Sikur të mos mjaftonin studentët që kanë zbritur në Florida për të kaluar pushimet e pranverës, më shumë se 300 mijë motoçiklistë janë mbledhur në Daytona Beach, me një mesazh të qartë kundër presidentit Biden: “Jemi në Amerikë, nuk na tregon dot çfarë të bëjmë”.
Mbledhja e të pasionuarve pas motorëve organizohet për të 80-in vit radhazi dhe pavarësisht se zakonisht aty marrin pjesë gjysmë milionë persona, këtë vit numri është më i ulët. Megjithatë grumbullimi shihet si një aktivitet i rrezikshëm sa i përket përhapjes së koronavirusit, pasi askush nuk mban maskë dhe distancimi social nuk respektohet.
“Refuzoj ta mbaj maskën, Nuk më thotë dot Joe Biden çfarë të bëj. Kam të drejtën time kushtetuese të bëj çfarë të dua”, thotë 52-vjeçari John Saxon, për “Daily Mail”. “Nuk besoj te ky virus”. 24-vjeçari David Seibert, nga Pitsburg, thotë: “Nuk kam mbajtur kurrë maskë dhe nëse më kërkojnë të mbaj kur të futem në ndonjë dyqan, do të dal menjëherë prej aty”.
Kjo është pikërisht sjellja që presidenti amerikan dënoi gjatë një fjalimi të mbajtur javën e kaluar, ndërsa është zotuar që do t’u kërkojë guvernatorëve të shteteve të vendosin mbajtjen e maskës me detyrim.
Grumbullimi në Daytona Beach i sjell qytetit rreth 75 milionë të ardhura në vit, por frika e autoriteteve se mund të jetë shkak për një valë të re të koronavirusit, nuk është e pabazuar. Gjatë një grumbullimi të ngjashëm vitin e kaluar në Sgurgis, në Dakotën e Jugut, një studim doli në përfundimin se rreth 450 mijë pjesëmarrësit ishin shkaktar të 266 mijë rasteve me Covid-19 të përhapura në të gjithë Amerikën.
Eh, idiotet e Trumpit. Ky eshte faji I klases politike te vendit I te dyja partive qe e kane lene popullin ne injorance. Do ja shohin ne vazhdim pasojat edhe me te renda se sot.
Epo jane amerikan. Nuk jane Iliro-pellazg .Qe i tremb Edi Rama qe del pa breke neper plazhe nga Facebook.
Mos harroni or mjerane gazetaruce apo perkthyes te rendomte qe Amerika sot ka vaksinuar plote 100 milion persona ,ndaj dhe deklarata te tilla jane te ligjeshme!!
Dihet tashme qe shqiptaret konsistojne ne cudi ,te cuditen para gjithckaje .
Te Zhvillimit Njerezor !
Te Nivelit Kulturor te Botes se civilizuar !
Te Lirise e njikohesishte rregullit dhe funxionimit te Ligjit ne Bote !
Pra i pelqen gjithcka nga Bota e Civilizuar
gjithcka qe vet s’e kane e nuk e misherojne e as deshirojne ta zbatojne ne Praktike ne jeten e shtetin e tyre .
Vetem te cuditen nga Bota !
Dhe cudia shqiptare vazhdon .