FOTOT/ "Djalli me fytyrë engjëlli": Presidentja arrestohet për "grusht shteti"

13 Mars 2021, 17:41Politika TEMA
FOTOT/ "Djalli me fytyrë engjëlli": Presidentja arrestohet

Presidentja e përkohshme që mori detyrën në Bolivi pas rrëzimit të Evo Morales është arrestuar me dyshimin e organizimit të një kryengritjeje.

Jeanine Anez u vu në pranga pasi gjykata lëshoi të premten urdhrin e arrestimit të saj, njoftoi ministri Carlos del Castillo në Twitter. Ai e cilësoi arrestimin si një hap përpara për t’i dhënë popullit bolivian drejtësinë e merituar.

Mediat boliviane publikuan pamje të ish-presidentes teksa shkonte në paraburgim.

Anez dhe anëtarët e tjerë të qeverisë së saj janë akuzuar për kryengritje, terrorizëm dhe komplot për mënyrën se si ata e morën dhe e mbajtën pushtetin.

Vetë Anez e ka cilësuar arrestimin “abuzim dhe finalizim të një përndjekjeje politike”, duke mohuar që në vend të jetë bërë ndonjëherë grusht shteti.

Anez shërbeu si presidente e përkohshme e Bolivisë pasi protestat e dhunshme masive në vitin 2019 e detyruan Morales të jepte dorëheqjen dhe të largohej nga vendi.

Trazirat nisën pas akuzave për mashtrim zgjedhor, të cilat më vonë u zbulua se ishin të pabazuara në pjesën më të madhe të tyre.

Qeveria e Anez e vuri ushtrinë kundër mbështetësve të Morales, të cilët organizuan kundër-protesta dhe ajo përkohësisht u dha trupave imunitet nga ndjekja penale për veprimet e tyre ndërsa ata vunë nën kontroll kundërshtarët.

Morales u detyrua të lërë vendin pasi forcat e sigurisë boliviane dolën në krah të kundërshtarëve të tij, ndërsa qeveria e përkohshme e Anez më vonë mori pushtetin.

Sidoqoftë, ajo u tërhoq nga kandidimi në zgjedhjet e vitit 2020, një ditë pasi sondazhet treguan se kryesonte kandidati pro-Morales.

Lëvizja për Socializmin (MAS), partia e Morales, u rikthye pasi fitoi zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit 2020 dhe i dha presidencën Luis Arce.

11 komente në “FOTOT/ “Djalli me fytyrë engjëlli”: Presidentja arrestohet për “grusht shteti””

  1. pjeter says:

    Kur do ndodhi me kete tonin?

    1. ??? says:

      Le te shpresojme se ilir Meta do ket te njejtin fate shume shpejt por kure nuk e dime

    2. pa merak. shpejt do ndodh edhe me kete tonin. edi ramen.

  2. Gri says:

    Shkoni pamjet dhe fytyren e kesaj presidenteje te arrestuar! Tepke si Mona duket nga pamja! Me te njejtin egersi ne fytyre.

    1. Juliani , Vancuver British Columbia Canada says:

      Paralelizem shume i sakt …..disa njerez edhe pse shtiren , flasin bukur dhe embel, reklamojne fisnikeri fals , behen shume miqesor , prap se prapi kuptohen qe shtiren , nuk fshehin dot mizorine shpirterore , dhe te qenurit njeri i keq dhe i lig ………i tradhton fytura , nje njeri i thjeshte nuk i kupton dot dhe ata vazhdojne programin e tyre , nje psikolog ama i kupton fare qarte dhe pa asnje mund …….shpejt e vone nxjerin ne pah njeriun keqberes …….shpresojme mos ndodhe me Moniken dhe Meten , ta kuptojne me ne fund votuesit e pavendosur se nuk jane njerez te pershtatshem te te perfaqesojne ………kurse sa per Lulin ……ske cthua asnje fjale ….eshte personifikimi i njeriut pa ngjyre dhe pa asnje pergjegjesie , kam nje ide qe nuk eshte i lig , por eshte i detyruar te beje veprime te komanduara …..kurse per ciftin Meta Kryemadhi …..nuk behet asnje fjal , jane njerez te piste , te poshter dhe mizore, te babzitur per pasuri te shpejte dhe me cdo menyre , ……tung

  3. ana says:

    Po cfare engjelli.Kjo qeka baxhelle si Vokshi e zoti Doda!

  4. emigranti says:

    ne shqiperi nuk ndolle sepse ska asgje gjykate prokurori e te tjera

  5. Lexuesi21 says:

    Manipulimi i votave ne kohen e sotme eshte kthyer ne habit sidomos me corona virus neper kembe justifikojne ndryshimet e ligjeve te votimit deri ne absurditet ku koha e votimit te jete e pakufizuar apo votimet me poste eshte corrupsion i paster ne manipulimin e votimit…

  6. Baca-Bajram says:

    Se kujt i ngjaka kjo, e paska ftyren tamom si njona qe s’po me bi ne mend emri…!? Ndoshta edhe kjo baxhella jone e ndjek nga pas dhe ka te njejtin fat bashke me te shoqin!

  7. Olimpia says:

    Amerikane Latine tashme eshte zgjuar….Nuk mund te komandohet me nga juntat ushtarake fashiste.Kur miliona dalin ne rruge,nuk ka force ti ndaloje.Rdhe ne Brazil sigurisht do te kthehet Lula.Nderkohe qe po u vjen fundi edhe fashoprimitiveve shqiptare Berisha dhe Meta.Pas 25 prillit PD do te rikrijohet mbi germadhat e berishizmit nga te rinj liberale moderne ,duke kryer ate transformimi qe ka bere me kohe PS.Dhe banda e
    LSI do te shkrihet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje