FOTOT: Trump “iku” por Kina e adhuron, gati për të statuja që e portretizon si Buda

14 Mars 2021, 09:24Lifestyle TEMA
FOTOT: Trump “iku” por Kina e adhuron, gati për të statuja

Ndoshta karriera presidenciale e Donald J. Trump  ka përfunduar më 20 janar të këtij viti, madje disa mendojnë se pas ngjarjeve në Kapitolin e Uashingtonit, mund të ketë mbaruar në përgjithësi edhe ajo politike.

Por një gjë është e sigurt. Trump ka ende shumë sukses pikërisht në vendin që ai nga Shtëpia e Bardhë sulmonte më shumë, rivali kinez.

Tezgat e metropoleve si Pekini dhe Shangai janë ende të tejmbushura me materiale të shumta që kujtojnë ish-presidentin amerikan, nga maskat me profilin e tij karakteristik, deri tek këmishët false me emrin e tij si logo, ose kapelet, fjalët më të njohura të qëndisura në bluza,  si “Make Amerika Great Again!”. Nuk janë pak edhe ato kinezë që imitojnë stilimin e tij të flokëve.

Por një artist kinez ka arritur në një nivel tjetër, të papritur, duke njohur karakterin e “The Donald”. Bëhet fjalë për një statujë gjigante në qeramikë, me Trumpin në meditim me një veshje që kujton menjëherë Budën.

Artisti Hong Shi e ka quajtur statujën pikërisht  “Trump, ose Buda i Parajsës Perëndimore”. “Ai është shumë i suksesshëm, por  e mundon shumë veten, gati në obsesion, me shumë ide dhe dyshime”, shpjegon “veprën” artisti.

Ndoshta meditimi do t’i duhej Trumpit, për të vendosur më mirë për të ardhmen, të vijojë si politikan apo t’i rikthehet bizneseve familjare.

2 komente në “FOTOT: Trump “iku” por Kina e adhuron, gati për të statuja që e portretizon si Buda”

  1. Sara says:

    Normal qe do t’a adhurojne. Pavaresisht se ishte kunder Kines, mentaliteti autoritarist e ben shume te afert per psiken e tyre.

  2. ?????? says:

    Shemtine e qelbur trump

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje