Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez po shkojnë drejt ndarjes. Një burim pranë çiftit i tha CNN se ata u ndanë disa javë më parë.
“Nuk duket sikur ata do të kthehen së bashku,” tha burimi, duke shtuar se Rodriguez nuk ka qenë në shoqërinë e Lopez javët e fundit, i cili zakonisht është pranë saj.
Të dy u fotografuan së bashku muajin e kaluar në Republikën Dominikane, ku Lopez aktualisht është duke xhiruar një film. Rodriguez postoi një foto të tij në një varkë të premten.
“Mos u shqetëso për mua, duke marrë një varkë me vela,” shkroi ai. “Cilat janë planet tuaja për fundjavën?”
Të enjten, Lopez postoi një video montazh të saj duke qeshur, duke shkruar, “Gjeni një arsye të mirë për të qeshur sot”.
Lidhja e tyre u bë publike në shkurt të vitit 2017. Në mars 2019, njoftuan fejesën. Në një intervistë me Devin Banerjee, Alex e përshkroi J.Lo si “central elektrik” duke thënë “Unë nuk kam takuar askënd që ka etikën e punës, vizionin, parimet që zotëron Jennifer. Ajo bën aq shumë sa njerëzit e konsiderojnë trefish kërcënim.”
Alex i propozoi në mars të vitit 2019, por teksa pritej dasma, duket se dyshja vendosi t’i japë fund. Detajet për ndarjen e papritur janë ende të paqarta. Në prill 2019, u përfol edhe se Alex e tradhtoi me një ish-partnere, gjë që u mohua nga Jennifer.
Pas pasi mediat raportuan se Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez nuk janë më bashkë, nisi të qarkullojë një skandal i pretenduar, i cili mendohet të ketë qenë “goditja” finale për lidhjen e tyre.
Çfarë u tha në janar?
Dyshimet se Alex kishte tradhtuar Jennifer Lopez nisën në janar të këtij viti. Ndonëse emri i tij nuk u përmend fillimisht, njerëzit në Twitter nuk e patën të vështirë të kuptonin se për cilin bëhej fjalë. Në një spektakël të realizuar nga moderatori Andy Cohen me ribashkimin e protagonistëve të “Southern Charm” – një reality show amerikan që përqendrohet te disa njerëz që zbulojnë jetën e tyre personale në Charleston, South Carolina – u përfol lidhja e e Madison LeCroy, një prej protagonisteve, me një ish-lojtar bejzbolli teksa Madison ishte në një lidhje me një tjetër anëtar të “Southern Charm”, Austen Kroll.
Cohen zbuloi se burri me të cilin Madison mendohej se kishte pasur një lidhje ishte një “ish-lojtar i MLB” (MLB – Major League Baseball). Ajo pranoi se kishte folur, por nuk ishte takuar fizikisht.
Një tjetër anëtar i kastit, i pranishëm në shfaqje, Craig Conover, e quajti Madison “gënjeshtare” dhe shtoi se ajo udhëtoi për në Miami për t’u takuar me të.
“Ai më kontaktoi dhe po, folëm, por përveç kësaj, nuk kishte asgjë…Nuk e kam takuar dhe nuk e kam prekur kurrë,” tha Madison.
Ç’ndodhi më vonë?
Pas zërave se mund të jetë Alex Rodriguez, i fejuari i Jennifer Lopez, Madison pranoi se po, bëhej fjalë për Alex. Për Page Six ajo u shpreh se thjesht folën në Facetime.
“Ai nuk e ka tradhtuar fizikisht të fejuarën e tij me mua. Nuk dua asgjë të keqe për familjen e tij, ose për timen. Jemi të pafajshëm në këtë.”
Po tani?
Një burim për Page Six u shpreh se “skandali me Madison LeCroy ishte arsyeja pse ata u ndanë. Kishin probleme, por Jennifer u turpërua shumë nga kjo”.
Burime pranë Rodriguez thanë se nuk janë takuar kurrë.
Pak kohë më parë, J.Lo tha se ajo dhe Alex kishin kërkuar ndihëm e një terapisti teksa qëndronin në karantinë. “Ka qenë shumë mirë. Duhet të punojmë me veten. Bëmë terapi,” deklaroi ajo për Allure.
Në mars të vitit 2019, Jose Canseco, ish-bejzbollist dhe ish-shok i Alex, deklaroi se në fakt Rodriguez e ka tradhtuar dhe vazhdon ta tradhtojë Lopez-in me një ish-partnere, Jessica- n.
“Nuk kanë rëndësi fare. Unë e di cila është e vërteta. E di kush është ai. Ai gjithashtu më njeh mua. Ne jemi të lumtur dhe s’kemi ndërmend të lëmë të tjerët të vijnë e të na thonë se si është marrëdhënia jonë. Unë e di si është!” tha asokohe J.Lo në një intervistë për “The Breaktfast Club”.
Ata u ndanë “disa javë më parë,” tha një burim pranë (ish)çiftit për CNN. “Nuk duket se ata do të kthehen bashkë,” u shpreh burimi duke shtuar se Rodriguez nuk ka qenë i shoqëruar nga Jennifer këto javët e fundit, ndonëse zakonisht ajo qëndronte pranë tij.
I vetmi reagim i tyre janë dy fotot e postuara në Instagram, që s’duken dhe aq rastësore.
Jennifer Lopez me Alex Rodriguez
Alex Rodriguez dhe femra me te cilen dyshohet se ka tradhtuar Lopez
Femra me te cilen Rodriguez dyshohet se ka tradhtuar Lopez
Femra me te cilen Rodriguez dyshohet se ka tradhtuar Lopez
Jennifer Lopez
Jennifer Lopez
Jennifer Lopez
Jennifer Lopez
Jennifer Lopez
Jennifer Lopez
Jennifer Lopez
Jennifer Lopez
Jennifer Lopez
Jennifer Lopez me Alex Rodriguez
Jennifer Lopez me Alex Rodriguez
Jennifer Lopez me Alex Rodriguez
Jennifer Lopez
Jennifer Lopez
Jennifer Lopez
Jennifer Lopez
Jennifer Lopez
Jennifer Lopez
Jennifer Lopez
Jennifer Lopez
Bobo çna gjeti edhe kjo na mungonte.E tradhëtonte na thotë dhe u nda.Kjo gjithë ditën e natën rin lakuriq dhe ai e paska tradhëtuar..EEEEEEEE o botë e mallkuar se çfarë njerëz po lind!!!!!!!!!
E dashur Tema! JLo nuk ishte dhe nuk eshte shembull per grate!
J.Lo osh J.Lo
por Bjindja qeka si Fllad Primavere lol ,
qe te rifreskon jeten .
E dua ate moment ,kur femra eshte me burrin e vet
dhe te dhuron ate (sms) shikim me ato sy te bukur ,qe te ben te shperthej gjithcka brenda teje
dhe kutposh sa e bukur eshte jeta ?
Kush eshte bjonde LOL? J.Lo?
Z ,
Bjonde eshte ajo me te cilen I Fejumi i J-Lo-s ka shkuar
ka pi kafe
e ka tradhetuar .
E ke ne foto ,apo jo ! ?
C’na duhen historite e nje pjese te shoqerise qe jane te kripur me para dhe prostitucion e imiralitet..??!!!