Rama shpjegon foton që i publikoi Grida Dumës: S'është faji im që Meta, Berisha dhe ju e shikoni nga ana seksuale. Unë jo

11 Mars 2021, 21:57Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama prej 2 ditësh është vënë në qendër të akuzave nga opozita pas fotos së publikuar të ish-deputetes Grida Duma me mikrofon, por ditën e sotme ka zgjedhur t’i përgjigjet këtyre akuzave.

Në emisionin “Real Story” ai ka nxjerrë regjistrimin zanor ku Grida Duma ofendonte analistin Frrok Çupi gjatë një emisioni, ndërsa tha se nuk është faji i tij se Berisha dhe Meta e shikojnë Grida Dumën nga ana seksuale.

“Ju mendoni se është faji im që ju e shikoni Grida Dumën nga ana seksuale?

Është një fotografi e zonjës me mikrofon. Gridare, gridare, gridare është të bërtasësh, të bërtasësh, të bërtasësh.

Ti, Ilir Meta dhe Saliu shikoni gjëra te goja e Gridës që mua s’më vijnë ndërmend.

Personazhi bërtet, shan dhe i thotë në sy të publikut të tilla fjalë të ulëta e të ndyra, por ty të duket që mbron veten”, tha Rama.

“Kam ekspozuar disa personazhe që quhet satirë politike. Lulzim Basha e plot të tjerë s’janë aty. Janë personazhe që është një turp t’i ekspozohen shqiptarëve”, tha Rama.

Pjesë nga debati:

Rama: Pse ju mendoni se është faj im që ju e shihni nga ana seksuale Grida Dumën?! Ma jepni një mikrofon…Bashkove shumë gjëra bashkë. E kuptoj!

Kryeministri Edi Rama vendos një audio nga debati i Grida Dumës me Frrok Çupin, në një emisionin televiziv.

Rama: Mos më ndërhy. Mund të flas unë. Çfarë ka aty? Është një fotografi e zonjës me mikrofon dhe; ‘gridare, oh-oh, është ‘vulare volare, oh-oh’- ‘Të fluturosh’, dhe ‘gridare’-‘të bërtasësh’.

Dhe kaq! Ju dhe ti në këtë rast, Ilir Meta, Saliu dhe kush tjetër, tek kjo ‘ohoho’ dhe goja e Gridës shikoni gjëra që mua s’më bien ndër mend…

Unë kam parë tek kjo një personazh që shan, bërtet dhe thotë në sy të publikut të tilla fjalë, të ulëta, të ndyra, ty të duket sikur mbron veten. Kur e sheh me mikrofon, duke ‘gridare’, duket se po trajtohet seksualisht. Ju e shikoni ashtu. Unë skam lidhje fare me këtë. Unë e ilustroj personazhin tek ajo fotografi

Rakipllari: Ju njoh si person me klas dhe prisja që ju të kërkonit ndjesë

Rama: Të kërkoj unë ndjesë?

Rakipllari: Është reagim i të gjithë rrjeti dhe mos më krahaso, Meta apo Saliu. Ti e bullizon. Për disa vota të katandisesh në këtë gjë!

Rama: A mund të vëmë një rregull?!

Rakipllari: Po bëjmë debat

Rama: S’po më dëgjon, po më ndërpret gjithë kohës.

Rakipllari: Nuk të lejoj që të më keqcitosh.

Rama: S’të keqcitova.

Rakpillari: Unë jam këtu për të gjykuar. E kanë parë shumë njerëz ashtu këtë çështje.

Rama: Mua nuk më shkon mendja tek këto gjera që i shihni ju. Se i shikoni ju ashtu këto gra, unë nuk i shoh. Ajo është kundërshtare në fushë, nuk bëj diskriminim, gra e burra janë baras. Ajo është satirë politike, është oratori vizuale dhe jo vulgaritet. Si përdor këto gjëra për t’u mbrojtur apo për të sulmuar. Ju klasi i ulët, Berisha..Meta

Rakipllari: Mund t’i kthejë një përgjigje, s’mund ta lejojë këtë…

Rama: Gjykimi im është ky se ju që skandalizoheni është që të më hidhni mua në kurriz atë s’duhet ta thosha, se ju zbuloj juve epshet tuaja. Ça dëgjuat ju?! ‘Gridare, gridare, oh-oh’,. pse e shikoni ju atë foto me atë sy? Këtë foto e nxora për ‘gridare, gridare’, ti pse e çon në vend tjetër. Atë ‘oh-oh-n’, jua kam lënë juve, Ilirit, Saliut. Unë nuk përdor asnjë grua.

Rakipllari: Në politikë përdor ti

Rama: Nuk përdor asnjë grua, as një burrë. Prandaj është çështje klasi. Ose unë jam klasi i lartë dhe ti je i ulët, ose ti je klasi i lartë dhe unë i ulët.

Rakipllari: Më gjykoni si të doni!

18 komente në “Rama shpjegon foton që i publikoi Grida Dumës: S’është faji im që Meta, Berisha dhe ju e shikoni nga ana seksuale. Unë jo”

  1. Bravo says:

    Pooooo
    Perfundimisht GJIGAND i lujte mendsh ha ha ha jo nga parlamenti po te ikin fare nga politika. I injorove…..

    1. CurvaGridare says:

      Po kjo o si breshk mor shoku cfar seksi kjo shtremsira me komt si sallom mortadel i shtremt, po per plakun dhe Meten noshti osht e mir, osht edhe e ndame nga burri.

  2. Lake says:

    Rames i paska rene fuxhuti.Nuk i vete me mendja.Po tretet per popullin

    1. Kelyshët e majtë të Komunistit Sali says:

      Lake djali, ke hequr dore nga droga? Ke filluar me Viagra tani?
      Hajde kokrra qejfi te Lakja. Meta dhe Saliu kliente te rregullt.
      Fantastike.

    2. Holmes says:

      Eshtè njè gjè krejt kimike dhe jo punè fuxhuti. Grida mund tè eksitojè ata tè ‘uriturit’, ushtarèt , si dhe ndoshta sadomazèt. Ku Rama nuk bèn pjesè nè kètè grup, ndoshta unè po ta gjejè tek kutia e votimit, votoj si ajo dèshiron., pèr Ty nuk mund tè di.

  3. Sara says:

    Si p[o e shikon kuy, duket qarte qe po mendon, “po ket temin a e merr apo e nxjerr kjo”

  4. Drini says:

    Ne perendim nje komnet i tille nga nje politikane do te ishte denuar nga gjithe opinioni publik dhe media e te gjitha llojevedhe kryeministri do kerkonte te pakten falje. Nga ana tjeter edhe e sulmuara ane perendim do ankohej dhe do ngrinte peshe opinionin dhe median.
    Ne shqiperi e sulmuara thote mos ja vini re Rames se Rama kerkon vemendje.
    PO te ankohej Grida Duma une do sha plotesisht me te. Keta te tjeret Rakipllaret me kompani qe ngrihen ne mbrotje te saj kur ajo do ta anshkaloje ket e gje, hiqen si parimore te medhenje por ne fakt jane asgje sepse kerkojne ta shfrytezojne kete incident per politike jo per moral

    1. Pd rrumpalla says:

      O Drin….ja ma thuaj atë vend perendimër, që do na kishte bërë namin për këtë foto, se në perëndim jetoj që prej 37 vjetësh ( i arratisur në qershor 1984) dhe më kanë parë sytë e më kanë dëgjuar veshët nëpër fushata elektorale …..lëre mos e pyet.

  5. lesh e li says:

    Gazetaret i ka myt me kohe. Jane aq te rendomt sa i ze tmerri kur ndeshen me Ramen. Nuk kane as oratorine, as kulturen e as logjiken e tij. Rakipllari, mish me dy sy.

  6. @ says:

    Eh more Lake. Kur ta kuptosh ti sa thelle ta ka fut Rama do te jete shume vone .thjesht nuk do ta besosh dhe do ti mbushesh mendjen vetes se je ne ender. Sa per vuxhut ,mendo pak qe po ju sjell rrotull te gjithe kopshtin tuaj zoologjik, ju ka bere me dhimbje koke, ju ka prishur gjumin, ju ka bere qe ta prisni shpetimin nga personazhe si Grida e Dulja.

  7. Cobani nga Kerraba says:

    C´fare Gallate:Politka Shqipetare po merret me “Pjeshken” e Grides???Pse jo..Duket se ja Lypin te gjithe..por me e bukur eshte te ma “Napi Mua Pshatarit-Coban”..pse jo??Grida do te te Beje nje Dushe me Qumesht ????? te bardhe…lol

  8. Draper dhe Cekan says:

    Jo komandant
    Nga ana seksuale ti njihesh
    U martove me liken, per inat te lulit pastaj
    U ndave Nga likja, per xhelozine e lulit dhe ne fund
    Ndave lulin per nasip nacon
    Je gjigand
    Ku je o skenderbe? (Spiropali)

  9. Lake Bubulake says:

    SA KE TI KOKEN
    Lake bubulake
    Rama e ka rroten!
    O balone trabake !

    1. Mandi says:

      Lene ma rroten, Bube, se ja kena pa ne foto.
      Me te vogel se nipcja im 6 vjeccar e kishte

  10. Koli says:

    Edo je i modh,te dua shume.Me Rakipllarin mos u merr,qysh nga mbiemri kuptohet nga eshte.Sa per ju zoteri qe merrni ne mbrojtje Z Suma,e keni gabim.Imoraliteti ne shqiperi po merr kernadhen,kjo eshte fatkeqesia me e madhe ne keto 30 vjet denokraci.Zoterinj te mesiperm qe kritikoni Kryeministrin se po tallet me nje (Zonje).Ne rradhe te pare po patet gra ose motra duhet te dini nje gje.Une jam akoma shqipetar nga mentaliteti,dhe per mua Grida Suma eshte nje Karakurve qe nuk meriton ti afrohet deres se parlamentit dhe jo te futet.Z Suma or ju te Mesipermit,ishte e martuar dhe me femij dhe ne krahun tjeter shkerdhehej me Salianjin.Ku eshte morali i bje femre ketu,apo se ne keto 15 vjet te fundit nuk ka lene qen e mace pa ja futur ,vetem te arrije aty ku eshte sot.Kur Sali kerrma quante nje Vajze te mrekullueshme dhe qe ishte dhe Kryeprokurore e Republikes Kurve Bulevardi,kur ZRama njihet ne gjithe Tiranen cfare femre e larte eshte,asnje nuk tha kerko falje Sali,jur Hajduti Meta thote per Familjen e kryeministrit Qen bir Qeni,asnje buk thote kerko falje President,kur ZNeta i quan 4 te vrare prej klikes se tij (Kokepalare)asnje nuk i thote edhe sot e kesaj dite,kerko falje or Hajdut.Ku eshte faji Edit qe ca Rrumbythje si ky palo gazetar katnar dhe ca legena ketu thone kerko falje Edi,se po tallesh me nje (Zonje Kurve qe ja dridhte burrit ,derisa ai i shkrete buk duroi me dhe e ndau.Keni moral or shqiptaret e mesiperm ,apo jeni te gjithe Rakipllare(D M TH vari karet). Tung Idioter,dhe nje keshille,votoni per Edin NQS nuk doni te perfundoni prap si 97 me Salen dhe Liken.

  11. Jon says:

    Ne Shqiperi ka nje shoqeri te remdonte qe nuk reagon per asgje. Edhe ne Serbi ka nisur fushata Me Too, ndersa ne Shqiperi kryeministri behet i pari qe bulizon, behet seksist, ndersa shoqeria jo vetem qe nuk reagon, por as nuk e kupton thelbin e problemit sepse eshte pjese e problemit.

  12. Pd rrumpalla says:

    O Drin….ja ma thuaj atë vend perendimër, që do na kishte bërë namin për këtë foto, se në perëndim jetoj që prej 37 vjetësh ( i arratisur në qershor 1984) dhe më kanë parë sytë e më kanë dëgjuar veshët nëpër fushata elektorale …..lëre mos e pyet.

  13. metalikjamona says:

    Keta kurvat e Ilir gopit e Lul Çupes me shoke nuk kane lene gje pa thene per spiropqlin dhe femrat e tjera te PS
    Keta burra plehra u shqetesuan shume tani per Griden.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje