Ilir Meta: Marrja e Ramës nga Parisi direkt ministër është një komplot ndërkombëtar 20-vjeçar kundër Shqipërisë. Jemi në betejë me këtë mafie

12 Mars 2021, 08:36Politika TEMA

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë mbreme një deklaratë të fortë në emisionin “Të paekspozuarit”, ku tha se marrja e Ramës nga Parisi direkt ministër në Shqipëri, nuk është rastësi apo nevojë asokohe e vendit, por pjesë e një komploti 20-vjeçar.

Meta thotë se Rama është pjesë e këtij komploti që fillon me uzurpimin e PS tek përjashtimi i tij dhe ndarja e Kosovës.

Sipas tij, pavarësisht kësaj ai do t’i qendrojë në krah Shqipërisë dhe popullit shqiptar, duke shtuar se askush, asnjë mafie nuk e merr dot peng një popull të tërë.

Ilir Meta: Në këtë histori 20-vjeçare kemi një komplot të qartë ndërkombëtar. Mos besoni ju kurrë se e mori ai shoku juaj nga urat e Parisit se i tha dikush që duam një njeri nga shoqëria civile.

Ishte një telefonatë që e solli këtë zotërinë nga sheshi i Parisit direkt Ministër. Kemi të bëjmë me një komplot ndërkombëtar 20-vjeçar kundër Shqipërisë.

Nga telefonata që e solli nga Parisi, nga uzurpimi i Partisë Socialiste, që ishte përsëri një projeksion duke kapur partinë më të madhe të së majtës në Shqipëri.

Për të vijuar me përjashtimin e Ilir Metës përmes Kongresit të Kongresmenëve nga PS, me ndryshimet Kushtetuese të vitit 2008 që shkatërruan balancat dhe shndërruan Parlamentin në këtë lloj që kemi sot pa integritet, tek përpjekjet për ndarjen e Kosovës.

Presidenti është në fushatë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për demokracinë, pluralizmin politik, për Kushtetutën, për votën e lirë dhe të ndershme.

Për të monitoruar gjithë ata që bëjnë presion, ata që tentojnë të  vjedhin votën dhe që po përpiqen të manipulojnë qytetarët.

Rama është pjesë e këtij komploti ndërkombëtar 20-vjeçar kundër Shqipërisë. Unë e kam bërë të qartë që jemi në një betejë me një mafie ndërkombëtare që do të zhbëjë Shqipërinë.

Askush në botë nuk del dot  KUNDËR NJË POPULLI! Markosi e pushtoi dhe e dhunoi popullin e vet, por kur populli doli në shesh Markosit ju dha fund…!

6 komente në “Ilir Meta: Marrja e Ramës nga Parisi direkt ministër është një komplot ndërkombëtar 20-vjeçar kundër Shqipërisë. Jemi në betejë me këtë mafie”

  1. Neri says:

    I bie qe zotrote qenke bashkepuntor i mafies nderkombetare.Poshte tradhetaret qe kane fshehur kembet si gjalpri.O Ilir ske cfar i ben gomarit i derdhesh samarit.

  2. Super i korruptuar says:

    Komplot kunder juve te korruptuarve qe nga 90-ta.Se e donit Shqiperine si ato hienat vetem per vete.Ju ka prishur Pune.

  3. Papi says:

    Z.president
    Kjo mafje si po thua ti i ka kopsitur planet dhe duket qarte se i vetmi qe shkon ne reç je ti
    A nuk e sheh qe berisha ka marr amnistine me kusht qe te mos jete ne vijen e pare te politikes
    A nuk e sheh qe rama e ka marr amnistine duke u bere pjese e serbise se madhe (si e quajti vucic minishengenin) ndersa per ndarjen e kosoves te presim kur kurti te hape letrat aty do gjejme sesa i ndershem ka qene rama karshi kosoves
    Pra ngele vetem ti pa amnisti une shoh qe kjo karshi popullit nuk eshte e drejte qe vetem me burgosjen tende te justifikohet krejt politika shqiptare
    Mbase edhe ju nuk ishit ne gjendje te parashikonit se do vinte kjo dite per faktin se ne shqiperi skishte ndodhur kurre
    Pra z.president ke qeverisur me te dyja krahet, ti di goxha
    (HAP THESIN) merri te gjithe me vete mbase nje dite historia do te jape hakun
    Eshte akt trimerie z.president ne syte e popullit do ishe ai qe i groposi te gjithe

  4. SOPIQOTI says:

    U deshen kaq shume VITE qe Ilir Meta te vrasi mendjen dhe te arije ne kete perfundim.E CUDITESHME.Po ku ishte deri tani o zoteri FLIJE GJUM ?Pse nuk na e ke thene me pare ?

  5. timo says:

    Ilir Metën, para se ai të fraksiononte PS-në,e mori dikush në telefon dhe i la një takim. Në takim atij iu bë e qartë se pa ndareje të PS-së ajo nuk do të largohej kurrë nga pushteti. Në këtë takim atij ju la detyrë imediate të krijojë LSI-në. Me qenë se ai “për demokracinë dhe kushtetushmërinë jep dhe jetën” e realizoi këtë detyrë me devotëshmëri dhe PS humbi pushtetin. Kush ishte “dikushi”!!! Nuk ka shumë rëndësi kjo… E ngjare është, që Edi Ramën e solli “dikushi” nga Franca ministër në Shqipëri kurse Ilir Metën skishte nevojë ta sillte sepse “dikushi” tjetër e kishte gjetur në Shqipëri. Histori konspirative… Ju pëlqen zoti President?!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje