Pas Vorës, Kamza ishte bashkia e radhës që vizitoi kryetari i PD-së, Lulzim Basha, këtë të hënë. Edhe pse në një kohë ku nuk lejohen grumbullimet, atje ishin mbledhur me dhjetëra qytetarë që shin në pritje të liderit opozitar.
Basha u bëri thirrje qytetarëve që të marrin masat e të ruajnë shëndetin pasi në 25 Prill do t’u drejtohen kutive të votimit për të bërë ndryshimin.
“Më 25 Prill vjen dita e ndryshimit. Bashkë për ndryshimin. Shqipëria fiton. Rama ik.
Ruani shëndetin, merni masat, mbani distancat, më 25 Prill të gjithë në kutitë e votimit”, tha Basha.
Pra apeli eshte i qarte: Jetoni te pakten deri me 25 prill diten e votimit, qe te votoni per ardhjen ne pushtet te PD, pastaj s’kujtohemi me per fatin tuaj pas kesaj date!
Ky vjen verdall kot,imazhi i Lulzimit eshte i nje dembeli qe nuk di te punoj dhe nuk mundet te punoj,eshte pompuar nga Saliu,nuk ka asgje te tijen.