Pse Ilir Meta zhveshi kostumin e presidentit e veshi tutat e mundësit, për t’u zënë me grushta me policët?!

13 Mars 2021, 11:11Politika TEMA

Tashmë jemi mësuar me daljen jashtë rolit të tij institucional të Ilir Metës.

E ka pranuar edhe ai në një mënyrë apo në një tjetër, por duke thënë se e bën për një kauzë më të madhe se sa interesi personal.

Por pamjet e presidentit, sjellja e tij, gjestet, mimika, toni dhe gjithçka tjetër tejkaluan edhe limitin e fundit të kornizave të një presidenti Republikë në Republikën Parlamentare të Shqipërisë.

Shumë shpejt ndoshta pamjet do të bëhen spot fushate nga socialistët, të cilët presin që sjellje të tilla të Ilir Metës të përsëriten edhe më shpesh para dhe gjatë fushatës. Por kjo është punë e tyre dhe punë e partive.

Punë e shqiptarëve është që nuk mund dhe nuk duhet të shohin një president në këtë gjendje, qoftë për të trembur kundërshtarët e tij politikë, qoftë edhe për t’i dhënë zemër përkrahësve të opozitës se tek ai do të gjejnë flamurtarin dhe udhëheqësin e sotshëm dhe të nesërm.

Gjendja e Ilir Metës këtë të premte paradite vetëm nder nuk i bën institucionit, sado dikush të thotë se ishte për një kauzë të drejtë dhe sado shumëkush të thotë se ai ka dalë jashtë binarëve në një kauzë të gabuar dhe në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës.

Ilir Meta, edhe nëse ka një abuzim nga institucione të shtetit, nuk ka as tagrin as detyrën që të dalë e të zihet me grushte me policët.

Presidenti, sado të ketë qejf të dalë në fushatë kundër Edi Ramës, duhet të respektojë karrigen ku është ulur dhe nuk mund të bëjë Supermenin rrugëve të Tiranës e Shqipërisë.

Me këtë sjellje, Ilir Meta ka grisur përfundimisht edhe atë që kishte mbetur nga kostumi ceremonial i presidentit dhe ka veshur tutat e mundjes, si dikur në fillim të viteve ‘90 të fortët e rrugëve të Tiranës.

Tani prej presidentit do të presim që për çdo përplasje, në çdo zyrë elektorale, takim apo tubim, presidenti t’i japë të drejtë vetes të hyjë, të ndërhyjë, të shajë dhe të dëbojë gjithkënd, të bëjë drejtësi sipas tij, vetëm sepse militanti, simpatizanti, polici bashkiak, ai i rendit e çdo nëpunës shtetëror të mos kenë të drejtë t’i përgjigjen të frikësuar nga përballja me presidentin e Republikës.

Në të mirë apo në të keq, në shkelje apo në zbatim të ligjit, sepse presidenti tani ka marrë çdo atribut, gati-gati edhe drejtësinë hyjnore.

Në asnjë vend të botës, presidenti nuk del rrugëve dhe nuk zihet me grushte të parin që i del përpara.

Nuk është as detyrë e presidentit dhe as taksirat i shqiptarëve që të shohin në këtë gjendje presidentin.

Qoftë Ilir Meta apo qoftë kushdo tjetër që ulet në atë karrige.

Presidenti është president jo vetëm i opozitës, por edhe i socialistëve.

Edhe nëse këta janë 20 për qind e shqiptarëve siç thotë opozita, janë përsëri shumë që meritojnë ë Ilir Meta të respektojë ata dhe zyrën në të cilën është zgjedhur.(SI)

15 komente në “Pse Ilir Meta zhveshi kostumin e presidentit e veshi tutat e mundësit, për t’u zënë me grushta me policët?!”

  1. CEPAN floriri says:

    CEPAN Flori.?

    1. Asllani says:

      Like floriri
      I papare president
      Ske si tja vesh Emrin

  2. Beni says:

    Po ky president shurraq neqoftese do te prezantohet opozitar i forte e gangsterr, po te jete burre te jape doreheqjen e te beje opozite ballazi e jo si skuth me kostumin e presidentit.

    1. Ahmet says:

      Ilir Meta(Kryemadhi-per nga gruaja dhe nga madhesia e kokes) tashme nuk perfaqeson me presidentin e Republikes por perfaqeson te fortet e ketij vendi si dhe njerezitit me hajdute e te koruptuarit e ketij vendi.Thote se jam ne mbrojtje te ligjit dhe del ne mbrojtje te atyre qe shkelin ligjin duke u perleshur me ato shkojne per te zbatuar ligjin. Me turp nuk ka,del presidenti i nje vendi duke bertitur dhe duke u perleshhr me nje polic.Ai nuk eshte me president.

