ANALIZA: SHBA mund të jetë lideri i duhur në një botë me besim të thyer

15 Mars 2021, 13:11Bota TEMA

Nga Farahnaz Ispahani, The Hill

Takimi historik midis Papa Françesku dhe Ajatollah Sistani në qytetin e shenjtë irakian Najaf është cilësuar si një epokë e re e bashkëpunimit të njerëzve me besime të ndryshme kundër persekutimit fetar.

Ndërveprimi midis dy udhëheqësve të besimit është një vazhdim pozitiv i Marrëveshjes të Abrahamit , të cilët e kanë bërë të qartë se besimi nuk duhet të jetë baza e konfliktit. Për Shtetet e Bashkuara, mbrojtja e lirisë fetare dhe lufta kundër ekstremizmit  duhet të jetë prioritet dhe një gur themeli në përpjekjet e tyre për të qëndruar në krye të  udhëheqjes globale.

Mbrojtja e lirisë fetare reflekton angazhimin e Amerikës ndaj demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Por gjithashtu mund të bashkojë amerikanët në ruajtjen e një vlere thelbësore amerikane.

Mbrojtja e lirisë fetare, gjithashtu do të bashkonte aleatët e bazuar në vlerat e Amerikës në një kohë kur grupet e besimit të pakicave janë nën presion në të gjithë botën.

Incidentet antisemitike janë rritur, me sulmet në rritje ndaj sinagogave hebraike dhe varrezave në të gjithë Europën. Në Kinë, myslimanët ujgurë janë përballuar me gjenocid . Të krishterët në Afrikë , Lindjen e  Mesme, Kinë, Kore të Veriut  dhe Azinë e Jugut po përballen me dhunë, shtypje dhe kufizime të veprimtarisë misionare.

Bahait dhe hebrenjtë janë shënjestra kryesore në Iran, Ahmadët dhe Hindusët vazhdojnë të vuajnë nga persekutimet në Pakistan, dhe shumë pak vende kanë përmbushur detyrimet e tyre sipas Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut .

Ndërsa sulmet etnike po behën  një sfidë globale, amerikanët duhet të kujtojnë se Shtetet e Bashkuara ishin një nga vendet e para që shënuan ndarjen e kishës nga shteti në kushtetutën e saj, raporton abcnews.al

Amendamenti i Parë, i ratifikuar në vitin 1791, thekson se të gjithë individët dhe komunitetet kanë të drejtën  për të besuar dhe të praktikojnë fenë që dëshirojnë.

Amerikanëve u garantohej e drejta për të besuar , individualisht ose kolektivisht dhe  të çfarëdo lloj besimi qoftë ai, në një kohë kur shumica e qeverive luanin një rol aktiv në krijimin e një feje shtetërore.

Në pjesën më të madhe të historisë së vendit, Amerikanët e kanë kuptuar nevojën për të dalë në mbrojtje të të drejtave të të gjitha komuniteteve të besimit. Në vitet e fundit, ndarja dhe polarizimi në rritje ka rezultuar në më pak besime të tjera. Shumica dëshiron mbrojtjen e fetarëve të të njëjtit besim jashtë vendit por ende ngurojnë të pranojnë se vetëm duke mbrojtur lirinë për të tjerët , mund të sigurohet liria për të lirinë amerikane.

Por SHBA është në një pozicion unik për të udhëhequr botën duke kërkuar anulimin e ligjeve diskriminuese ndaj pakicave fetare.  Neni 18 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut duhet të zbatohet nga të gjitha vendet.

Akti Ndërkombëtar i Lirisë Fetare i vitit 1998 bëri që SHBA-ja të “dënojë shkeljet e lirisë fetare dhe të ndihmojë qeveritë e tjera në promovimin e së drejtës themelore të lirisë fetare “.

Gjithashtu kufizoi ndihmën e sigurisë dhe zhvillimit të SHBA-së për qeveritë që janë të përfshira në shkelje të rëndë të së drejtës për lirinë fetare. Institucionet dhe zyra e krijuar nga Akti Ndërkombëtar i Lirisë Fetare shpesh kanë qenë të nënshtruara ndaj shqetësimeve të tjera, strategjike të Shteteve të Bashkuara, raporton abcnews.al

Por në mjedisin aktual global, SHBA-ja  do të fitonte një autoritet më të madh moral duke e bërë lirinë fetare një përparësi strategjike.

Sipas një raporti nga Pew Research Center, në 2018, “niveli mesatar global i kufizimeve të qeverisë mbi fenë – domethënë, ligjet, politikat dhe veprimet nga zyrtarët që cenojnë besimet dhe praktikat fetare – vazhdoi të rritet.

“Raporti zbulon gjithashtu incidente të ngacmimeve kundër grupeve fetare në 90 përqind të vendeve (185 nga 198)”.

Të krishterët dhe myslimanët janë dy grupet e besimit që mbajnë barrën e ngacmimeve ose persekutimeve të bazuara në fe.

Prioritizimi i lirisë fetare si një shqetësim strategjik do të krijonte aleatë globalë për Shtetet e Bashkuara, ashtu si shqetësimi i përbashkët për komunizmin bëri bashkë miliona njerëz gjatë Luftës së Ftohtë.

Në SHBA, shumë mbrojtës të lirisë fetare ndërkombëtare janë konservatorë fetarë të shqetësuar për mbrojtjen e krishterëve në vendet e tjera. Ata mund të gjenin diçka të përbashkët me liberalët e shqetësuar për të drejtat e njeriut të pakicave SHBA dhe jashtë saj.

Ndërsa SHBA fillon të rimëkëmbet pas 4 viteve polarizim intensiv, bota mund të mësojë nga përpjekjet ndërfetare, të cilat kanë promovuar bashkëpunimin dhe angazhimin konstruktiv midis besimeve, ndonjëherë edhe në zonat e luftës.

Për shembull, udhëheqësit fetarë të Kishës Katolike, Komunitetit Islamik, Kishës Ortodokse Serbe dhe komunitetit hebre në Bosnjë-Hercegovinë kanë punuar së bashku për të shëruar plagët e shkaktuara nga masakrat komunale dhe mizoritë e luftës civile 1992-95.

Në Izrael, disa institucione bëjnë një përpjekje shtesë për t’u mundësuar hebrenjve, myslimanëve dhe të krishterëve të respektojnë traditat e tyre përkatëse të besimit. Kjo ndonjëherë përfshin të krishterë dhe myslimanë që kryejnë detyra në të shtunën hebraike dhe hebrenj që punojnë në festat e krishtera ose myslimane.

Tradita të ndryshme të besimit në SHBA, gjithashtu, mund t’i bashkojnë Amerikanët duke theksuar nevojën për të pranuar fetë e ndryshme, në vend që të luftojnë, dallimet.

Udhëheqja amerikane në mbështetje të lirisë globale, të fesë në mbarë botën do të kishte më shumë peshë duke treguar se amerikanët kujdesen për parimin e lirisë fetare, jo vetëm për mbrojtjen e traditave të besimeve specifike ose individuale. (Sonila Backa, abcnews)

1 komente në “ANALIZA: SHBA mund të jetë lideri i duhur në një botë me besim të thyer”

  1. Kalec says:

    ahahahahhaha, ne trurin e vogel te shqiptkarve, lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje