërë si LSI. Ne kemi Ilir Metën e vërtetë këtu, ja ku është! Edhe Ilir Meta i Tiranës, Metaj e ka, por thotë Meta. Gjithkush mund të gjej atë që përfaqëson. Kjo është një shaka që është gjysma e të vërtetës!”, u shpreh kryeministri.
Në një reagim të bërë sot, presidenti Ilir Meta i kërkoi Edi Ramës të dalë me një ndjesë publike dhe të tërheq atë që ai e konsideron si sulm dhe fjalor ordiner ndaj ish-deputetes së PD-së Grida Duma, kandidate për deputete në 25 prill.
Me kujtohet qe, shume dekada me pare, thoshin per nje Hito se kur kishte lindur, ne vitet ’30, ia kishin vene emrin Hitler dhe me vone, pas luftes ia kishin ndruar. Edhe ti, Ilir Metaj duhet te besh te njejten gje, perndryshe, do te mbash per gjithe jeten mbi kurris nje emer te urryer nga gjithe shqiptaret.