Egjipti dhe Franca kryen stërvitje të përbashkët detare në Detin e Kuq, theksoi zëdhënësi ushtarak egjiptian Tamer al-Refai, transmeton Anadolu Agency.
Al-Refai në Facebook tha se avionmbajtësi francez “Charles de Gaulle” dhe fregata egjiptiane “Segm Al Fateh” morën pjesë në stërvitje. “Charles de Gaulle” është avionmbajtësi i vetëm bërthamor i Francës.
Si pjesë e stërvitjes, trajnimi u krye në shumë zona, duke përfshirë një shkëmbim të uljeve të helikopterëve në majat e anijeve, taktikat e mbrojtjes nga distanca dhe adresimin e të gjitha llojeve të kërcënimeve që mund të lindin ditë e natë, theksohet në njoftim.
U theksua se stërvitja u krye si pjesë e planit të Komandës së Përgjithshme të Forcave të Armatosura Egjiptiane për të përmirësuar nivelin e trajnimit dhe shkëmbimin e përvojave me forcat e armatosura të vendeve “vëllazërore dhe miqësore”.
Po ashtu u njoftua se stërvitja ishte një tregues i ecurisë pozitive të marrëdhënieve dypalëshe midis Egjiptit dhe Francës.
Egjipti dhe Franca për herë të fundit mbajtën një stërvitje të përbashkët ushtarake në Detin e Kuq më 8 mars të këtij viti.