Basha provokon viktimat e Gërdecit, vizitë në ditën e tragjedisë

15 Mars 2021, 16:26Politika TEMA

Sot 13 vite më parë shpërtheu punishtja e demontimit të municioneve në Gërdec, duke sjellë 26 viktima të pafajshme, mbi 300 të plagosur si dhe shumë shtëpi e biznese të shkatërruara.

Që nga 15 marsi i vitit 2008, kur krimi shtetëror gjunjëzoi Gërdecin dhe tërë zonën e Vorës, tronditja e të cilit u dëgjua dhe në Tiranë, nuk ka pasur asnjë përpjekje për të bërë drejtësi.

Dënimet kanë qënë minore, ndërkohë që familjarët, dhe në veçanti familja Durda që humbi mes të tjerëve dhe djalin 7 vjeçar nuk kanë reshtur së kërkuari tek organet e drejtësisë, rihapjen e çështjes dhe dërgimin para drejtësisë së ministrit të Mbrojtjes së asaj kohe Fatmir Mediut.

Por deri më tani ka mbetur pa përgjigjie. Madje dhe sot në 13 vjetorin e kësaj tragjedie djali avokat i familjes Durda ka përsëritur apelin që Mediu të mos kandidojë për deputet derisa të zgjidhet plotësisht kjo çështje dhe dikush të paguajë për këtë krim makabër.

Familjarët e viktimave kanë akuzuar direkt djalin e ish kryeministrit, Shkelzen Berishën si njeriun që kishte në pronësi këtë punishte demontimi municionesh të rënda, në mbështetje të të cilit ishin vënë të gjithë strukturat e shtetit. Që nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Drejtësisë dhe kreu i antikorrupsionit në kryeministri Enkelejd Alibeaj, që më vonë u bë ministër Drejtësie si shpërblim.

Ishte një krim shtetëror dhe për këtë arsye tërë shteti i asaj kohe duhej të kalohej në filtrin e drejtësisë dhe jo të merreshin me “kaçatorrët” e korrupsionit shtetëror që shkaktoi  këtë tragjedi të tmerrshme.

Deri më tani drejtësia nuk është afruar tek Sali Berisha, si kryeministër i asaj kohe, Shkelzen Berisha, djali i tij që akuzohet për ngritjen e këtij biznesi kriminal, ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, ish ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi që dërgonte letra zyrtare “për Shkelzenin” në Ministrinë e Mbrojtjes, ku me sa duket kishte zyrën, dhe Alibeajt që u bë dhe kreu i Drejtësisë.

Madje nuk i ka pyetur as me statusin e personave që kishin dijeni.

Berisha, menjëherë sapo kaloi “valën” e parë të kësaj situate të vështirë, aq sa e bëri të “harronte” dhe emrin e baxhanakut të tij, filloi provokimin e banorëve të Gërdecit.

Në zgjedhjet e vitit 2009, një vit pas tragjedisë, Berisha caktoi në zonën e Vorës si kandidat për deputet pikërisht Fatmir Mediun, për t’i dhënë mbrojtje përmes imunitetit politik pikërisht në zonën që e shkatërroi nga themelet.

Madje u kujdes fort që koalicioni i djathtë në këto zgjedhje të shënonte një rezultat historik, gjë që me të gjitha mënyrat e arriti. Mesazhi ishte i qartë: ishte aksident teknologjik, dhe mbështetja për PD s’ishte shuar. Ndërsa kryetar bashkie ishte miku i Mediut, që vijoi dhe mandate të tjera.

Provokimi i dytë ka ardhur nga djali i ish kryeministrit, Shkelzen Berisha, i cili përmes transaksioneve të dyshimta, ende të pasqaruara në organet e drejtësisë, pikërisht afër Gërdecit ngriti biznesin e tij të boronicave.

Ndërkohë që jo më larg se ditën e sotme, pikërisht në ditën kur 13 vite më parë qeveria e Sali Berishës në mbështetje të biznesit kriminal të djalit të tij hodhi në erë Gërdecin, kryetari zyrtar i PD Lulzim Basha zhvilloi një takim elektoral me mbështetës të PD.

Pra Basha zgjodhi 15 marsin për të bërë një takim elektoral në Vorë, vetëm 500 metra larg Gërdecit, pasojat e shpërthimit tragjik të të cilit kanë mbetur plagë në zemrat e banorëve të dëmtuar. Dhe Basha, pikërisht në shtëpinë e të “varurit” ka përmendur “litarin”!

Kreu i PD e ka cilësuar dështim procesin e qeverisë për rindërtimin duke premtuar se sapo të marrë qeverinë do shpërndajë para për qytetarët, për tu strehuar në shtëpitë e tyre të reja.

“I gjithë rindërtimi është dështim. Gjëja e parë që do kishin bërë është te jepnin para për ata që do ndërtonin shtëpitë vetë. Nuk e bënë këtë sepse donin të vidhnin tendera. Edhe këtu në Vorë është e njëjta skemë. Njerëzit kaluan dimrin e dytë në çadra, ndërsa këta bëjnë tendera sekretë.

Dua t’ju them të gjithë atyre që janë dëmtuar në zonën e Vorës. Procesi i rindërtimit është parim i qeverisë së ardhshme. Do të bëjmë shpërndarje me shpejtësi të parave në dorë të gjithë atyre që duan ta ndërtojnë vetë. Ndërtimi në zonat urbane do të bëhet me transparencë absolute.

Të prishë kopshtin e  fëmijëve, të grabisësh pronën e qytetarit këtu në mes të Vorës. Për tetë vite me radhë vendin e kanë qeverisur mafiozët me në krye Edi Rama.

Ne do ta përshpejtojmë procesin e rindërtimit. Duke iu dhënë drejtpërdrejtë shpërblimin financiar sipas dëmit e jo si të nënës dhe njerkës. Të bëhemi të gjithë bashkë për ndryshimin”, tha Basha.

Pra akuzon dhe premton Lulzim Basha, njeriu që është zgjedhur në krye të PD nga “mentori” i tij politik Sali Berisha, njeriu që e shkatërroi nga themelet një fshat të tërë në këtë zonë, Gërdecin. Si dhe shkaktoi numrin më të madh të viktimave nga një krim shtetëror, plot 26 vetë.

Dikush mund të thotë se Basha nuk e kupton çdo të thotë të shkosh dhe të flasësh për rindërtimin në zonën që përfshin dhe fshatin Gërdec të cilin qeveria e tij e hodhi në erë 13 vite më parë. Dikush mund të thotë se kështu i thanë strategët e fushatës dhe ai e zbatoi skenarin.

Por e vërteta e kulluar është se Lulzim Basha ka shkuar në Gërdec me miratim dhe akoma më keq me urdhër të Sali Berishës, aktorit kryesor të tragjedisë së ndodhur 13 vite më parë.

Nën skenarin e demonstrimit të forcës përballë akuzave në këtë ditë, Berisha mendon që përmes Bashës, të përçojë mesazhin ai s’ka asnjë faj në këtë aksident “teknologjik”! Aq më shumë djali i tij Shkelzen Berisha. Por dhe mesazhin ndaj drejtësisë që të mos guxojnë të merren me të!

Por nëse në vitin 2009 Berisha arriti të provokojë familjarët e viktimave të Gërdecit, pa pasur pasoja, para dy vitesh i provokoi sërish përmes ngritjes së biznesit nga i biri pikërisht në zonën që hodhi në erë biznesi kriminal i tij, është vështirë të “gëlltitet” provokimi i tretë përmes Lulzim Bashës. I cili vepron si i papërgjegjshëm kur zbaton urdhëra. Kështu bëri dhe më 21 janar kur Garda në varësi të tij vrau 4 demonstrues të opozitës me duar ne xhepa përballë Kryeministrisë.

“Lumi nuk kalon dy herë në të njejtat brigje pas përmbytjeve” thuhet në një postulat të të parëve tanë. Eshtë vështirë të kapërcehet kjo. Aq më tepër kur familjarët kërkojnë drejtësi, pikërisht nga drejtësia e re, e ngritur me mbështettjen e SHBA dhe BE!(M.N-TemA)

6 komente në “Basha provokon viktimat e Gërdecit, vizitë në ditën e tragjedisë”

  1. marjani says:

    Skandaloze, te ben dhe karshillek? nje plage qe JURIDIKISHT nuk eshte zgjidhur,teper irrituese,eshte normale ku mijera jete te humbura ndodhen ne humbetiren e gjithe atyre viteve, ca klithma i shtohen vetem korit,nuk deshe para,problemi jot,drejtesine STA JAPIM DOT

  2. DinPak says:

    Rama ka bere shume premtime ne fushaten e vitit 2013, para ardhjes ne pushtet. Njera nga ato, ajo me e bujshmja e pambajtur, ishte edhe venia para bankes se te akuzuarve te gjithe autoret e masakres se Gerdecit dhe 21 Janarit. Ti Lulush, ke bythe te plotesosh kete premtim te pambajtur te Rames? Te tjerat qe permend ti, nuk se jane ndonje gje e madhe, sepse nqs nuk jane plotesuar 100%, aty tek 80-90% me doemos jane plotesuar.
    Bej kete Lulush, te behesh Kryeminister! Kete genjeshter edhe mund ta hame ne akoma, genjeshtrat e tjera qe permend lart e poshte, nuk i ha me populli shqiptar.

  3. dardan says:

    Kopeja e ujqerve te Drakules se Vicidolit nuk ka te mbaruar
    me krimet e tyre monstruoze ne kurriz te popullit shqiptar dhe sot dergojne njeriun qe qesh te beje ne vendin e krimit hipokrizne e radhes.
    Populli shqiptar tashme duhet ta kete te qarte se kush eshte shpresa e tyre: Partia Socialiste e Edi Rames.

  4. bashah te shkerdhefsha faren o burr kurve
    veten banditet e mashtruesit ndajne pare ne dore (gjasme por ti rropsi serbi qe cove UCK-ne ne Hage s’je nga ato burra ,me nda pare ne dore )
    nderkohe qe nji Shtet qe interesohet vertete per jeten e qytetareve te tij,
    te demtuar nga shperthimi apo Dukurite Natyrore
    i nderton Shtepite Popullit
    dhe kjo s’ka te bej fare me ate qe Ha Mut basha ,me gjasme tenderat .
    Tenderat e tu dhe Kunatit tat kur ti bythqim ishte Kryetare Bashkie ne Tirane ,o kriminel i ndyre

  5. Go west says:

    Thua se me te vertet ka sot shqiptare qe mund te genjehen nga thaset me lek cash qe do shperndaj Basha sapo te marri pushtetin? Nuk dua ta besoj. Ndryshe…

  6. popull del nga pylli says:

    ka pshurre sale krimineli ; bashe kopili veri otorakun;

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje