Banorët e fshati Kthellë e Epërme në Mirditë, janë në konflikt me një bashkëfshatarin e tyre, pasi prej më shumë se dy vitesh ai u ka zaptuar rrugën.
Megjithëse zotëria Lazër Pepkolaj nuk zotëron Certifikatë Pronësie ka bllokuar rrugën ku kalojnë shumë familje me pretendimin se është tokë e tij. Për të zgjidhur këtë konflikt Bashkia Mirditë ka ndërhyrë me anë të IMT dhe ka hapur disa herë, por përsëri Pepkolaj e ka rimbyllur rrugën. Madje çështja ka shkuar edhe në gjykatë ku kjo e fundit i ka dhënë të drejtë zaptuesit.
Në Fiks Fare u ankuan banorët e fshatit për bashkëfshatarin e tyre dhe për rrugën që u ka zaptuar. Ata treguan se në vitin 2010 një grup banorësh të kësaj lagjeje vendosën të hapini një rrugë për të lehtësuar punët e tyre dhe të gjithë kanë firmosur një marrëveshje që asnjë të mos e diskutojë pronësinë se ku kalon kjo rrugë.
Pas disa vitesh zoti Lazër Pepkolaj e ka bllokuar një distancë rreth 50 metra të kësaj rrugë. Kjo ka bërë që të gjithë banorët të hyjnë në konflikt me të. Për të zgjidhur këtë konflikt Bashkia Mirditë ka ndërhyrë me anë të IMT dhe ka hapur disa herë, por që sërisht është bllokuar nga bashkëfshatari i tyre. Madje për veprimet e bashkisë zoti Pepkolaj ka çuar në Gjykatën e Shkallës së Parë Lezhë, Bashkinë e Mirditës dhe kjo gjykatë ka vendosur në favor të zaptuesit. Bashkia Mirditë ka ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit Shkodër , por konflikti banorëre-bashkisë- Lazër Pepkolaj vazhdon ende sot e kësaj dite.
Fiksi u interesua të merrte edhe intervistën e z. Pepkolaj për t’u ballafaquar me bashkëfshatarët e tij, por ky i fundit nuk pranoi.
Për të kuptuar diçka më shumë rreth çështjes Fiks FAre iu drejtua edhe Bashkisë Mirditë. Ndue Perlala kryeinspektor i Kontrollit të Territorit Bashkia Mirditë shprehet se nga të gjitha verifikimet që bashkia ka bërë në asnjë dokument z. Lazër Pepkolaj nuk figuron pronarë i asaj pjese toke ku është rruga e fshatit.” Ne kemi ndërhyrë dhe kemi bërë prishje fizike dy herë të kësaj pengese. Kemi zbatuar të gjitha procedurat që mbulon IMT për atë bllokim rruge, përfundimisht kemi bërë dhe kallëzim penal” shprehet kryeinspektori. Ai pohon se z. Pepkolaj vendimin e dytë të prishjes së rrethimit që ai kishte bërë padrejtësisht e ka hedhur në gjyq në shkallën e parë ku edhe ka fituar, por Bashkia Mirditë e ka apeluar këtë vendim.
“Ne e kemi apeluar pasi në gjurmën e rrugës që bëhet fjalë, është rrugë e ndërtuar me fondet e pushtetit vendor dhe ka qenë rrugë e aksesueshme për shërbimin e banorëve. Dhe zotëria që ka ngritur pretendimin si pronar nuk ka Certifikatë Pronësie, pasi nga kërkimet tona nuk ekziston asgjë” thotë z. Perlala. Ai shpjegon se parcelat në të cilët shtrihet rruga ka qenë një stallë e ish kooperativës bujqësore, dhe se aktualisht edhe pse çështja është në apel zotëria e ka zaptuar sërish duke i lënë banorët e fshatit të bllokuar.
Mos i dergoni me letra Lazer Pepkoles, se nuk di shkrim e kendim.
Atij dergojini nje plumb ballit se ndryshe nuk merr vesh.
Çponi tynel posht.prones …u pa muhabeti..
Le t quhet tyneli i katunit
Lazri ben ashtu se eshte shteti i kapur. Disa here Lazri ka telefuar direkt Policine ne Tr duke dhene informacione te rreme se X apo Y me kane rrahur. Dhe ata dergojne policine e Rreshenit duke i marre ato fshataret ne Policine e Rreshenit. Pasi shqyrtohet problemi del e verteta. dhe i lejne te lire fshataret. Ne vend qe te marrin Lazrin ne Polici e ta kalbin aty brenda. Por ai burrin e motres Ylli Kolndreu ne polici dhe gjithashtu nje nder me te medhenjte e policise ne Ministri, i famshmi Gjovalin Loka. Jane kusheri me Lazrin. Dhe gjygjin ne Lezhe ai ja ka rreglluruar. Pasi Gjovalin Loka eshte baxhanak me gjyqtarin Ilir Perdeda. Keshtu e ka te siguruar. Po te kete shtet te kontrollojne kush e ka bere gjygjin ne Lezhe. Dhe ti kerkohen letrat e pronesise te tokes se Lazrit. Pasi ajo rruge ka qene rruge bajraku den baba den. Po prandaj ndodhin keto gjera se segmente te shtetit jane te korruptuar. Bashkia Rreshen duhet menjehere te vendose pushtetin ose te largohet kryetari Ndrec Deda. Se dhe ai ka qene polic me Gjovalin Loken dhe eshte ne hile. Ne rast se nuk hapet kjo rruge ta dijne se gjithe banoret e fshatit Kthelle-Eper kudo jane nuk votojne kete rradhe.
Toke e nxanum…peshqeshi Birishes per popullin.
Kafsha nuk kupton qe eshte mire ta kesh mire me fqinjet… po edhe me certifikate pronesie, nga njerzilleku, a nuk e lejoje dot bashkefshatarin tend te kaloje aty?
S’paskan thene kot te paret, malokun nga kali e zbret vec plumbi, por uroj me zemer qe askush mos perfundoj tek plumbi per te miren e te gjitheve. Zoti i kthjellofte trute kesaj specieje!
E mor lazder mor lazder te kan duru ata se me qen une ni sekont ste kisha duru PO kan then hajt mos te merrna me ni budall me rob te semur se mos kujto se te kishin lan aq te qet ty .