  3. Femra shqiptare says:

    Shpellar, më rrugaç nuk e bën nëna!

    1. Ahmet says:

      Ilir Meta(Kryemadhi-per nga gruaja dhe nga madhesia e kokes) tashme nuk perfaqeson me presidentin e Republikes por perfaqeson te fortet e ketij vendi si dhe njerezitit me hajdute e te koruptuarit e ketij vendi.Thote se jam ne mbrojtje te ligjit dhe del ne mbrojtje te atyre qe shkelin ligjin duke u perleshur me ato shkojne per te zbatuar ligjin. Me turp nuk ka,del presidenti i nje vendi duke bertitur dhe duke u perleshhr me nje polic.Ai nuk eshte me president.

  4. qytetar says:

    Ky tallet sepse spo del dikush ti tregoje arat.

  5. Përshendetje Policit të thjeshtë që bënte detyren simbas urdhërit, dhe u keq trajtua nga presidenti i Republikës. says:

    Rrespektin më të madh për policin që nuk e humbi gjak-ftohtësinë. Ti vëllai polic Shqiptar nuk je turpëruar që zagarët dhe krye hajduti Ilir Meta të kanë sharë, kërcënuar dhe shtyrë. Ata nuk të kanë sharë, kercënuar dhe shtyrë tek shtepia jote përpara syve të familjes tënde, sepse nuk kanë as bythë as koqe ta mendojnë atë gjë, por janë sjellur poshtërsisht si legena me një “punëtor” të thjeshtë në vendin e punës së tij, ku punon për të ushqyer vehten dhe familjen e tij e ndoshta me shumë zor. z. Polic, ju përshëndes dhe jam i bindur në shpirtë, që ju keni fituar rrespektin e gjithë Shqiptarve.

    1. PO , PO says:

      Jam i te njejtit mendim me ty , per vleresimin e policit
      ne sherbim , i cili qendron shume me lart se IlirFloriri .

  6. Tomori USA says:

    Turp e faqen e zeze e pac ter jeten o ilir, qe turperon SHqiperin dhe shqiptaret kudo neper bote me keto veprime te jashteligjeshme e rrugacerore, antikushtetuse. Unikal ne bote qe, nje president, i nje Republike parlamentare,- sillet e vepron ne menyre te jashtligjeshmeme dhe rugacerore me plicin bashkiake,0 duke shkelur dhe injoruar ligjet dh+e institucjonet e shtetit. Me keto veprime , ky moster vec shkeljeve te tjera . ligjoreiore e kushtetuse kerkon, arshi dhe d/estabilizimin e vendit.

  7. Koci says:

    Po kush e vuri president Metën?! Dhe tani na tregon ja se ç’president ju kam vënë. Me kë tall bythën ky?!

    1. Ndyresira Sali Qeni says:

      O Koçi,
      Me mire mos te kishe folur fare, se sa na hape zorret me ca kopjime banale.
      Te tere e dine qe Rama e bëri me shume prapaskene venien e Metës si President.
      Por as ai vetë nuk mund ta merrte me mend se çfare fati do kishte, si pasoje e luajtjes mendsh te Metës.
      T’i po e thua sikur Rama duhet te mbaje pergjegjesi. Ku je ketu, ne kohën e Enverit? Kjo eshte politikë dhe politikisht Rama ja futi Metës. Tani, se kush eshte Rama, kjo eshte çeshtje komplet tjetër. Por, problemi yt cili është?

  8. Besa says:

    Politika ne kundershtim me deshiren popullore,vendosi nje superhajdut si President Me skandalet qe vazhdojne,politika serisht synon mashtrimin per te vjele votat e shqiptareve. Kaq dhe t’i mbajme me shendet

  9. Ceni says:

    President i hajdutve dhe kafsheve po, por i qytetarve jo.

  10. Aleksander says:

    ZOTERI POLIC, JU JENI NE SHERBIT TE POPULLIT SHQIPTAR, JU FALENDEROJ JU DHE TE GJITHE PUNTORET E POLICISE.
    RESPEKTIN ME TE MADH PER JU DHE PROFESIONALITETIN TEND NE KRYE TE DETYRES. JU MERITONI RESPEKT NGA TE GJITHE SHQIPTARET. I PARI QE DUHET TU MBROJE DHE RESPEKTOJE ESHTE PRESIDENTI I SHQIPTARVE, KUSH JU KA SULMUAR, SHARE, OFENDUAR NUK ESHTE PRESIDENTI I SHQIPTARVE, ESHTE NJE INJORANT DHE INJORANT MBETET, NJE PRESIDENT NUK SULMON JU QE MBRONI TE DREJTEN E POPULLIT. RESPEKT PER JU E PUNEN TUAJ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje