Përplasja për zyrat FRD-së, Sali Shehu e pranon: Kontrata me Bashkinë ka 4 vjet që ka përfunduar, por ata duhet të na i rinovojnë

13 Mars 2021, 13:15Politika TEMA

Kreu i Frymës së Re Demokratike Sali Shehu pranoi për Report Tv se kontrata e tij më bashkinë e Tiranës për zyrat e FRD-së ka përfunduar më 3 shkurt të vitit 2016.

“Ne kemi një kontratë ligjore me bashkinë e Tiranës të nënshkruar midis dy palëve me datën 3 shkurt 2016. Ligji detyron bashkinë për t’i ofruar FRD-së një godinë. Nuk është detyra jonë rinovimi, e ka në dorë bashkia”, deklaroi sot Sali Shehu.

Por edhe pse Sali Shehu pretendon se duhet të ketë një zyrë falas, me ikjen e Bamir Topit, FRD nuk plotëson asnjë nga kushtet e mësipërme, pasi tashmë nuk ka as deputet dhe as Presidentin.

FRD nuk është parti me përfaqësim parlamentar dhe nuk ka as 1% të mesatares së votave në tre zgjedhjet e fundit për të ngarkuar ligjërisht Bashkinë Tiranë e cila gjithashtu ka vepruar njësoj edhe me parti të tjera si PDS e Paskal Milos, apo Demokristianët e Zef Bushatit.

4 komente në “Përplasja për zyrat FRD-së, Sali Shehu e pranon: Kontrata me Bashkinë ka 4 vjet që ka përfunduar, por ata duhet të na i rinovojnë”

  1. Roberto says:

    Mire qe e paska pranuar vete ky Sali Shehu dhe e paska nxjerre Bllof Presidentin skizofren te Shqiperise?

  2. k says:

    O injorant ,kur kontrata nuk rinovohet,raporti ndërprehet,zyra lirohet.

  3. GAZETARJA says:

    Plehre ! Kafshove doren qe te zgjati Bamiri , mund te besh cdo maskarallek per tu perligjur !

  4. Aleksander says:

    Mos harroni qe te gjitha shpenzimet i paguajne komuniteti.
    Pra kush banon dhe paguan taksa bashkise Tiranes, ky injorant don fale çdo gja, pa pase te drejte, dhe ai koqja tjeter shkon ti dale zot,
    Ashte mesuar qe Populli i Tiranes paguan e ai injorati te perfitoje me familjen e tije,
    E kuptoni hajdutin si sillet me ju?
    Mos votoni ma per lsi e hajdutave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje